Mengjesi kishte ardhur e ata ishin zgjuar ne krahet e njeri tjetrit, te lumtur per mbremjen e kaluar.
-Mirmengjesi virgjeresh? Si ma bere gjumin?-foli ai I pari. Ajo ishte akoma pergjumesh dhe po I ferkonte syte.
-Si me the si? Princesh apo degjova gabim?
-Ehe po, me ate mendje rri ti .-dhe qeshte pandale.
-Per zotin do te vras po me quajte edhe njehere ashtu.-filloi duke e goditur lehte ne gjoks e ai vetem qeshte.
-Ne rregull ne rregull, ja e mbylla. Hajde tani te zbresim poshte shpirt. Kam shume uri.
-Edhe une jam e uritur, por duhet te nxitoj per ne universitet.
-Si thua sikur sot te mos shkosh?-dhe ia ledhatoi fytyren lehte e ajo I dhuroi nje puthje. Vazhduan te putheshin edhe m,e shume, e me passion. Puthjen e thelluan, derisa Defnen iu kujtua se sot kishte shume pune ne universitet dhe iu desh ta nderpriste ate moment magjik.
-Shpirt ...eja zbresim...poshte..kam pune ne universitet.-e hoqi batanijen dhe u nis per ne kuzhine.
-Erdha erdha o virgjeresh-qeshi dhe u ngrit edhe ai nga shtrati.
-Cme the cme the?-I erdhi papritur nje fjale ne vesh.
-Hmmm asgje princesh-dhe vrapoi I pari per ne kuzhine e ajo po e ndiqte.
********************
-Ne rregull teta Blerta e bej une, por kam frike se me hidherohet Albani.-foli Vjola duke I lyer buzet me buzekuq.
-Beje ate qe te thashe, nuk te hidherohet jo pa merak. Edhe ai mezi pret te ndahet prej saj.
-Me fal por mua smu duk ashtu. Albani ishte I dashuruar me gruan e tij.-dhe keto fjale e plasen Blerten.
-Uffff...degjo Vjola nese ste intereson Albani, nese sje e afte ti ndash, ma thuaj.
-Jo jo, e bej une pa merak. Por serish kam pershtypjen se ata te dy duhen shume-dhe e mori canten e doli.
-Budallaqe e gjore. Se mos do te mar ty per djalin tim. Femer me dy gram tru-mermiriti Blerta ne vete.
****************
-Ma thuaj pra, si kaluat mbrem me Albanin per ditelindje? E vazhduat festen ne shtepine e juaj.-kembengulte te dinte Blerina por nuk mori pergjigje. Ajo e kishte ulur koken.
-Lere se e mora me mend. –qeshi dhe e perqafoi shoqen e saj.
-Aman o Defne eshte burri yt moj.
-E di xhan por ti me njeh, dhe e di se sdua te flas per gjera te tilla.-dhe te dyja ia plasen te qeshures.
-Mua do me ftoni ne grupin tuaj apo smundem-tha Denisi dhe I pershendeti.
-Eja xhan eja, se pa ty ky grup nuk ben-I tha Defne e lumtur kur e pa. vazhduan per disa minuta me biseda te ndryshme dhe erdhi koha te kthehej ne shtepi. Priste per Albanin, I kishte thene se do vinte ta merte por kot. Ai nuk po dukej asgjekundi. Mori ne taxi dhe u nis per ne shtepi. Ne moment te fundit ndryshoi mendje, shkoi ne kompanine e tij per tja bere surprize.
-Mirdita, zoteri Albani a eshte ne zyre?-e pyeti sekretareshen embel.
-Mmmm. Po aty eshte zonja Defne. Por...
-Ne rregull xhan, falemnderit-dhe mori rrugen per te zyra e tij. Dera ishte pak e hapur dhe mund te degjonte e te shihte gjithcka.
-Edhe une njejt Vjola, se dua aspak, sme pelqen fare por ndonjehere shtirem se e dua.
-Mmmm nuk e dija kete sekret tendin-u ngrit nga vendi dhe iu afrua ne menyre provokuese. Duart ia vendosi ne qafe dhe u ul ne prehrin e tij ndersa ai e mbante koken ne dokumenta.
-Vjola cpo...-dhe nje puthje mes tyre shkaterroi nje shpirt te pafajshem, e beri te thehej copa copash. Mbylli deren lehte dhe vrapoi per nga dalja.
-Vjola cbere? Je ne vete moj?-dhe fshiu buzet me mengen e bluzes.
-Me fal por doja shume ti shijoja buzet e tua. Ti me cmend Alban.
-Ndersa ti mua jo. Jam I martuar vjola dhe shume I dashuruar. Tani te lutem, dil nga zyra ime dhe mos eja me ketu.-dhe ia beri me gisht nga dera. Ajo doli por e lumtur deri ne maximum, ia kishte arritur qellimit.
****************
Agoni spo ndihej mire, seq kishte nje parandjenje te keqe. u shtri ne sallon dhe Shpresa iu afrua gjoja si e merzitur.
-Agon cfare ke? je zverdhur i teri?
-Nuk e di Shpres, por sjam mire. diqka me shtrengon ne gjoks, sikur....sikur diqka do te ndodh.
-Aman o burr jane vetem mendimet e tua se asgje e keqe sdo ndodh. shtrihu e pusho pak. Do e shohesh, kur te zgjohesh do jesh tjeter njeri-dhe u largua qe aty gjoja si e merzitur.