Shoferi iu ndihmoi me valixhet dhe me ne fund ata arriten ne shtepine e tyre te re. ishte nje shtepi shume e lezetshme, dy kateshe dhe me nje sallon gjigand. Dhomat e tyre ishin ne kat te dyte, afer njera tjetres. Defnes I pelqeu tejmase ajo shtepi ndersa Albanit nuk I beri pershtypje.
-Shume shtepi e bukur. Edhe kopshti shum I mire-foli ajo e entuziazmuar. E ai nuk nxorri asnje fjale, nuk eshte se I beri shume pershtypje. I dergoi rrobat ne dhomat e tyre dhe doli nga shtepia pa thene asnje fjale.
-Zot te lutem, me ndihmo ta kuptoj kete gjendjen tone. Cfare ka ai qe sillet keshtu me mua? Asgje si kam bere.-qau dhe loti I doli papritur. Rregulloi rrobat e saj dhe u nis per te dhoma e tij. Ishte e mbyllur me celes. Kjo ishte e tepert per te, ne shtepine e vet dhe te gjeje nje dhome te mbyllur. U ul ne pragun e asaj dere dhe qau deri sa lotet iu shterruan. Beri nje dush te shpejte dhe u be gati te dilte me miqte e saj. Fatmiresisht, duke dale erdhi edhe sherbetorja e shtepise te cilen e kishte punesuar gjyshja. Nje grua afer te 40-ve, pak e plote por shume e embel. Pasi u njohen, ajo mori canten dhe doli per tu takuar me miqt.
************************
-Si tu duk nata e pare e marteses?-e talli Bledi Albanin.
-Mire. Cte them. Pa asnje lloj emocioni Bled.
-Alban, mik. Perpiqu te shikosh anen e mire te Defnes. Nje vajze e shkelqyer, studente fantastike ku te gjithe e duan dhe besoj se do jete dhe nje bashkeshorte e mire.
-Ana e mire e saj eshte vetem bukuria, asgje tjeter. I do leket goca, ndaj u martua me mua. Per shkak te atij borxhi te mallkuar.
-Nuk besoj te jete ashtu, nuk e di, ajo sme duket e tille-foli Bledi pa te keq.
-Atehere pse pranoi te martohet me mua menjehere? Pse nuk priti pak sa te njihemi? Dmth ajo kishte qene ne rrjedha me ngjarjet qe do ndodhin, vetem ka pritur momentin qe ne te shkojme ta kerkojme.
-Mbase gjitha keto qe thua jane te verteta mik, por ne syte e saj shoh edhe dashuri. Sa here qe te shikon ty, shikimi I saj eshte I embel. Eshte perplot me dashuri.
-E ben per shtirje, per teater me beso Bled. Dashuria e saj pale ku eshte.
-Alban, mik jepja nje shance vetes. Shif edhe anet e saj te mira. Mendoi fjalet e mia. Nuk me duket e keqe mik, hiqe ate mendimin e borxhit nga koka.-dhe me aq e mbylli ate bisede.
*********************
-Nuse, dje u martove dhe sot menjehere ne kafe e. ci ke keto ti?-e talli mikja e saj Defnen e ajo nuk foli. Nje lot I paftuar I doli ne faqe e ajo u mundua ta fshinte.
-Martes I thenshin Blerina se mua me duket si nje funeral te betohem.-dhe piu nje gllenke kafe.
-Pse xhan? Cfare ka ndodhur? Mos me thuaj se jeni grindur menjehere?-dhe Defne I tregoi cdo gje Blerines. Kishte nevoje te shfryhej. Pasi biseduan gjere e gjate, mori rrugen per ne shtepi. Vetura e Albanit ishte ne oborr. U gezua kur e pa, mezi priti te hynte brenda e ta takonte, I mjaftonte vetem ta shihte.
-Mirdita-foli ajo e para kur hyri ne sallon dhe e gjeti ate duke shikuar tv.
-Tani vihet ne shtepi? Pa treguar se do dalesh. Ku ishe?-e pyeti ai por me shikimin ne tv.
-Ne kafe me nje mike. Me Blerinen, miken time..
-Ne rregull, ne rregull ste pyeta per detaje. Dhe mendoi se me aq u mbyll ajo bisede. Por jo, ajo shkoi dhe u ul afer tij.
-Alban, thuaje vetem nje fjale te lutem por me shiko ne sy. Cfare eshte kjo sjellja yte keshtu? Perse sillesh keshtu me mua? Cte kam bere?-dhe gjitha keto fjale ia tha me zerin duke iu dridhur. E urrente veten qe ishte kaq qaramane. E Albanit iu duk si nje tjeter aktrim nga ana e saj.
-Si te jete ndryshe kur neve jemi martuar pa u njohur? Ma thuaj, si?-foli kete here me shikimin nga ajo.
-Mire, por une cfare faji kam ma thuaj? Te kam lenduar ndonjehere? Te kam thene ndonje gje qe sduhet? Fol per ate Zot, pse sillesh keshtu me mua? Kjo ftohtesia yte me duket e pabaze.
-E pabaze? Heh-dhe beri nje buzeqeshje ironike.
-Shko ne dhomen tende, sdua te flasim me per kete teme, mire.-dhe ajo u largua. Edhe njehere tjeter u largua me zemren e thyer.
******************
Kaluan dite, e gjendja e tyre ishte e njejte. Ai as qe e kishte mare mundimin ta shifte ndryshe. Ajo ishte ne dhomen e saj duke u pergaditur per te shkuar ne fakultet, ndersa ai ishte ne kuzhine.
-Aman o Bled, leke sme ka kerkuar jo, por askush sma heq mendimin se ajo eshte martuar me mua per shkak te parave, te atij borxhi te mallkuar. E ti me thua te provoj ta njoh me mire? Jo mik jo, gjitha femrat jane te njejta. Edhe Defne eshte e tille, mund te betohem se po ia dhash nje shume te madhe parashe ajo do largohet.-fliste e fliste ai ne telefon pa e ditur se dikush po e degjonte ate bisede. Ktheu shpinen ngadale dhe syte I kapen ate, duke e shikuar me syte plot me lote.
-Flasim pastaj Bled. Ne rregull ne rregull, takohemi me vone-dhe me aq e mbylli ate bisede.
-Kjo..kjo eshte arsyea e sjelljes tende. Tani...tani kuptova shume gjera..-foli ajo me denese.
-Me vjen mire qe kuptove. Kshtuqe mos ma caj koken me pyetje idiote-dhe doli nga aty. as lotet e saj nuk I benin pershtypje.
-Ne mbremje do dal per tu argetuar. Po deshe shko te babai yt, po deshe rri ketu ne dhomen tende. Ti e di-dhe u largua furishem nga aty.
U shkaterrua duke qare, aq sa nuk e kishte degjuar as telefonin. Qau pa ndale dhe pse veten fajtore spo e bente. Me ne fund mblodhi ato pak forca qe I kishin mbetur, mori telefonin dhe u nis per ne shkolle. U mundua ta fshinte dhimbjen me nje buzeqeshje te sforcuar, por dhimbjen e zemres si ta fshinte? Aty e kuptoi se Albani kurr sdo e donte.
![](https://img.wattpad.com/cover/167652991-288-k360133.jpg)