-Po moter, ne shtepi jam. Po po, ju pres shpirti motres. Me ka mar malli per ju-po fliste Defne ne telefon me te motren pasi e percollen gjyshen. E Albanit I lindi nje ide ne koke. Telefonoi ne pune dhe ju tha se sot sdo shkonte. Pasi Majlinda arriti ne shtepine e tyre me te atin, Defne pergaditi nje dreke shume te mire. Qendruan per ore te tera aty dhe ja ku I poshteri e nxorri koken.
-Majlinda deshiron sonte te qendrosh ketu te ne? defnes do I behet qejfi shume.-dhe qeshi duke e shikuar Defnen e ajo ia leshoi nje shikim plot inat. Nese Majlinda qendronte aty sonte, Defne do duhej te flinte akoma ne dhomen e tij.
-Moter, si ti kesh planet ti. Nese ke pune ne shtepi, ose per te mesuar une te kuptoj.
-Ne fakt dua shume te qendroj sonte ketu por sdua tju pengoj.
-Cfare pengese xhan, kjo eshte edhe shtepia yte-qeshte Albani kur e shihte ate te acarruar.
-Ne rregull, sonte do qendroj ketu pra. Ba, a mundem?-e I ati pohoi me koke.
-Ne rregull, me leje tani. Une po shkoj ne shtepi, kujdesu per vajzat e mia bir.
-Si syte e ballit zoteri. Por mos u merakosni, do I them shoferit tju dergoje.
-Jo o bir mos u merakos, shkoj vet.
-As qe behet fjale zoteri, shoferi ju pret ne oborr-dhe I telefonoi atij ta dergonte zoteri Agonin ne shtepi. U pershendet me te bijat dhe u nis per ne shtepi.
-Eja sonte nga ne, kam dhe mysafir.-I shkruajti ai nje sms Bledit.
-Ne rregull, por me nje kusht. Sdua grindje mes jush.-ia ktheu ai.
-Pa merak,se edhe po deshem smundemi te grindemi. Kam kunaten ketu-dhe me aq e mbylli biseden me te. Pas gjysme ore zilja ra dhe Majlinda shkoi ta hapte deren.
-Mirmrbema-foli Bledi I pari.
-Mirmbrema, urdheroni.-foli ajo me miresjellje.
-Me falni se mbase ju shqetesoj por erdha ta shoh Albanin. Jam Bledi, miku I tij-dhe ia zgjati doren.
-Majlinda, motra e Defnes-dhe ia zgjati edhe ajo doren. Bledi ishte disa vite me I madh se ajo por ishte goxha I pashem. Pasi u futen brenda, takuan ciftin ne sallon.
-Mirmbrema pellumba, se mos po ju pengojme?-I talli Bledi. Kur ne fakt ata ishin duke u grindur me fjale. Defne e pershendeti e para dhe shkoi ne kuzhine te merte dicka per te pire.
-Te ndihmoj edhe une shpirt, me prit-I foli Albani per ta acarruar e ajo e shikoi shtrember.
-Mos me thuaj shpirt, mire.-I bertiti kur u futen ne kuzhine.
-Pse? Cte keqe ka? Jam burri yt kshtuqe mund te te quaj si te ma doje qejfi.-deshironte ta acarronte deri ne maksimum. Vdiste per fytyren e saj nervoze.
-Je burri im ne letra, mos harro. Ske asnje te drejte te tallesh me mua apo tme ofendosh. –mori pijet ne dore dhe u largua. E Albani e kuptoi se do ishte shume e veshtire te luftonte me te. Ishte nje kokforte qe se kishte shoqen. Qeshi me vetveten dhe iu bashkangjit shoqerise ne sallon.
***********************
-Nuk e di Shpresa, nuk e di. Por Defne nuk mu duk edhe shume e lumtur ne martesen e saj. Sdi, nuk ishte edhe aq e buzeqeshur apo...uf...sdi si ta them.-I tha Agoni te shoqes.
