-Mirmengjesi familje.-I pershendeti Albani te gjithe ne tavoline por koken e mbante ne telefon.
-Avash bir se do rrezohesh.-e talli gjyshja e tij.
-Eja te hame mengjes, pastaj do shkosh te takohesh me Defnen-dhe ja ku disponimi I tij iku.
-Gjyshe aman, skam as numer telefoni as asgje.
-Pa merak shpirti I gjyshes se I kam rregulluar une te tera. Ne oren 12 ajo te pret te kafeneja perballe universitetit ku studion. Pak me heret fola me njerken e saj, Shpresen.
-Gjyshe, te lutem beje per mua. Reflekto te lutem, ndale kete martese apsurde. Une nuk e njoh ate vajze, nuk e dua.-dhe u ul per te ngrene mengjes.
-Bir, ske nga ta njohesh po nuk u ule te pish nje kafe me te. Mbase do te pelqeje menjehere. Provoje, asgje nuk te kushton.
-Ufff ne rregull gjyshe, per ty do e bej-dhe ia puthi gjyshes doren ndersa Blerta u ngrit me inat qe aty.
-Ju befte mire-tha tere inat dhe doli duke perplasur deren.
****************
-Ne oren 12 do takohem me te Blerina. Te betohem se kam emocione si asnjehere me pare.
-Qetesohu xhan, gjithcka do shkoje mire. Thjesht ji vetvetja.-I jepte kurajo mikja e saj.
-Ja pra, foli ekspertja e dashurise-vazhdoi te tallej Denisi me te dyja dhe ato I gjuajten lehte ne krahe. Pasi mbaruan leksionet, doli nga univerziteti dhe u pershendet me miqte e saj. Kishte edhe 20 min kohe deri sa te vinte Albani, ndaj vendosi ta priste. U fut ne nje duqan telefonash sa per te humbur kohe, u sill verdalle dhe kur me ne fund doli qe aty, syte I kapen Albanin duke e pritur diku jashte. Zemra I rrahu fort, por e mbajti veten. Si e turperuar qe ishte, doli nga duqani me koken poshte dhe iu afrua atij I cili e kishte ndjekur gjate gjithe kohes.
-Pershendetje-foli ai I pari dhe ia zgjati doren. Mezi arriti tja kthente fjalet sepse kembet spo e mbanin. Ishte hera e pare per te te provonte emocione te tilla. Simpati kishte pasur dikur, por ai cunaku ishte larguar dhe e kishte mbajtur me shpresa te kota. Derisa nje dite kishte degjuar se ai sdo kthehej me kurr ketu. U futen brenda ne lokal, dhe pasi bene porosine filluan me bisedat e zakonshme. Nje telefonate I erdhi asaj dhe ajo u desh ta hapte.
-Po baba, mire ne rregull shihemi pas pak. Te puth dhe une-dhe la telefonin ne tavoline.
-Me fol pak per veten-e pyeti ai me indiferentizem. Priste ndonje nga perrallat qe tregojne moshataret e saja, por jo, I doli e kunderta.
-Jam Defne, 21 vjece. Studioj per arkitekture, me pelqejne librat psikologjik, udhetimet dhe...
-Ne rregull Defne, ste pyeta per ndonje roman.-dhe kjo sjellja e tij iu duk si shigjete ne shpirt, ai shikimi I tij I ftohte tregonte shume gjera. Ai nuk ishte dakord me kete martese. Nje bukurosh si ky, sigurisht nuk eshte vetem-mendoi ajo pa ze pa I kushtuar me shume vemendje sjelljes se tij.
-Besoj se e ke kuptuar se kjo martese po ndodh per shkak te gjyshes sime, jo se dua une. Kur te martohemi, asgje sdo ndryshoje. Ti me jeten tende, une me jeten time. Skemi nevoje te shtiremi kinse duhemi, kur te dyte e dijme arsyen e marteses sone. Besoj se je dakord me kete gje-piu pak nga kafja dhe serish iu kthye asaj duke pritur nje pergjigje, por kot. Ajo kishte ngelur si e ngrire, se priste kete sjellje te tij.
-Per gjerat e tjera do flasim njeher tjeter-kaq tha, pagoi kafet dhe u largua duke e lene te shkreten me mijera pytje ne koke. Me zemren e thyer u nis per ne shtepi, por lotin skishte si ta ndalte.
-Sjam e denje per te e di.-kaq I tha vetvetes dhe lotet filluan rrugen e saj.
*****************
Fejesa u realizua per mrekulli dhe per kete gje u kujdesen Shpresa dhe gjyshja e Albanit, e cila me gjithe deshire kishte blere gjerat me te bukura per nusen e tyre. Dasmen e kishin lene pas ca muajve, kur Defneja ta mbaronte ate vit te universitetit. Kshtu sdo ishte shume e ngarkuar, edhe me mesime edhe me dasmen, do ishte e tepert per te. Ftohtesia e Albanit po e vriste ate, por ja kishte lene kohes. Shpresonte se nje dite ai do zbutej dhe do krijonte ndjenja per te, ashtu si ajo kishte filluar te ndjente. I pelqente ai, pamja e tij prej seriozi, buzeqeshja e tij. Por ajo qe e vriste ishte ftohtesia e tij vetem me te. Cti kete bere valle ajo qe ai sillej si nje I huaj, kur me te tjeret nuk ishte i tille?-keto pyetje ia bente vetes shpesh ajo por pergjigje nuk gjente.
*****************
Ditet kalonin per mrekulli, dhe si gjithmone, Defne e mbaroi ate vit universiteti me notat maksimale. Tani I kishte ardhur koha te merej me pergaditjet e dasmes. Punonte ne butikun e motres se Denisit, donte te blinte vet ca gjera per dasmen, I vinte turp kur gjyshja e Albanit paguante gjithcka. Ndaj kishte vendosur te kursente ca, dhe me ato leke ti blinte gjerat e dasmes. Me Albanin ishte takuar disa here, per shkak te gjyshes se tij jo se ai kishte pranuar. Ftohtesia e tij po e vriste, por sguxonte ti thoshte gje. Ndjenjat I kishte mbyllur ne vetvete, ai kurr sdo e kuptonte se ajo kishte filluar ta donte.
-Dikush neser martohet, dhe qe tani ka filluar mos te na doje me-e talli Denisi ne lokalin e lagjes se saj. E ajo vetem qeshi e sforcuar, nuk I kishte treguar askujt per biseden me Albanin, as mikes me te ngushte.
-Defne, ikim tani xhan? Duhesh te pushosh per neser- e talli Blerina dhe u ngriten qe aty. I pershendeti miqte e saj dhe e mori rrugen per ne shtepi. Pershendeti fqinjet te cilat e donin shume dhe kishin nje mendim te mire per te, dhe u fut brenda ne shtepi.