Kapitulli tridhjete e nje

538 79 55
                                    

-Merru me detyrat që të janë caktuar dhe mos bëj fjalë! Askush nuk të ka kërkuar të merresh me gjetjen e ushtarëve të humbur, more vesh? - i bërtiti toger Maksoni, një burrë i ri, zeshkan, me flokët e prerë shkurt si gjithë të tjerët aty dhe me sy të errët, që kishin si qëllim të shponin tej e tej cdo njeri me rank më të ulët se ai.

Maksoni ishte një nga togerët e paktë të bazës së tyre dhe ky fakt bënte që ai t'i jepte vetes më shumë rëndësi e autoritet se c'ishte e nevojshme. Qëndrimi që mbante, Zhaklinës nuk i pëlqente aspak. Nuk donte të grindej me të, por edhe duarkryq nuk donte të qëndronte. Prej ditësh ishte mbyllur në atë copë të shkretë toke, që dukej sikur ishte harruar jo vetëm nga Zoti dhe përforëcimet, por edhe nga kryengritësit talebanë. Askush nuk iu vinte në ndihmë, askush nuk i sulmonte. Gjërat rridhnin vaj aty dhe Zhaklina hante veten me dhëmbë kur mendonte se Ejdeni kushedi se ku luftonte me vdekjen, teksa ajo gatuante, pastronte e shkruante letra për disa parazitë të qelbur.

Ishte hera e tretë që i kërkonte toger Maksonit t'i tregonte nëse kishte baza të tjera në afërsi, ku mund të kishin ndodhur sulme të papritura e me humbje të mëdha, ku ajo ndoshta mund të shkonte për të dhënë kontributin e saj. Dhe ajo i përgjigjej pothuajse cdo herë kështu, me atë tonin e akullt e indiferent të njeriut që nuk interesohet për asgjë e askënd:

-Nuk të mjafton kontributi që jep këtu, po dashke të shkosh më tutje, që të marrësh edhe ndonjë medalje nderi për ndihmën e dhënë?

-Medaljet dhe ladvërimet tuaja janë gjëja e fundit që më nevojitet zoti toger.

-Pse nuk e bëni punën tuaj kokëulur si gjithë të tjerët? Cfarë kërkoni me kaq shumë ngulm prej meje?

-Nuk dua asgjë prej jush zoti toger.

-Po atëherë, pse vini vazhdimisht tek unë? Mos vallë nuk iu pëlqejnë kushtet tona? Mos u lodhët duke punuar? Më vjen keq, por këtu nuk jemi në rezidencën tuaj ku mund t'i urdhëroni shërbëtoret si të doni! - ia priti ai.

-Nuk mbaj mend të jem ankuar ndonjëherë këtu dhe nuk besoj se kam patur ndonjëherë shërbëtore në jetën time. Edhe nëse do të kisha, kjo nuk është punë për ju. Dhe këtu nuk kam ardhur sepse ndjej mëshirë për derrat e fëlliqur që ju i quani ushtarë, por që realisht janë burra të paaftë për t'i dhënë një drejtim e kuptim jetës së tyre dhe me t'iu ngecur këmbët në baltë, shohin ushtrinë si të vetmen rrugëzgjidhje. Kam ardhur sepse një njeri i afërm i imi lufton dhe me shumë mundësi ka humbur diku këtu.

Valët e irritimit kërcenin si djaj në sytë e togerit, të cilët filluan të errësohen më shumë se qielli i asaj nate të ftohtë tetori.

-Na sheh me përbuzje, megjithatë je e detyruar të na shërbesh mua dhe ushtarve të mi, sepse po kërkon një mikun, babain e vëllanë tënd të humbur, apo e kam gabim?

Nuk tutej nga fjalët e tij. Që adoleshente kishte mësuar si të përballonte edhe sulmet më të rënda të thëna verbalisht, duke u kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë, ose duke përdorur moskokëcarjen si armën e saj më të mirë.

Maksoni qeshi ironikisht.

-Ncncnc, cfarë hipokriteje e vogël që qenke! - fërkoi ai mjekrën mendueshëm dhe i hodhi këmbët njëra mbi tjetrën në karrigen e vogël ku qëndronte.

-Nuk më intereson se cfarë mendoni për mua. Dua vetëm ta gjej atë, - saktësoi qartë.

-Dhe mendon se mua më intereson se cfarë do të bësh ti? Shko laj banjat zonjushë, mos u mundo më kot të bësh rolin e shpëtimtares!

Maksoni nxorri një shishe të vogël Brandy dhe ktheu disa gllënjka prej saj.

Të gjithë derrat një turi kanë!

PARADISE ShqipOù les histoires vivent. Découvrez maintenant