-Mendoj se keto jane parashikimet e tua te kota. Normal qe do grinden ndonjehere, por kjo sdo te thote se sjane te lumtur. Hajde tani, shtrihu dhe pusho.-dhe vet e ktheu koken nga ana tjeter te flinte. Nuk eshte se brengosej ne eshte e lumtur Defneja ose jo, fundja nuk ishte vajza e saj.
************************
-Une nuk e dua aspak kete loje, luajme dicka tjeter-u ankua Defne kur kuptoi se do e luajne lojen E VERTET OSE SFIDE. E dinte se Bledi do bente ndonje te pabere.
-Aman moter, mos u bej femi se loje eshte.-kembenguli Majlinda dhe ajo pranoi. Loja filloi dhe ishte radha e Bledit te pyeste.
-Majlinda ke qene ndonjehere e dashuruar?-dhe ajo uli koken nga turpi.
-Ne rregull, nese nuk do ske pse pergjigjesh moter-I ndihmoi Defne.
-Jo, skam qene asnjehere e dashuruar. Per mua, dashuria ka kohe, akoma jam e re. –u pergjigj ajo e sinqerte, si te ishte nje femi. Bledit I pelqeu ky mendim, edhe pse ishte me I madh se ajo 4 vite. Rradha ishte e Defnes.
-E vertet apo sfide?-iu kthye ajo Albanit.
-Sfide-qeshi ai I lumtur. Ajo u mendua paksa dhe me ne fund fytyra I buzeqeshi.
-Do dalesh ne oborrin e shtepise dhe do bertasesh UNE JAM BUDALLA.
-Jo, kurr se bej kete. Harroje-u ankua.
-Vet e kerkove xhan-qeshi Defne fitimtare dhe I shkreti doli jashte duke bertitur UNE JAM BUDALLA. Pasi u fut brenda, radha ishte e Defnes.
-E vertet apo sfide nuse?-e pyeti Bledi e ajo u mendua.
-Sfide.-u pergjigj ajo me te shpejte e Bledi vetem qeshi.
-Puthe burrin tend. –dhe ia beri me sy Albanit.
-Ska problem, me gjithe deshire-u ngrit nga vendi tere krenari dhe iu afrua Albanit. Ai ia afroi faqen por ne momentin e fundit levizi koken dhe buzet e tyre u bashkuan. Puthje qe zgjati pak me shume, e qe te dyte e humben sensin e kohes. Kishin harruar se nuk ishin vetem, kollitja e Bledit e nderpreu ate moment magjik.
-Mbarojme me kaq kete loje, te shkoj te bej kafe-ia preu shkurt Defne dhe te tjeret u pajtuan. Sapo u fut ne kuzhine, u mbeshtet per muri dhe instiktivisht syte I mbante te mbyllur. Preku buzet ku I kishte puthur Albani dhe u ndje shume e lumtur.
-Zot me ndihmo ta kuptoj kete situaten tone-dhe filloi duke I bere kafet kur ndjeu dy duar te ngrohta qe ia rrethuan belin. Me syte e mbyllur u kthye per tu ndeshur me fytyren e embel te Albanit.
-Al...alban.-mezi arriti ta thoshte emrin e tij e ai vazhdonte duke e shikuar embel.
-Edhe une njejt si ti.. edhe une e shijova shume ate puthje.-dhe bashkoi ballin e tij me te sajin pastaj I la ca puthje te vogla aty.
-Te ndjej Defne, te ndjej shume. Rri sonte me mua, te lutem mos u largo nga dhoma jone-dhe iu afrua serish per ta puthur. Kete here puthja zgjati me shume, dhe ishte me pasionante. Duart e saja lundronin ne floket e tij ndersa ai ia kishte kaluar floket prapa veshit. Ishte puthje pasionante, plot dashuri. Kete here askush nuk ua prishi kete moment magjik.
-Flasim me vone,mire. Ti dergoj kafet une-foli ajo e para pasi u shkeput prej tij. Nuk deshironte te tregohej e lehte. E ai aprovoi me koke, fundja e dinte se e kishte ofenduar shume ate dhe po ta refuzonte, duhej ta kuptonte. Ndaj nuk kundershtoi aspak por e kuptoi dhe e respektoi deshiren e saj.