Kapitulli 38

966 40 8
                                        

Ishin mbledhur te gjithe ne shtepine e Dritanit dhe po prisnin me ankth per ndonje lajm. Me te shqetesuar ishin majlinda dhe I ati I saj. Nuk dinin gje per Defnen.

-I telefonova disa here Albanit por nuk e hap. Ku dreqin eshte ai djale qe spergjigjet?-bertiti Dritani.

-Te presim edhe pak xha Dritan, mbase tani lajmerohen-mundohej ta qetesonte Bledi por kot.

-Ca dreq te presim? Sa ore kaluan dhe asnje lajm prej tyre—u pergjigj I shqetesuar.

*****************

-Baba joooooooo-bertiti Vjola. Ne momentin qe kishte armen mbi koken e Albanit, Defne kishte zbritur poshte dhe e kishte goditur nga mbrapa me nje vazo te lules. E nga ankthi e stresi ne ato momente, ajo kishte plagosur te atin ne kraheror. Vrapoi drejt tij pa I interesuar asgje.

-Baba me fal, te lutem me fal –bertiti ajo duke qare.- do behesh mire, me beso. Vetem duro edhe pak-dhe ra mbi gjoksin e te atit.

-Lajmeroni ndihmen e shpejte, vraponi-bertiti komisar Isaku.

-Mos u shqetesoni, eshte plage e lehte.-e ngushelloi njeri nga policet I cili kishte njohuri per mjeksine. Terbimi ne ato momente ia kishte bllokuar shikimin Vjoles dhe spo dinte cte bente. Kur e kuptoi se I ati nuk ndodhej ne rrezik, mori armen dhe vrapoi neper pyll. Gjithe policet e tjere u vune pas saj, por kot. Ajo mundohej ti largoje duke gjuajtur ndonjehere me arme drejt tyre.

*****************

-Shpirt je mire?-e pyeti Albani defnen kur e pa se ajo desh ra ne toke. Skishte force te qendronte ne kembe.

-Jam pa buke, e raskapitur dhe e rahur nga ajo grua. Skam fuqi as te rri ne kembe-peshperiti ajo dhe u ul aty ne shkallet e asaj shtepie. Pas disa minutash erdhi ndihma e shpejte dhe e mori te atin e vjoles. Albani vrapoi per ne kuzhine per ti sjelle asaj dicka per te ngrene dhe menjehere shkoi prane saj.

-Ishte ushqimi I vetem qe e gjeta ne kuzhine. Mere haje-I foli embel.

-Te falemnderit shpirt-dhe u ul ne shkallet e asaj shtepie. Lotet I binin pa ndale kur e kujtoi tmerrin qe e perjetoi nga ajo grua. Pasiqe u qetesua paksa, albani mori ne telefonin dhe I lajmeroi gjyshes. Pasi I qetesoi te shtepise, u kthye nga ajo dhe I ndihmoi te futej ne makine.

*********************

-Dreq o dreq, si do ja bej tani?-peshperiti Vjola kur e pa se kishte mbetur ne mes te pyllit si ne nje udhekryq. Sdinte nga tja mbante, plumbat I ishin harxhuar dhe policia ishte pak hapa larg saj. Ne vrap e siper ajo u pengua ne nje dege dhe u rrokullis paksa poshte.

-Jo jo jo, largohuuuuuu-bertiti ajo kur e pa nje gjarper. U mundua te ikte por Ishte e kote, tashme gjarperi e kishte kafshuar ate dhe shpetim per Vjolen skishte. Fuqi per te ikur skishte, ndaj me forcat e fundit u mundua te ikte por ishte e kote, rreshkiti ne nje rruge te mbushur me balte dhe forcat dalengadale iu shterruan. U rrokullis disa here ne ate rruge deri sa arriti poshte dhe koka e saj u perplas ne nje gur te madh.

Pas disa minutash policet iu afruan dhe ia kontrolluan pulsing. Gjaku nga koka e saj rridhte pellg.

-Ka vdekur. –peshperiti polici dhe iu lajmerua komisar isakut.

********************

-Shpirt, zgjohu. Arritem ne shtepi-I peshperiti Albani lehte edhe pse I dhimsej ta zgjonte.

-Te falemnderit Alban. Te falemnderit per cdo gje.-I tha ajo dhe e puthi lehte ne buze. Zbriten nga makina dhe u futen ne shtepi ku te gjithe po I prisnin me mall. Pasi u cmallen me te gjithe, ajo mori leje dhe shkoi ne dhomen e saj per te pushuar. Por sishte e shkruar te pushonte. Dera trokit dhe ajo e lejoi personin te futej brenda edhe pse nuk e priste viziten e saj.

-Defne mund te flasim pak?-I tha zonja Blerta.

-Po, urdheroni zonje.-I foli si e painteresuar. Fundja, ajo ishte pjeserisht fajtore per kete gjendje.

-Desha..epo desha te te kerkoj falje per cdo gje. E di se edhe une jam fajtore po aq sa vjola. Po te mos e kisha sjellur ate vajze ne shtepi, asgje nga keto sdo kishin ndodhur. Dhe jam penduar shume, te betohem per koken e Albanit se sdo doja qe kurr kjo gje te ndodhte. Shpresoj ...shpresoj nje dite te ma falesh-I tha ato fjale me koken ulur.

-Zonje, nuk jam nje njeri qe shtirem. Nuk mund te them se te fal sepse do te genjeja. Faljen mbase do e maresh me kohe, duke ma veertetuar se je penduar. Sepse ashtu eshte, pjeserisht edhe ju jeni fajtore per ndodhine e fundit. Por mua me vjen mire qe e keni kuptuar gabimin. Nuk ju fajesoj pa merak, kryesorja cdo gje mbaroi me sukses.-I tha ato fjale qe I mbante perrenda qe moti.

-Te pakten te falemnderit qe me lejove te flasim. Mos me mbaj meri te lutem, me jep kohe te deshmoj se jam penduar. Dhe kete do e vertetoj me sjellet e mia. Te falemnderit per biseden. Pusho tani. Naten e mire-dhe ia ledhatoi floket.

-Naten e mire zonje. Falemnderit qe e moret mundimin te flisni me mua-dhe u pershendeten aty e blerta doli. Me ne fund, ajo u shtri te flinte, por jo vetem. Albani shkoi menjehere prane saj, e mbeshtolli ne perqafim dhe u kujdes per te deri sa e zuri gjumi.

BorxhiWhere stories live. Discover now