Kapitulli 3

969 55 4
                                    

-Alban kete teme do e diskutojme ne shtepi, mire? Tani mos e zgjat muabetin.-I tha gjyshja e tij duke e lutur me shikim qe te ndalonte.

-Por...ne rregull. Si te thuash ti-dhe ngeli duke pritur se cdo ndodhte metej.

-Degjoni zonje...Defne eshte tanime e rritur, dhe une smund ta detyroj te martohet me zor. Kshtuqe nese ajo sdo, me vjen keq por...

-Pranoj baba. Per mua si te thuash ti. Nese ti je dakord, edhe une jam.-dhe I dhuroi te atit nje buzeqeshje. Ai u shtang ne vend, nuk e priste kete pergjigje te Defnes. Mendonte se ajo do kundershtonte per shkak te shkolles.

-Por bije, shkolla...

-Do e vazhdoje baba pa merak, nuk e kam ndermend ta le. Do te te bej krenar deri ne fund.-dhe iu hodh te atit ne perqafim.

-Atehere kjo teme u mbyll. Pas dy javeve do bejme fejesen, deri atehere ju dy te rinjte keni kohe te dilni e te njiheni-u tha gjyshja prere dhe vazhdoi me te sajen. Kokforte qe nuk pranonte nje pergjigje negative. Te dy aprovuan me koke, ajo paksa e lumtur sepse I kishte pelqyer ai qe ne shikim te pare. Ndersa ai kishte filluar ta urrente ate. Shpresonte se ajo sdo e pranonte nje fejese te tille, por kur ajo tha Po, nuk I ngeli gje tjeter vecse tja bente jeten ferr.

-Me leje tani, ne do shkojme. Per detajet do flas me nusen time-u tha gjyshja e cila menjehere e kishte pelqyer Defnen dhe e puthi ne te dyja faqet. E vetmja qe skishte folur asnje fjale ishte e ema e Albanit. As te kundershtonte as te pranonte. I pelqeu nusja, por jo edhe aq sa ta fuste ne shtepine e tyre. Ishte e varfer dhe pa klas, kishte enderruar nje tjeter nuse per Albanin, jo kaq te thjeshte. Por gjyshes nuk guxonte tja kthente fjalen, perndryshe Dritanin do e heqte nga testament I pasurise e ajo kete gje nuk e donte. Thjesht I buzeqeshi ne menyre ironike, I uroi naten e mire dhe e para doli nga ajo shtepi. U pershendeten me njeri tjetrin dhe secili vazhdoi rrugen e vet. Pasi shkuan te gjithe I ati iu afrua asaj:

-Bije, perse pranove aq shpejte? Domethene nese ti e ndjen te obliguar kete pune...

-Baba, nese ata erdhen deri ne shtepi per te kerkuar doren time domethene puna eshte serioze. Sdua te bredh larte e poshte si moshataret e mia. Nese edhe ti je dakord, une pranoj te behem nusja e tyre.

-Mire bije, si te duash ti. Por me befasove, si pranove aq shpejte?-dhe koka e tij ishte perplot me dyshime.

-Ba, ata jane familje e mire, e ndershme. Mbase ai eshte fati im. –dhe I buzeqeshi lehte duke I dhuruar siguri.

******************

-Sa e mire nusja, pranoi menjehere te martohet me djalin tone. Normal, kush do e refuzonte nje te pasur?-tha e ema e Albanit tere vrere.

-Blerta mjaft, mire. Degjoi fjalet e tua njehere pastaj fol. Mua nusja mu duk shume e mire-ia ktheu gjyshja me te keq.

-Normal qe shume e mire, eshte rregulluar special per sonte. Ndryshe, me ate surrat sdo ja shlyente babait te saj borxhin.-vazhdoi Blerta me te sajen.

-Cfare borxhi?-pyeti Albani I cili skishte dijeni aspak per kete pune.

-Babai I saj ka mar borxh nga ne, nje shume goxha te madhe. Dhe kushti I gjyshes tende ishte qe ata tna jepnin vajzen e tyre per ty.-tha me ironi Blerta.

-Por pse gjyshe? Aman, le ti mbajne leket vetem mos e sill ate oportuniste ne shtepine tone.

-Alban je ne vete se cfare po flet?-I bertiti gjyshja e tij.

-Gjyshe te lutem, ti e di se te dua shume. Por ne kete rast, nena ime ka te drejte. Ajo vajze ka pranuar te martohet me mua vetem per shkak te parave, ndryshe kurr sdo pranonte.

-Nuk eshte e vertet bir. Une e njoh ate familje dhe sjane te tille. Jane shume te ndershem. Dhe leket qe ua kam dhene, I kane shfrytezuar per shkollimin e vajzave e jo per te bredh larte e poshte.

-Nga e di ti se...

-Mjaft, me kaq u mbyll kjo bisede. Ate vajze e dua si nusen tende, perndryshe te gjithve do ju heq nga testamenti-dhe me aq e mbylli ate bisede. Arriten ne shtepi dhe Blerta iku e para ne dhomen e saj.

-Alban, bir. Me beso, nje dite do me falenderosh per kete nder. Me beso-I tha gjyshja dhe I uroi naten e mire.

-Nuk e di gjyshe, por nje gje e di se do e bej. Do ja bej jeten ferr asaj vajze. Dikush duhet ta mesoje se njerezit nuk duhen per shkak te statusit.-dhe e mbaroi monologimin. Gjithcka ishte e qarte per te, ajo vajze kishte pranuar te martohej me te per shkak te parave, per shkak te borxhit. E nese ajo ishte e varfer, ai skishte faj. Shkoi ne dhomen e tij duke turfulluar nga inati. Pse ajo e pranoi vetem per shkak te parave, pa dashur te njihej njehere me te? Mbase ashtu do ishte me bukur per te dy, te njiheshin e ta kuptonin nese ishin per njeri tjetrin. Betohej se nese asaj sdo I pelqente, vet ai do ja shlyente borxhin te gjyshja. Por jo, ajo pranoi me te paren. E kjo gje I dhembi atij ne shpirt.

*******************

-I bukur dhendri e?-e talli Majlinda Defnen e cila rrinte si e hutuar.

-Aman moter, ti e di se pse pranova. Perndryshe, sdo e pranoja kurr kete martese. Jo per gje por eshte akoma heret per mua. Tjera plane kisha ne jete, por ja qe gjithcka ndryshoi brenda nje nate.

-Te pakten nuk ishte ndonje I shemtuar xhan, se pastaj mjera ti cdo beje-e talli serish ajo e Defne I gjuajti me jastek. U perqafuan dhe u shtrine te flene, neser I priste nje dite e gjate.

BorxhiWhere stories live. Discover now