Kapitulli 1

1.9K 71 18
                                    

-Ajo martese nuk do behet dhe pike. Mbaroi ky muabet-I bertiti Agroni gruas se tij Shpreses.

-Ti e di. Por neser pasneser mos u anko per borxhin qe ua ke familjes se Dritanit. Nje zot e di se ku do I gjesh leket.-u pergjigj ajo gjoja si e brengosur.

-Defne e ka jeten perpara. Endrra e saj eshte te studioje. Eshte e re akoma qe te mbyllet ne nje shtepi-I tha ai tashme me I qete.

-E re akoma 22 vjece? Mos fol kot por mendo per borxhin. Te kane dhene afat 2 jave. O vajzen tende per djalin e tyre o borxhin me gjak ta paguash-kaq I tha ajo dhe shkoi ne kuzhine. Jo se I interesonte shume borxhi, por donte ta debonte Defnen nga shtepia. Fundja nuk ishte nena e tyre, porn je njerke qe nuk I interesojne femijet e huaj. Vet ishte ndare nga burri I pare pasiqe skishin mundur te kishin femije dhe ishte martuar me zoteri Agronin kur atij I kishte vdekur gruaja nga nje semundje e rende.

-Mallkuar qofsh Agron. Do e bindi une Defnen te martohet me ate djalosh. Ndryshe sdo dalim kurr prej krize-po monologonte ajo ne kuzhine. Dera e shtepise se tyre u hap dhe aty u fut Defne, e buzeqeshur si gjithmone. Perqafoi te atin dhe u ul afer tij per te biseduar.

-Si te shkoi dita bije? Si kalove ne universitet ?-e pyeti I ati.

-Shume mire ba, si gjithmone. Mora 10 sot dhe ndaj jam shume e lumtur.-foli tere entuziazem ajo.

-Mezi pres ta mbaroj fakultetin dhe te punesohem. Te gjej nje pune te mire qe juve mos tju mungoje asgje-vazhdoi ajo me te sajen e keto fjale e lenduan Agronin. Sa mendonte ta pranonte propozimin e Shpreses per ta martuar te bijen me ate djal, deshirat e saj ia ndryshonin mendimin.

-Gezohem per ty shpirti babit, e meriton lumturine e botes.-foli I lumtur ai kur e pa te bijen ne humor te mire. U ngrit me justifikimin se I dhimte koka dhe ja pra ku u shfaq momenti per Shpresen dhe aktrimin e saj.

-Cfare u be Shpresa? Cke qe qan? Edhe babi sme duket mire-pyeti ajo e merzitur.

-Lere mos pyt Defne, shko nderrohu dhe eja te hame dreke. Ushqimi eshte gati-foli ajo gjoja si e merzitur dhe duke fshire nje lot.

-Me thuaj cfare ka ndodhur Shpres? Po me merakos-pyeti me kembengulje.

-Hmmmm...sdi nga tja filloj. Me mire fol me babin tend.

-Aman o Shpres fol te lutem, tani vertet po me brengos shume.

-Ne rregull do te tregoj, por me premto se sdo I thuash gje babait tend. Dhe ajo pohoi me koke.

-Agoni...uffff. Pra, per shkollimin tend dhe te Majlindes, per qerane e baneses dhe per sherimin e gjyshes tende jashte shtetit, ka mare para borxh. Dhe-ndaloi aty

-Dhe cka? Une qe neser do kerkoj ndonje pune dhe do I ndihmoje me borxhin.

-Nuk mjafton Defne. Borxhi eshte shume I madh dhe I kane dhene afat vetem dy jave. O do e ktheje borxhin o...

-Ose cka? Nxirre te shkreten.

-Ajo familje ka nje djal pak a shume ne moshe me ty, ose me I madh, nuk e di. Te duan ty per nusen e tij per tu shlyer ai borxh.-dhe ky lajm ishte bomb per te. U ul ne divan sikur ta kishin plagosur me arme dhe instiktivisht I mbylli syte. Mendja I shkoi gjithkund, e qepallat e syve iu duken te renda.

-Por ti sje e detyruar te pranosh. Kshuqe mos u merakos-vazhdoi me aktrimin ajo.

-Por...nese nuk paguajme borxhin...cdo behet? Domethene a smund ten a japin afat me shume?

-Me vjen keq por jo xhan, ashtu I kane thene babait tend. O borxhin o jeten. Tani nje Zot e di se si do ja bejme. E koka e Defnes ne ato momente spo punonte. Shkoi ne dhomen e saj dhe per fat te mire Majlinda nuk ishte aty, akoma nuk ishte kthyer nga shkolla. Leshoi canten mbi krevat dhe ia plasi te qares. Si te martohej kur ishte akoma e re? kishte jeten perpara, enderronte nje martes ndryshe. Me dike qe do e njifte vet, e jo me mbleseri. E dinte mjaft mire se po u martua, do ta harronte shkollen. E nuk I kishin mbetur edhe shume, edhe nje vit e gjysme. Por gjitha keto mendime I hoqi nga koka kur iu kujtua I ati, mundimi I tij per ti shkolluar. Vendosi qe ate dite te rrinte ne dhome e mbyllur, as per dreke nuk doli. Ne mbremje vendosi tju bashkohej familjes, nuk donte ta merakoste te atin.

-Ata vijne neser per pergjigjen. Mendohu mire Agon, fol me Defnen, ajo eshte e mencur dhe do te kuptoje-I kapen veshet keto fjale te Shpreses.

-Le te vijne, bijen time nuk e jap pa deshiren e saj. Nuk e shes dhe pike. Do e gjej nje menyre por bijen time nuk e jap-u pergjigj me nje ton te larte.

-Po po, aty rri dhe prit. Se leket nga qielli do zbresin.-kaq tha ajo dhe u largua per ne dhomen e saj. E Defne e shkrete, u mbeshtet per muri per tmos e pare I ati se po qante. Ishte vendimi me I rende ne jeten e saj.

BorxhiWhere stories live. Discover now