Kapitulli 28

1K 54 11
                                    

Dita tjeter erdhi, pa asnje te re nga Defne. Pasi u be gati, u nis per ne pune. Kishte ca dite qe e kishte anashkaluar punen. Edhe me Bledin I kishin ftohur mardheniet, nuk e kishin me shoqerine e meparshme.

-Zoteri Alban, ne zyre keni mysafir. Kane disa minuta qe ka ardhur.

-Kush jane?-pyeti sekretareshen.

-Gruaja juaj zoteri, por nuk eshte vetem.

-Ne rregull, falemnderit-dhe u largua shpejte. Me te hyre ne zyre, u ballafaqua me fytyren e saj te embel, por jo e lumtur si me pare.

-De..Defne.. ku ishe tere keto dite? Sa shume te kam kerkuar.

-Ske pse me kerkon, fundja mes nesh u tha me cdo gje. Nejse, te kalojme ne temen kryesore-dhe u kthye ka Ermali. E mendja e Albanit shpiki lloj lloj gjerash. Te jete ky I dashuri I saj? Edhe mundet, fiks per gustot e Defnes-mendonte e mendonte.

-Para se te krijosh mendime te gabuara, te te prezantoj avokatin tim, Ermal G. –dhe ai ia zgjati doren.

-Avokatin? Por perse? Cndodhi?-pyeti I habitur, pa mos kuptuar asgje.

-Si pse? Per divorcin pra. Dua divorcin nga ti. Dhe te kisha lutur ta nenshkruash-dhe iu duk sikur zyra iu shemb mbi koke.

-Defne, te flasim njehere te lutem. Une...-dhe zilja e telefonit ua nderpreu biseden.

-Mua me duhet te iki tani zoteri, ja ku e keni dokumentin. Mjafton ta firmosni dhe ketu perfundon gjithcka. Diten e mire-dhe Ermali u largua.

-Edhe une po iki..te lutem Alban...-dera trokiti pak si shume.

-Hyr-u pergjigj Albani. Ne dere u duk sekretaresha e tij.

-Zoteri, u lajmerua e ema juaj. Si duket ju paska mar ne tel por se keni hapur.

-Dreq, e paskam harruar ne veture. Nejse, cka tha?

-Gjyshja juaj qenka semuar, e paskan derguar ne spital.-dhe aq iu desh atij. Rrembeu celesat dhe vrapoi per te makina. Me te arritur aty, degjoi zerin e saj te holle.

-Me prit, se smund te vrapoj.-I tha Defne dhe arritu me veshtiresi te makina. U nisen me nje shpejtesi maramendese, saqe Defnes I vinte per te vjelle.

-Aman ule pak shpejtesine, po meren mend.

*****************

-Doktor, si eshte gjendja e saj? –pyeti zoteri Dritani mjekun.

-Tani pak me mire, por ju lutem, largojeni nga shqetesimet. Ju kam thene sdi sa here, zemra e saj eshte e dobet, nuk pranon shqetesime te medha.

-Por, ajo ishte mire zoteri mjek. Domethene, skishte ndonje shqetesim-u pergjigj Dritani I sinqerte pa e ditur se ckishte ndodhur para disa oreve.

-Une nuk e di se cka e ka shqetesuar, por ju lutem kujdesuni per te.-dhe u largua. e Blerta kishte ulur koken e sguxonte ti tregonte gje te shoqit, kishte frike nga reagimi I tij. Pas disa minutash arriten dhe Albani me Defnen.

-Baba, si eshte gjyshja? Me thuaj qe eshte mire te lutem.

-Mire eshte bir mir, vetem se mjeku tha qe sduhet te shqetesohet sepse zemra e saj nuk e duron. Por ajo ishte mire sot, skishte ndonje shqetesim.-dhe syte e Albanit u takuan me syte e te emes.

-Mbase edhe e ka shqetsuar dicka baba, ku I dihet. Ne ate shtepi gjithcka mund te ndodh.-e Dritani u habit shume prej fjaleve te tij.

-Te shkuara zoteri Dritan-foli Defne e shqetesuar per gjyshen. E donte shume ate grua qe edhe pse ishte ne moshe te thyer, ishte goxha e sinqerte dhe e mencur.

-Falemnderit bije, falemnderit qe je me neve sot.-dhe e perqafoi. Shkuan per te firmosur ca dokumenta dhe pas disa oresh gjyshen e liruan nga spitali. Pasi arriten ne shtepi, ajo e luti Defnen te qendronte aty sonte.

-Nuk e di gjyshe, nuk me duket ide e mire. Ti e di si jane gjerat mes meje dhe Albanit.-u pergjigj me koken ulur.

-E di bije e di, madje sdo flesh te dhoma e tij sonte por te dhoma e miqve. He te lutem, beje per mua. Per kete plake te shkrete qe ju do shume te dyve-dhe te dyja u perqafuan.

-Te falemnderit per cdo gje gjyshe. Ke qene mbeshtetja ime me e madhe. Tani me leje, po shkoj te mar ndonje gje per te ngrene dhe ta sjell ketu.

-Asnjehere-beriti gjyshja e Defne u tremb shume.

-Sjam aq e semure saqe te ushqehem ne shtrat. Ja, me ndihmo pak te zbres poshte dhe gjithcka u rregullua-dhe Defne qeshi.

-Te ndihmoj dhe une gjyshe-foli Albani kur I pa ato te dyja duke dale nga dhoma.

Shikimet mes Albanit dhe Defnes ndonjehere kryqezoheshin, por ishte ajo e para qe e hiqte shikimin. Pasi perfunduan darken, serish te dyte I ndihmuan gjyshes per tu ngjitur te dhoma e saj.

-Me leje gjyshe, une tani po iki te fle. Naten e mire-e pershendeti Defne dhe u largua. Per nje moment Albani u gezua shume duke menduar se ajo po e priste te dhoma e tyre. Pershendeti gjyshen dhe u largua dhe ai. Por u zhgenjye shume kur e pa dhomen bosh. U shtri I merzitur, me mendjen te ajo. Priti qe ajo te ishte aty, ne shtratin e tyre. Edhe pse te hidheruar, mjaftonte qe sonte ta ndjente aromen e saj qe per dreq I kishte munguar shume. Kishte kohe qe ajo I kishte munguar se tepermi. Mendja I vajti te divorci. Si ta nenshkruante ate divorc kur zemra spo ja bente? Donte te fliste edhe njehere me te, mbase do mund ti sqaronin gjerat. Edhe pse e dinte se ajo ishte shume kokforte.

BorxhiWhere stories live. Discover now