-Ne rregull Vjola, te pres pra keto dite ketu. Mire, ska problem. Do jemi ne kontakt-foli Blerta me te ne telefon. Nje pre e mire per Albanin. Vajza e nje biznismeni te pasur, bionde dhe mjaft e bukur.
-Ti do me ndihmosh ti ndaj ata te dy. Pastaj edhe ty ta tregoj rrugen-foli me veten pasi mbylli telefonin. Do e sillte ate goce ne shtepi si myafire, sa per ti ndare Albanin dhe Defnen. Kishin kaluar ca dite dhe gjendja mes Albanit dhe Defnes ishte permiresuar, ai ishte zbutur paksa. Kishte filluar ta shihte ate me tjeter sy, por I vinte inat ta pranonte. Tani ishte ajo qe sillej ftohte me te, edhe pse ndjenjat nuk I ishin shuar.
-Neser gjyshja shkon, kshuqe edhe sonte do me durosh dhe pastaj do flesh ne dhomen tende. –I tha ai kur e pa ate te dilte nga banjoja.
-Po, e di. Do me mungoje sepse u mesova shume me te.
-Do te mungoje ajo apo gjumi me mua?-e pyeti per ta provokuar e ajo e anashkaloi ate pytje.
-Mund te zbresesh poshte sepse dua te vishem?
-Vishu ketu moj, ske pse fshihesh. Apo sjam burri yt?-dhe qeshi duke ngritur njeren vetull.
-Ate pyetje beja vetes, jo mua. Nejse, shifemi-dhe mori rrobat u fut ne banjo per tu veshur.
-Sonte do dalim, jam I ftuar ne nje ditelindje. Te lutem, do vish me mua?-dhe ajo u habit nga ajo ftese.
-Nuk e di, se besoj. Skam cka kerkoj aty une, nuk e njoh askend.
-Me njeh mua, Bledin. Kaq mjafton apo jo?-dhe qeshi.
-Ne rregull, ta shoh. –dhe zbriti poshte. Pasi mbaruan mengjesin me gjyshen, dolen per te blere ca gjera. Syte I kapen nje fustan te bukur, dhe mendja I shkoi per festen e sontme.
-Gjyshe, dua ta provoj ate fustan-dhe ia beri me gisht. –sonte do dalim me Albanin dhe dua te dukem e bukur.
-Te vdes une per ty, sa e mire je. Eja shkojme bashke, mbase edhe une e blej nje te tille-qeshi ajo kur e pa Defnen te lumtur.
-Hahahaha vetem mere ndonje ngjyre tjeter gjyshe, se modeli qenka fiks edhe per ty.
-Nuse, me mua tallesh ti?-dhe beri si e merzitur.
-Asnjehere jo, shkojme tash se do na vjedhin fustanet-kapi gjyshen per krahu dhe u nisen.
********************
-Mos me thuaj se I keni rregulluar raportet mik-I tha Bledi Albanit kur ai I tregoi se e kishte ftuar dhe Defnen per sonte.
-Hmmm..nuk jemi si ne fillim. Pra..domethene...ufff akullin pak e kemi shkrire, por akoma jemi..si te them...si miq-mezi arriti ti formonte fjalet.
-Kryesorja sjeni si ne fillim. Per me shume, varet prej jush vella. Ajo eshte goce flori. Me sa kam degjuar, eshte studentja me e mire ne universitet. Dhe me e sjellshmja. Me beso, je me fat qe ke nje grua te tille.-e Albani vetem qeshi nga fjalet e tij.
***********************
-Je bere si nje princesh bije, jam krenare qe je nusja ime.-foli e mallengjyer gjyshja kur e pa Defnen me ate fustan aq te bukur. Thua se ishte qepur fiks per te.
-Tani shkojme te parukierja. Sonte dua te shkelqesh.
-Por gjyshe...
