Nje e trokitur u degjua ne dhomen e saj dhe zemra e saj brofi. Ajo e dinte se kush ishte, por I ruajti emocionet.
-Hyr-u degjua nje fjale e thate nga ana e saj.
-Mund te flasim pak? Te lutem.-kembenguli ai.
-Per cka? Besoj se mes nesh te gjitha jane thene. Ofendime, mashtrime, tradheti etj etj.
-Te lutem Defne, te flasim qete, pa urrejtje. Ta..shpetojme martesen tone.
-HAHAHAHA cilen martes shpirt? Ajo e jona eshte vetem ne leter apo jo? Sa per sy e faqe..aaa mos me thuaj se..gjyshja te ka fshire nga testamenti?-ishte radha e saj tani te fliste.
-Lere ate dreq testament por me degjo...
-Mos u brengos shpirt, do flas une me te. Do I them qe emri yt te figuroje ne testament sepse I gjori, sakrifikoi jeten e tij per para. Ti aspak mos u brengos e, ma ler mua kete pune-vazhdonte me ironine e saj ajo.
-Mbylle ate dreq teme aman por me degjo. Ate dite me vjolen, ti ke keqkuptuar gjithcka. Sot ne mengjes..
-Kuptova ate qe duhej ta kuptoja, as me pak e as me shume. Divorcin do e nenshkruash dhe pike. Tani jam une ajo qe sdua te rri e martuar me ty. Me kuptove? Dhe mos u brengos, ne document nuk ke asnje detyrim ndaj meje. Si ish gruaja jote, nuk kam kerkuar asnje gje nga pasuria yte. Madje, pas disa diteve e mar diplomen. Dhe do punesohem, do punoj dite e nate per te ti shlyer ty borxhet.
-Ske asnje borxh ndaj meje, jo materialisht te pakten. Mjafton te flasim per lidhjen tone.
-Lidhja jone ka perfunduar, vet I dhe fund asaj. Per shkak te nje keqkuptimi, me poshterove para gjithe shoqerise tende. A ishe ti vet ai qe me pate thene dikur se per cdo keqkuptim, te flisnim njehere me njeri tjetrin. Kete premtim e kerkove nga une dikur, e ate nate, ti e shkele ate premtim.
-Ajo bisede..ajo bisede mu ngul si thike ne zemer Defne, me beso kam vuajtur edhe me shume se ti.
-Ajo bisede Alban. Deshiron ta dish te verteten? Meqe neser do e nenshkruash divorcin, atehere meriton ta dish te verteten. Te pakten mos te te mbes borxh per nje shpjegim.-dhe mori fryme thelle per tja shpjeguar situaten.
-Ajo bisede kishte te bente me motren e Denisit. Kishte dite qe Denisi ishte I merzitur, kishte problem me dhendrin dhe motren e tij, por per shkak te operacionit te babit ai sme tha gje, se sdonte te me brengoste. Kur e ftova per ditelindjen tende, ai sdeshi te vinte sepse pak caste me pare...ishte grindur me motren e tij.-dhe pushoi pak. Skishte fuqi te qendronte ne kembe, ndaj vendosi te ulej.
-Motra e tij e kishte genjyer, I kishte thene se I shoqi e ka rrahur e malltretuar, e Denisi kishte shkuar per ta rrahur. Por situata kishte qene komplet ndryshe, ishte motra e tij qe e kishte braktisur bashkeshortin pasanik dhe ishte ne lidhje me nje djal tjeter. Pasi mbarova biseden me Denisin, I lajmerova Blerines dhe I tregova arsyen se pse Denisi smund te vije. Ne bisede e siper, une I tregova asaj fjalet qe motra e Denisit I kishte thene per burrin e saj. Nje mesazh qe ajo ja kishte derguar dashnorit te saj e Denisi e kishte zene ngushte.
Flaschback
-Blerin shpirt, Denisi mbase nuk vjen sonte. Kishte shume problem me motren e tij.
-Cfare problemesh shpirt? Se ca gjera mi ka thene ai.-u pergjigj Blerina konfuze.
-Po ja, skishte qene fajtor burri I saj po vet motra e Denisit. Denisi ia kishte lexuar mesazhin ne telefon, ku ajo kishte shkruar me te dashurin.
-Motra e Denisit e tille? Sme besohet Defne. Cpo flet aman?
-Po po xhan, madje Denisi kishte humbur kontrollin dhe e kishte goditur te motren. Femer e pacipe. "-Tani e kam gjithe dashurine e tij, besimin dhe vemendjen e tij, por me kryesorja pasurine. Nuk e di I shkreti se cfare po e pret. Askush nuk I tha tme besonte verberisht"-u ndal per disa minuta sepse nje kokdhimbje e kapi.
-Ja pra xhan, keto gjera I kishin ndodhur Denisit te shkrete.
-Te flasim me te Defne, ta bindim te vije me ne. te pakten e heq mendjen nga stresi-foli Blerina e shqetesuar.
-Nuk e di a do pranoje Blerine. Por fol ti me te, nese sbindet I lajmerohem dhe une. Mire? Hajde te puth, ika se me vjen burri nga puna.-dhe me aq kishte perfunduar biseda e tyre.
End of flaschback
-Une..se di si ndodhi te betohem, une e degjova vetem ate pjese ku ti flisje per para a ku di une, pastaj u largova sepse..
-Sepse e kishe me te lehte te mendoje se te kam tradhetuar sesa te hyje brenda ne dhome e te kerkoje sqarim. Sikur ti sqaronim gjerat ate nate, keto sot sdo kishin ndodhur.
-Mire, e pranoj se kam gabuar. Por, edhe une mos mendo se isha I lumtur keto dite.
-Madje shume do thoja une. Ju pash ate dite me vjolen ne lokal, ishe goxha I buzeqeshur e , mos e moho.
-E bera kastile, sepse te pash nga larg e doja te te beja xheloze-u pergjigj I sinqerte ai.
-Jam, jam shume e lodhur. Te lutem dil jashte tani. Naten-dhe ia beri me dore nga dera e ai shkoi.
-Tani eshte radha ime te bej me ty ate qe ti bere me mua Alban-u pergjigj e vendosur per mengjesin e te nesermes, mengjes me plot te papritura.
****************
-Dreqi ta haje, dreqosa cdo gje-perplasi ca gjera mbi tavoline dhe I shkuli floket nga nervozizmi. Spo e zinte vendi vend, mallkonte veten qe nuk ishte futur ate nate ne dhome per ti sqaruar gjerat me Defnen,. Mallkonte veten qe ishte treguar aq budalla, por ne ato momente skishte reflektuar. Imazhi I ngjarjes se para disa viteve I ishte shfaqur perpara dhe kishte menduar se po I ndodhte serish e njejta gje. Mori paketen e cigares dhe doli ne ballkon per tu qetesuar. Qendroi aty gjate deri sa u zbardh dita, dhe vetem kur e pa veten ne ballkon, kuptoi se kishte qene budallallek te kalonte naten aty. por gjeja qe e habiti me shume ishte se kush e kishte mbuluar me batanije? Sepse ai e dinte shume mire se kur kishte dalur ne ballkon, nuk kishte mare batanije me vete.