Defne spo ju besonte vesheve. Domethene gjithe ky keqkuptim, kishte ndodhur per shkak te bisedes se saj telefonike me Blerinen. Por edhe fuqi te zgjidhte situaten, nuk kishte.
-Alban, e mban mend para disa diteve cfare premtimi kerkove nga une?-pyeti ajo nga hici.
-Premtim? Per cka e ke fjalen? Sqarohu po munde. Por vetem justifikime sdua sepse...
-Mbylle tash, me ler te flas. Para disa diteve kur u grindem per shkak te Vjoles qe e gjeta ne zyren tende, ti kerkove nga une qe mos te gjykoj menjehere pa biseduar me ty. E mban mend apo ke harruar?
-Fol ku deshiron te dalesh se skam nerva te merem me ty.
-Shporru atehere, dil nga kjo shtepi, dil nga jeta ime. Sdua te te shoh me kurr me sy.
-Nuk dal pa e mbaruar muabetin e premtimit. Ku deshe te dalesh me ato fjale?-e pyeti kokforte ai.
-Po tme kishte pyetur ate dite per ate bisede telefonike, vetem po te ishe futur ne dhome, sot sdo ishim ne kete gjendje. Tani dil jashte, sdua me te te shoh.-dhe e kapi per krahu per ta debuar por ai ishte me I forte.
-Pse po mi thua keto? Mbaro muabetin pastaj shkoj, ste bezdis me.
-Skam cka te flas me teper, eshte shume vone tani per sqarime. Shume vone Alban-dhe vrapoi per te dhoma e saj.
-Te lutem Alban, me te mire po te kerkoj te largohesh nga ketu. –I tha Majlinda e brengosur per te motren. E ai u bind, me zor arriti te dilte jashte. Zemra I thoshte te nderonte drejtim, te shkonte te dhoma e saj e te sqaroheshin. Por krenaria shpesh ka vrare edhe dashurite me te forta.
********************
-Cfare bere? Je akoma aty apo si e ke hallin?-e pyeti Blerta Vjolen.
-Jam ketu per ta ngushelluar birin tend, pa merak se plani po ecen perfekt. Mjafton ai te vije dhe shume gjera do ndryshojne.
-Ne rregull, vetem bej kujdes mire. Se sdua te ndodh dicka e papritur.
-Pa merak zonje, gjithcka eshte gati. Ai do jete I imi sonte dhe pike.-dhe qeshi ne menyre ironike. Dera u hap dhe ajo vrapo per te kati I pare.
-Vjola! Ckerkon ketu?-e pyeti ai konfuz. Por as nerva skishte te merej me te.
-Erdha te shoh si je. Me dhimsesh shume Alban ndaj sdoja te te lija vetem. Si mike e, ta dish. Sepse e di qe skam shanca me ty.
-Mjaft Vjola aman, mos ma lodh koken. Po pate mundesi ma sill shishen nga kuzhina. Dhe mund te shkosh.
-Ne rregull por mos pij shume te lutem.sja vlen me beso.
-Ti vetem bej ate qe te thashe. Nese smundesh shkoj e mar vet.-dhe ajo u largua. Erdhi pas disa minutash me dy gota ne dore.
-Mere, nje per ty e nje per mua-dhe I qeshi ne menyre provocative.
-Mos me thuaj se edhe ti do pishe me mua-u habit nga sjellja e saj femijerore.
-Do pij do pij, per ty, per mua. –dhe e piu te gjithen.
-Mjaft Vjola te lutem, tani mund te shkosh. Falemnderit per cdo gje.-dhe e mbushi goten e dyte. Vazhdoi te pinte shume e me shume derisa mend po I mereshin e nuk ishte ne gjendje as te ngrihej ne kembe. Ishte dehur komplet e ajo arriti ta bindte te ngjiteshin larte te dhoma e tij. Mezi arriti ta shtrinte ne krevat, ishte shume I dehur. E zhveshi me veshtiresi, dhe u shtri prane tij.
-Tani eshte koha. Ju pres-dhe e nisi mesazhin shpejte e shpejte. U zhvesh edhe ajo po flinte e qete ne krahet e tij.
******************
-Moter, mund te hyje? Te lutem, te flasim-po I fliste Majlinda prapa deres por Defne nuk degjonte.
-Te lutem moter, dua te rri vetem. Mos te me bezdis askush.
-Mire por te pakten eja ha dicka. Do I besh keq bebes.
-Mjaft Majlinda, me lini te qete ju lutem.-dhe e futi koken nder jastek. Por nje mesazh ne telefon, e beri te ngrihej nga vendi e te dilte jashte duke e perplasur deren.
*****************
-Cpo ndodh ketu? –bertiti gjyshja kur e pa Albanin dhe Vjolen ne shtratin e tij, te dy duke u puthur. E ai nuk ishte ne gjendje per tu pergjigjur, ndersa ajo beri fytyren e te pafajshmes.
-Vishuni shpejt, po ju pres ne sallon.
-Zonje ju lutem-bente rrolin e viktimes.
-Menjehere thash, te dyte ne sallon. Sdua kundershtime.-dhe doli nga dhoma e tyre e acarruar. I erdhi neveri nga ajo pamje tronditese.