-Ska por, e di se nuk ke qejf te trukohesh shume. Pa merak, se do I themi te te beje sa me thjeshte. –dhe se bashku u nisen te parukierja e qytetit. Pasi mbaruan pune, edhe vet Defne kishte ngelur e mahnitur nga pamja e vet. Floket kacurrela, nje make up I thjeshte por qe ja nxirrte ne pah syte e bukur, e bene ate te mrekullueshme. Fustani I kuq me dekollten paksa te hapur, dukej me shume se nje princeshe. Albani kishte ngelur ne sallon duke e pritur. Por kur e pa duke zbritur nga shkallet, me nje delikates te madhe, kuptoi se ajo pritje ia kishte vlejtur.
-Mmmm...une jam gati. Nisemi po deshe.-foli ajo e para. Ndersa ai nuk nxorri asnje fjale, pamja e saj e kishte mahnitur.
-Dukesh...dukesh per mrekulli..jo per mrekulli..sdi si ta them. Skam fjale te te pershkruaj..-dhe faqet e saj u skuqen.
-Te faleminderit.-kaq tha dhe priti per nje pergjigje.
-Mmm..nisemi nisemi.. se po ndejtem edhe pak, kam frike se sdo shkoj.-hapi krahun dhe ajo e futi doren e saj. Dolen nga shtepia me te bukur se kurr. Ishin cifti me I bukur I asaj nate. Por qe do qe gjithmone do del dikush te ta prish lumturine.
-Pa shiko pa shiko ciftin.-foli nje vajze prapa shpines se tyre.
-Lejla, po ti ketu?-foli Bledi I pari.
-Edhe une jam e ftuar ne ditelindje mik. Por se besoja se edhe Albani do vinte. Madje I shoqeruar.
-E pse jo? Cte keqe ka qe ai te vije I shoqeruar?-kesaj rradhe foli Defne e para, pa pritur pergjigjen e Albanit.
-Vogelushe, e njoh me mire se ti dhe me vjen keq qe ta them por sje asgje me shume se nje ne listen e tij te shumte.-e fytyra e Defnes mori nje pamje prej xhelozie, por nuk e dha veten.
-Mbase nje me shume ne listen e tij, por e fundit shpirt. Jo per gje, por sjam e dashura e tij.
-E kush na qenke vogelushe? Meqe sje e dashura e tij atehere ndonje kushurire. Se mike se besoj.
-Eshte bashkeshortja ime Lejla. Defne eshte gruaja ime, Defne, Leja nje mike e vjeter. Thash tju prezantoj –qeshi ai duke e pare Defnen xheloze.
-Gruaja? Se besoj. Haha gjithmone ke pasur pak sens humori xhan.-foli Lejla tashme duke turfulluar nga inati. Nervat e Defnes ishin ne kulm.
-Alban shpirt, kercejme?-dhe e kapi per dore. Shkuan ne piste dhe muzika e lehte filloi. Afersia e trupave te tyre I bene te dyte te dridheshin nga emocionet. Per Defnen kjo ishte nje ndjenje e paperjetuar por edhe shume e bukur. Ndersa ai, ai betohej se kurr me pare nuk ishte ndjere kaq I lumtur. Muzika degjohej ne sfond e asnjeri prej tyre sguxonin ta largonin shikimin nga njeri-tjetri. Shikim qe fliste shume, shikim qe nuk ishte si me pare, me mllef e urrejtje. Muzika kishte mbaruar me kohe, vetem atehere e kuptuan se kishin lene nam, ne sfond nje muzik rritmike ndersa ata vallezonin akoma si te ishin duke e sfiduar njeri tjetrin me shikim.
-Ikim ta pershendesim mikun tend.-foli ajo me koken ulur. Ia ngriti koken ngadale dhe I dhuroi nje puthje ne balle.
-Te falemnderit Defne. Te falemnderit qe je mua.-dhe e kapi per dore. Pershendeti mikun e tij dhe u ulen te gjithe bashke duke biseduar e duke bere shaka.
