Kapitulli i tridhjete e gjashte

584 74 87
                                    

I regret I have only one heart to love you with.

I regret I have only one brief life to love you.

-BELLAGRAND -

PAULLINA SIMONS

Zhaklina nuk e kishte imagjinuar kështu martesën e saj, nëse e kishte imagjinuar ndonjëherë gjithmonë. Një grua si ajo, që deri pak muaj më parë nuk besonte në dashuri të vërtetë apo qoftë edhe në idenë e një martese të thjeshtë, të detyruar ose jo, nuk mendonte se do të martohej në rrethana të tilla. Të gjitha gratë kanë pritshmëri për ditën e dasmës, fustanin, lulet, shoqërueset e nuses, valsin magjik me burrin e jetës dhe dhjetra vogëlsira të tjera për të cilat duhet të kujdesen, kurse ajo, s'kishte pse të shqetësohej për asnjërën nga këto. Sepse dasma e saj nuk ishte një dasmë normale amerikane apo edhe australiane. Dasma e saj nuk ishte as afgane.

Ejdeni kishte pyetur Adnanin se si mund martoheshin aty, me ndonjë prift arab ose dicka të ngjashme. Atyre iu mjaftonte që emrat e tyre të shkruheshin pranë njëri-tjetrin në një copë letër të pavdekshme, që do të konfirmonte edhe bashkimin e tyre si burrë e grua. Atyre iu mjaftonte të pëshpëritnin betimet e martesës në sytë e buzët e njëri-tjetrit, për festimet e mëdha le të mendonte dikush tjetër.

Dhe Adnani pajtoi një klerik mysliman, ose sic quhej ndryshe, mullah, për lidhjen e tyre në martesë. Dukeqenëse asnjë nga familjarët e tyre nuk gjendej aty që të dëshmonin martesën e tyre, Adnani pranoi t'iu qëndronte pranë deri në fund, jo vetëm për të luajtur rolin e përkthyesit, rol të cilin Ejdeni mund ta luante shumë mirë edhe vet, por edhe për të pohuar se ceremonia e tyre kishte ndodhur vërtet e nuk mund të shkatërrohej nga asgjë.

Një ditë përpara ceremonisë martesore, në dhomën e vogël të shtëpisë modeste të Adnanit, nën mbulesat e ngrohta, Zhaklina i pëshpëriste burrit të saj të ardhshëm:

-Vërtet po martohemi? E vërtetë është e gjithë kjo?

-E vërtetë si drita e diellit Xheki.

Ai e adhuronte me sy, ajo me duar. Brenda pak orësh ai do të bëhej ligjërisht e pazgjidhshmërisht burri i saj dhe ajo gruaja e tij.

-Duhet të gjejmë një shtëpi tonën nesër.

-Pse? - u habit ajo, -Jemi mirë këtu. Nëna e Adnanit do të gatuajë për ne. Ne do ta paguajmë.

-Ti nuk do që nëna e Adnanit të ndajë të njëjtën shtëpi me ne në natën tonë të parë të martesës, apo jo zemra ime? - i puthi sytë ai.

Ajo cicëroi si një zog.

-Pse, cfarë i ka mbetur lidhjes sonë për t'u konsumuar, që të kemi një natë të parë martese nesër? - qeshi ajo.

-Oh, shumë Xheki, nuk e ke idenë se sa shumë.

Të nesërmen, kur drita e diellit ra mbi sytë e saj, ai ishte ngritur tashmë dhe dicka kërkonte në cantën e tij të shpinës. Ishte i hutuar dhe disi i nervozuar. Tymi i cigareve qëndronte i varur përmbi kokat e tyre si mjegullë. Ai kishte tymosur qysh herët në mëngjes, sërish.

-C'po kërkon burri im kaq i shqetësuar?

-Druhem se e kanë vjedhur. Kisha një pako këtu brenda Xheki, ndoshta ta kanë zënë sytë? - pyeti ai pa ndaluar së rrëmuari në cantat dhe pajimet e tij.

Zhaklina mohoi. U hodh me shpinë në jastëkët e butë dhe mbështolli trupin me carcafë. Për një arsye të pakuptueshme, ishte zgjuar me rrahje aq të forta zemre sa arrinte t'i dëgjonte edhe vet.

Buzëqeshi vesh më vesh. C'po i ndodhte kështu?

Ngadalë, Ejdeni iu afrua, i dha puthjen e përditshme dhe i tha të mbyllte sytë. E uli ndenjur dhe pasi i puthi një herë gjinjtë, ajo ndjeu copën e rrëshkitshme të mëndafshit t'i prekte lëkurën. Ai i futi krahët në atë cfarë mendohej të ishte një bluzë a fustan, ia uli krahët poshtë, palat po ashtu dhe i tha të hapte sytë e të shihej në pasqyrën e vogël të pozicionuar në një nga faqet e murit pranë shtratit.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now