Pas dy diteve ishte operacioni I zoteri Agonit dhe te gjithe ishin ne ankth. Prisnin me padurim se si do kalonte ai operacion I mallkuar.
******************
-Gjithcka do kaloje mire shpirt, do e shohesh pas disa oreve kur te del mjeku me lajme te mira-po I jepte shprese Albani Defnes. Por te dyte e dinin se ishte operacion I veshtire. Koha spo kalonte, e sidomos minutat e fundit kur ajo filloi te bente ecjake neper koridor. Kembet spo e mbanin e mend I mereshin, per pak ishte duke rene por fat I madh qe Albani e mbajti.
-Cfare ke shpirt? Je zverdhur e tera.
-Nuk e di, mu moren mend. Sigurisht nga lodhja, nga stresi.
-Ke ngrene gje sot? Ke ca dite qe ske fut asgje ne goje.-foli ai I shqetesuar.
-Skam uri shpirt, sme hahet asgje. Mjafton te del mjeku me lajme te mira. Dhe pas disa minutash dera e salles se operacionit u hap dhe nga aty doli mjeku duke I fshire djerset e ballit.
-Me thoni zoteri mjek si kaloi operacioni?
-Si eshte babi im doktor? A do sherohet?-pyeten te dyja motrat pernjehere.
-Qetesohuni ju lutem. Pacienti eshte mire, vetem se patem pak komplikacione gjate operacionit. Tani eshte mire, mos u brengosni. Babai juaj shpetoi-dhe ju dhuroi nje buzeqeshje te sforcuar. E te dyja motrat u perqafuan nga gezimi.
-Ju falemnderit doktor. Falemnderit per cdo gje-I tha Albani I lumtur.
-Ju lutem, eshte detyra ime. Tani me leje-dhe u largua.
-Fale teje shpirt, fale teje babai im jeton. Te dua shume-I tha Defne Albanit dhe e perqafoi e lumtur. E ai u gezua pamase kur e pa ate duke buzeqeshur.
-Defne shpirt, si eshte babi yt?-foli Blerina me te arritur aty. kishte ardhur se bashku me Denisin I cili koheve te fundit kishte shume problem.
-Me mire xhan, ja tani sa doli nga operacioni. –dhe e perqafoi miken e saj.
-Te shkuara xhan-I tha Denisi paksa I lodhur por ajo si kushtoi rendesi por vetem e falenderoi. Qendruan aty per disa minuta pastaj dolen jashte per tu ajrosur.
-Cfare ka Denisi? Sme duket mire.-I tha Defneja Blerines.
-Ka problem me Altinin, dhendrrin e tij. Por cfare problemesh as une se di.
-Do flas keto dite me te, sa te del babai nga spitali.-dhe vazhduan te dyja miket duke biseduar.
*********************
-Zonja Defne, I morem rezultatet e gjakut tuaj.-I tha mjekja e buzeqeshur. Kishin kaluar ca dite qe nga ndodhia e fundit dhe ajo serish kishte marramendje, ndaj kishte vendosur te bente ca kontrolla.
-Si eshte gjendja ime doktoreshe? Kam ndonje semundje?-pyeti ajo e tensionuar.
-Jo shpirt, perkundrazi. Urime, je shtatzene-dhe I dhuroi nje buzeqeshje te sinqerte.
-Shtat...shtatzene-belbezoi ajo e mjekja pohoi me koke. Pershendeti mjeken dhe doli nga aty e lumtur. Pas dy diteve ishte ditelindja e Albanit, ja pra dhurata per te. Ku ka dhurate me te mire sesa te behesh prind?-mendoi ajo dhe doli qe aty e lumtur. Vendosi qe atij mos ti tregonte gje, e kishte te veshtire te rrinte pa treguar ate lajm por do duronte. Arriti ne shtepi e lumtur dhe as qe e vuri re se ai ishte aty.
-Shpirt erdhe-e pershendeti ai I hutuar nga sjellja e saj e pakuptimte.
-A. po po erdha shpirt, si je?-dhe spo e shikonte ne sy.
-Mire mire, pak I lodhur. Por ti cne kaq e lumtur?-dhe e shikoi I dyshimte.
-Une...epo asgje. Ja pra ti e di, sherimi I babait me ka gezuar shume. Nejse ika te shtrihem pak shpirt mire-dhe u largua. Sdonte te ngjallte dyshime, as te qendronte shume me te. Se e dinte se sdo mund te duronte pa I treguar. E Albani u habit nga sjellja e saj. E njejta ndodhi edhe ne mbremje, kur u shtrine te pushonin. Ftohtesia e saj po fuste ne dyshim ate.
-Shpirt cfare ke sot?-e pyeti paksa me ton te larte.
-Asgje o Alban, cfare te kem. Aman fike driten se me flihet.
-Te flihet? Mos moj –dhe e puthi ne buze per ta zbutur.
-Shpirt...jam e lodhur te betohem-dhe u shkeput prej buzeve te tij. E kjo sjellje Albanin po e vriste.
-Naten naten xhan-I foli thate dhe u shtri edhe ai te pushonte. E njejta ndodhi edhe te nesermen, edhe te pasnesermen e Albani gje spo kuptonte. Sjellja e saj e ftohte po e vriste teper por serish si tha gje, duke menduar se shkaku I sjelljes se saj eshte stresi qe e kaluan per shkak te zoteri Agonit.
Ate dite u kthye me heret nga puna sepse ne mbremje do dilnin per ta festuar ditelindjen e tij. Shume gjera e mundonin te shkretin: Defne fillimisht I kishte thene se smund te dilte se ishte e lodhur, pastaj ia kishte shkruar nje urim te thate. E shume e shume gjera saqe as vet se kuptoi se si arriti kaq shpejt ne shtepi. Hyri brenda ngadale, duke menduar se ajo po flinte dhe sdonte ta zgjonte. Por ishte biseda telefonike qe ia rrenoi shtepine mbi koke, e beri te qante per here te pare ne jeten e tij. Ato fjalet e saj do I mbante mend tere jeten.
-Tani e kam gjithe dashurine e tij, besimin dhe vemendjen e tij, por me kryesorja pasurine. Nuk e di I shkreti se cfare po e pret. Askush nuk I tha tme besonte verberisht-dhe fjalet e tjera truri I tij nuk I kapi. Nuk mund te logjikonte. As vet se kuptoi se si arriti te zbriste deri ne sallon. Mallkoi veten qe serish dashuroi, serish lejoi qe nje femer te luante me ndjenjat e tij. Por me shume mallkoi ate, qe e deshi vetem per parate.