Kapitulli 35

1K 44 17
                                    


Kaluan disa dite dhe gezimi mes tyre skishte fund. Kishte edhe nga ato momentet e grindjeve por qe Albani duhej te leshonte pe per shkak te shtatzanise se saj. Shpesh here ajo nxirrej me pretekstin se bebushi po e bente te reagonte ne ate menyre. E ai I shkreti skishte cte bente tjeter vecse ta falte. Ishte dita e diplomimit te saj dhe Blerines, te gjithe ishin prezent aty. ajo ishte njera nder ditet me te lumtura per te, arriti ta mbante premtimin, ti bente krenar prinderit e saj. Ngriti koken larte ne qiell dhe e falenderoi Zotin per kete dite aq te shumepritur. Qerasja vazhdoi ne nje lokal te bukur qe e kishte zene Albani enkas per kete dite. Te pranishem ishin vetem miqt e tyre me te mire.

-Me erdhi keq per Denisin, ai smundi te diplomonte sot.-I tha Defne Blerines dhe te dyja ulen kokat te merzitura.

-Rasti I motres e ka bere ta anashkaloje paksa shkollen, shpresoj qe heres tjeter edhe ai te diplomoje zemer-foli Blerina paksa e merzitur per mikun e saj.

-Shpresoj edhe une sepse esht cun flori, nuk I meritoi ti ndodhnin gjithe keto gjera-dhe e mbyllen gojen kur e pane se ai po afrohej. Pasi I uroi te dyja, mori rrugen te largohej por Albani nuk e la.

***************

-Ku po shkon keshtu e pispillosur bije?-e pyeti Vjolen babai I saj.

-Ne nje feste baba, nje mike e imja e ka ditelindjen dhe me ka ftuar.-foli e habitur nga kjo pyetje e te atit. Ai kurr nuk e kishte pyetur kur dilte.

-Aha, po ku do e beje ate feste? Vetem do shkosh?-kembenguli ai.

-Uffff.aman o ba cke sonte? Kurr sme ke pyetur se ku shkoj, cka bej. Cke sonte qe aq shume po me pyet?

-Ne rregull ne rregull, por me mend ne koke. Mos me fut ne telashe mire.-e ajo pohoi me koke.

-Ne rregull babush, ika tani. Do te shihemi-dhe doli me vrap. E ajo fjala e saj e fundit e futi te shkretin ne mendime.

-"Do te shihemi"? cdeshe te thuash me kete bije? Shpresoj mos te besh ndonje gabim.-dhe shkoi ne dhomen e tij per te pushuar me mijera dyshime ne koke.

****************************

-Do I lesh vetem dy miket e tua sot, ne kete dite te veqante per ta?-e thumboi Albani e ai u step. Sdinte cte bente, ndihej I tepert aty.

-Jo por..sdi cte them Alban, se kam mendjen per festa.

-Te kuptoj Denis por jeta vazhdon, me keq nese shkon tashi e mbyllesh ne dhome. Rri sonte ketu e festo me ne, shoqerine e afert e ke ketu dhe ato kane nevoje per ty-dhe ia rahu shpatullat e Denisi iu bind. Festa vazhdoi pak si gjate dhe Defnes po I mereshin mend.

-Shpirt, po dal pak jashte te ajrosem. –I tha Albanit dhe ai u brengos.

-Je mire zemer? Te vij dhe une me ty?

-Jo zemer ske nevoje, mire jam te betohem. Vetem se dua te dal te mar pak ajer te paster.-e puthi dhe u largua.

-Lere te rrije vetem Alban. Kete diplome ia ka premtuar te emes, ia ka dhene fjalen se do e beje krenare nje dite. Ndaj ka nevoje te rrije pak vetem. Kur te jete mire, do vije-I tha Blerina e ai pohoi me koke.

Ne ballkonin e lokalit, qendronte e vetme ajo, duke qare per tee men qe nuk ishte aty me te ne kete dite aq te rendesishme.

-E di mamush, e di se atje larte ne qiell ku ti je, po I gezohesh suksesit tim. Por une do I kisha dhene te gjitha qe ti sot te jesh me mua. Me mungon teper dreqi e marrte, pse Zoti te morri ty? Pse ste la ketu me ne, te jetosh edhe ca vite? –dhe lotet I binin pandale. Deshi te vazhdonte te fliste, ta zbraste gjithe dhimbjen por dikush ia mbylli syte.

-Alban, shpirt tani do vij...

-Do vish do vish, e ke patjeter-I tha djaloshi nga mbrapa, e alivanosi me pambukun ne goje dhe e futi ne makine.

-Gjithcka gati zonjushe, po nisemi per atje-I lajmeroi Vjoles.

-Ne rregull, bej kujdes mire.-dhe e mbylli telefonin duke qeshur triumfuese.

**********************

-Blerin,si shume u vonua Defne. Po dal ta kerkoj mire-dhe ajo pohoi me koke. Doli jashte por ate nuk e pa, zbriti shkallet shpejte por as poshte nuk ishte. menjehere e mori ne telefon, por I doli I mbyllur.

-Ku je Defne? Ku je?-dhe dicka e shtrengoi ne zemer. Rrotulloi syte dhe ne toke e pa byrlyzykun e Defnes qe ia kishte dhuruar gjyshja e tij sot me rastin e diplomimit. Menjehere vrapoi brenda per te kerkuar ndihme.

-Denis, Bledi. Me ndihmoni, shpejt ju lutem.-mezi arriti te fliste pasi fryma po I merrej nga gjithe ai vrapim.

-Qetesohu, mer fryme e trego cka ndodhur?-e pyeti Bledi.

-Defne. Defne eshte zhdukur. Shpejt, duhet ta kerkojme-dhe beri te dilte jashte por Majlinda e kapi nga krahu.

-Si eshte zhdukur? Ku eshte motra ime?-bertiti ajo e Bledi e perqafoi.

-Nuk e di dreqi ta haje, nuk e di. Jashte e kerkova gjithandej por nuk ishte. Ne toke e gjeta byrlyzykun e saj qe ia dhuroi gjyshja sot.-bertiti ai dhe dukej si mos me keq.

Pyeten per kamerat e sigurise por per fat te keq, ate pjese te lokalit nuk e kishte kapur. Tani I kishin humbur gjitha shpresat.

********************

-Miremengjesi bukuroshe. Si ma bere gjumin?

-Ku jam ketu? Ca ka ndodhur?-pyeti Defne e sterlodhur. Ne fraksion sekondi iu kujtua gjithcka.

-Vjola, te lutem. Me thuaj ku jam? Te lutem-e ajo qeshi si e marre.

-Ne ferr shpirt. Kjo eshte shtepia yte e re-dhe e goditi me shuplake. Qeshte si nje e marre, e kjo ishte gjeja qe me shume e trembi Defnen.

-Te pergjerohem Vjola, me liro. Me lesho te shkoj, te betohem se sdo I tregoj askujt-pergjerohej ajo por me kot.

-Ncuk ncuk. Do rrish ketu ca dite, pastaj nga uria do vdesesh. Mua me duhet te iki tashi, mos bej naze sepse cuni jashte eshte shume I etur per femra. Bye bye bukuroshe-dhe doli jashte duke qeshur.

Shikoi dhomen mire e mire por asnje ndihme nuk kishte aty. edhe pse duart nuk I kishte te lidhura, dritarja larte ishte e mbyllur me hekura.

-Si do ja bej tani? Si do dal? Zot, me ndihmo te lutem.-lutej e qante e shkreta ne qoshen e asaj dhome.

BorxhiWhere stories live. Discover now