Dita e shumepritur erdhi. Fustani I bardhe I rrinte per mrekulli. Rrezatonte e tera. Njerezit betoheshin se nuse me te bukur kurr skishin pare. Edhe dhendrri dukej me I pashem, akoma me serioz sec ishte. Por jo I lumtur si ajo. Per Albanin, kjo martese ishte fallco, martes per interes. Dhe u betua se jeta e saj ne shtepine e tij do ishte me e keqe se ferri. Perfundoi punet qe I kishte dhe zbriti poshte per tu takuar me prinderit. Jeta e tij, qe sot do ndryshonte rrenjesisht, per mire apo per keq, koha do e tregonte.
**********************
Pasi mbaroi rituali I marteses, ku Albani u mendua pak si shume per te thene pergjigjen pozitive, me ne fund ai ankth per te mori fund. Festa vazhdoi ne shtepine e tij gjigande ku ishin te ftuar shum mysafire.
-Bijte e mi te dashur, akoma nuk ua kam dhene dhuraten time per martes-foli gjyshja shume e entuziazmuar nga dasma dhe te gjithe e shikuan te habitur.
-Ju kam blere nje shtepi sepse cifti I sapomartuar ka nevoje te jetoje vetem per ca kohe. Kshtuqe sdua kundershtime aspak-foli me ashper kur e pa se Albani deshi te kundershtonte.
-Gjyshe por..
-Alban, te ka gjyshja shpirt. Plotesoma dhe kete deshire aman. Vetem per ca kohe do jetoni atje, pastaj po deshet kthehuni serish ketu, mire-dhe ju buzeqeshi embel. Festa po kalonte per mrekulli, vetem Albani rrinte si I hutuar. Ne mendje I vinin kujtimet nga e kaluara. Momentet e lumtura me te, dhe ne fund zhgenjimi. Nuk donte qe e njejta ti ndodhte dhe me Defnen. Ajo nuk mund te jete e njejte si ish e dashura e tij.
-As mua sme duket e tille vella-I foli miku I tij Bledi.
-Cka? Kush?-pyeti Albani konfuz.
-Po mendoje me ze dhe tu pergjigja. Defne nuk eshte e tille me beso. Nuk duket si ajo vella.
-Eshte dhe me e keqe Bledi. Por kjo I ben fshehurazi, ndersa ajo nuk turperohej.
-Ti e di. Por kam frike se do pendohesh per kete mendim. Smund ti fusesh te gjitha femrat ne nje thes. Pse ajo te deshi per leke, sdo te thote se te gjitha jane te njejta.-vazhdonin te flisnin ne sallonin e shtepise.
-U martua per leke vella, per ta shpetuar babain nga borxhi. Po te ishim njohur ne rrethana te ndryshme mbase do isha dashuruar me te.
-E kush te tha se ajo nuk ndjen per ty Alban? E ke pyetur ndonjehere se si ndihet ajo nga kjo ftohtesia yte?
-As qe ma ndjen, kshtuqe lere kete bisede te lutem. Ferri e pret ne shtepine tone te re-me kaq e mbylli biseden dhe iu bashkangjit te tjereve.
**********************
-Jam pak e lodhur Alban, te ikim ne shtepine tone?-e pyeti ajo me miresjellje.
-Shko po deshe, une do rri dhe ca.-u pergjigj ftohte. Dhe njehere tjeter, ajo e perbiu ftohtesine e tij. Skishte cte bente tjeter, vetem te luftonte per tja fituar zemren. Kur me ne fund te gjithe u larguan, ai shkoi ne dhomen e tij per te pushuar. Ishte vone per te shkuar ne shtepine e tyre te re.
-Mere dhe Defnen bir, e sheh se e ka zene gjumi ne divan?-I tha gjyshja me embelsi.
-Ne rregull gjyshe, tani. Dhe e lekundi ate nga krahu qe te zgjohej.
-Eja shkojme ne dhomen time, neser shkojme ne shtepine tone.-I foli sa per sy e faqe dhe I ndihmoi te ngrihej.
-Ti do flesh ne divan, ndersa une ne krevatin tim. Ne rregull? Ne shtepine tone te re, secili do e kete dhomen e vet. Atje do flejme ndaras-dhe filloi ti hiqte rrobat e te vishej me komod.
-Ne...ne rregull.. si te duash-dhe syte I hodhi nga divani I vogel. Si do flinte aty? pse ai sillej keshtu me te? C'I kishte bere valle?-mendoi por pergjigje nuk gjeti. Mori pizhamet e saj dhe shkoi ne banjo te nderrohej, I vinte turp nga vet bashkeshorti I saj. Pasi doli, e pa ate ne ballkon me nje gote vere ne dore.
-Nuk do flesh? Vajti vone-I foli me embelsi por ne shkembim mori nje shikim plot urrejtje.
-Vazhdo ti, se une kam pune-dhe ia ktheu shpinen. E ajo shkoi te flinte si te ishte nje e pastrehe, e pambrojtur. Ashtu iu duk vetja ne ato momente, aq e ulet ne syte e tij. Thua se aq e shemtuar ishte saqe Albani nuk ia hidhte syte as per nje sekonde? Por kishte nje shikim plot me meri, urrejtje. Gjera qe Defne nuk ia gjente shkakun. U shtri te flinte me mijera mendime ne koke, pyetje qe pergjigjet spo I dinte.
********************
-Si fjetet mbrem pellumba?-I pyeti gjyshja kur I pa te dyte duke zbritur nga shkallet..
-mmmm..deshi te fliste e shkreta por fjalet I ngelen ne fyt.
-Shume mire gjyshe, si te sapomartuar.-dhe u ul ne tryeze I pari. Kjo gjendje e ftohte, gjyshes nuk I shpetoi por e la me aq. Per momentin sdo kembengulte me shume, por qe do I bashkonte ato, do e bente.
