-E dreqosa punen o Bled, e dhjeva fare-po fliste me mikun e tij balle per balle. Menjehere pas ndodhise se fundit, e kishte thirrur ate te bisedonin.
-Kete here cfare bere o Alban? Ma thuaj-dhe ai I tregoi cdo gje me detaje.
-Hallall te qofte mo burr, sa I forte je ndaj nje femre. Perveq fjaleve edhe e paske goditur. Bravo-dhe syte I ishin mbushur paksa me inat. Nuk e njihte me Albanin.
-Ishin fjalet e saja qe..
-Mjaft me justifikime, mjaft Alban. Po te ishte e tille, ajo do te kerkonte leket qe I ke thene. Por ajo spaska pranuar.
-E di qe gabova paksa por cte bej, situate me doli nga kontrolli.
-E lendova pak po thua? Jo jo..Nuk e di cte them mik, shpresoj qe ajo nje dite te ta fale. Se une ne vendin e saj sdo e beja kurr. E ke lenduar shume me beso.
-E di, ufff. Sdi cte bej. E pranoj se me dhimset, se e kam lenduar por kjo sdo te thote se kam ndjenja per te.
-Ate ti e di, por uroj qe nje dite mos te jete vone per ty mik.
********************
Vendosi qe mos te qante me, ai sja vlente aspak qe ajo te derdhte lot per te. Beri nje makiazh te lehte dhe u nis per ne universitet. Pershendeti Bledin dhe atij as qe ia hodhi syte. Per here te pare, Albanit I pelqeu dukja e saj.
-Per ku keshtu?-e pyeti ai gjoja si I painteresuar.
-Per ku tma doje qejfi. Adresen po deshe ta dergoj me mesazh.-dhe doli pa pritur per pergjigjen e tij. U takua me te motren, por nuk I tregoi gje.sdonte ta merakoste. Punen ne butik ku kishte punuar, e kishte lene. Ishte ne perfundim te diplomes, do diplomohej kete vit dhe do punonte fort per ta kthyer ate borxh.
******************
-Dhe me ne fund erdhe-foli ai I acarruar kur e pa oren kur u kthye ajo.
-Deshiron gje apo kot per muabet po me mban?
-Ne kete ore kthehet nje grua e martuar ne shtepi? Eshte ora 20:00 dhe une sdi gje ku ishe.
-Ne 2 te nates kthehet nje burr I martuar ne shtepi? I dehur dhe I plagosur. Per me teper, godet gruan e tij me shuplake.-dhe Albani ia beri me sy mos te vazhdonte por ishte vone, veshet e gjyshes I degjuan ato fjale.
-Cka cka? Perserite edhe njehere ate fjale Defnee-e ajo u shtang. Nuk e kishte ditur se ajo ishte aty.
-Gjyshe...gjyshe si je?-mezi arriti pa pyeste.
-Leri fjalet bije, por perserite ate qe the.
-Jane fjale bosh gjyshe, pastaj une vet e kisha fajin. I thash ca fjale te renda qe sduhej.-u mundua ta mbronte Albanin.
-Nejse, per kete do flasim njehere tjeter. Darka eshte gati femije, ejani ne kuzhine-dhe vet shkoi e para.
-Do rrije ca dite te ne, keshtu deshi ajo. Rrobat e tua jane ne dhomen time.
-Por pse...
-Si pse? Ta kuptonte gjyshja qe flejme ndaras?-dhe me aq e mbylli ate bisede. Shkuan per te ngrene darken edhe pse skishin shume uri. Ndodhite e sotmshme I kishin merzitur te dyte.
*********************
-Naten e mire gjyshe-dhe u larguan per ne dhomen e tyre. Pasi u rehatuan me rrobat e gjumit, u shtrine per te fjetur.
-Ajo eshte ana ime e krevatit. Kshuqe ma liro vendin-e talli ai. Deshironte ta zbuste situaten me lojera,por I doli huq.
-Aha, ne rregull. –dhe doli nga ana tjeter e krevatit. Nuk foli asgje me shume, as naten e mire as asgje. Tani sjellja e saj atij I pengonte, nuk ishte mesuar qe femrat tja kthejne shpinen.
-Njeriu I edukuar te pakten thote naten e mire. Jo per gje, por je dhe me shkolle.-e talli serish.
-Naten.-dhe mbeshtolli trupin me batanije. Dhe ja ku filloi lufta e batanijes,terhiq njeri terhiq tjetri. Dhe me ne fund u degjua nje zhurme.
-U vrave?-e pyeti ai I brengosur kur e pa ate ne toke. Ajo sberi ze, vetem rrinte e shtrire.
-Defne, je mire? Eja ngrihu, une te ndihmoj.-dhe e shtriu ngadale ne krevat. Mori dhe nje batanije tjeter dhe e mbuloi. I pelqeu sjellja e tij por nuk e dha veten. Ktheu koken nga ana tjeter, dhe ashtu e kishte zene gjumi. E ndersa ai nuk beri gjumi me sy, tere naten e kaloi duke e shikuar. Duke menduar se si do ishte jeta e tyre po te njiheshin ne tjera rrethana?
************************
Nje dore e lehte rendonte mbi gjoksin e tij, e ai ishte pergjumesh per te kuptuar se kush ishte. E ajo, me koken mbi gjoksin e tij dhe duart rreth barkut, flinte e qete. Nje pamje fantastike, po ti shihte dikush do mendonte se jane te dashuruarit e shekullit.
-Mirmengjesi pellumba.-bertiti gjyshja per ti zgjuar. E para ishte Defne qe u zgjua nga zeri I saj, dhe ferkoi syte per ti dale gjumi. Kur e pa veten afer trupit te tij, u ngrit me te shpejte. Thua se kishte fjetur mbi gjemba.
-Shtrihu prap, se mjaft mire ishe-e talli ai.
-Zgjohu se gjyshja po na pret.-dhe shkoi ne banjo per te kryer rutinen e perditshme.
-Edhe ty mirmengjesi grua-vazhdoi me talljet por si pergjigje mori nje perplasje te forte dere. Pasi mbaruan, zbriten poshte ku po I priste gjyshja.
-Bije si je? Si fjete?-e pyeti Defnen.
-Mmmm...shume mire gjyshe, ti?
-Normal qe mire, mbi gjoksin tim flije si qengj. Po qe rendoje shume-I peshperiti Albani lehte ne vesh dhe ajo I gjuajti ne krah.
-Gjyshe e sheh se sa po vuaj?-qeshi lehte ai. Se bashku me te qeshi dhe Defne, por e hoqi buzeqeshjen kur hasi ne syte e tij.
-Defne bije, pasi te mbarosh fakultetin, do te punesoj ne firmen tone. Dhe sdua kundershtime-foli gjyshja prere.
-Me gjithe respektin per juve gjyshe, por nuk pranoj. Ju falemnderit per oferten, por sdua.
-Por pse bije? Edhe do kesh pune, edhe do jesh afer burrit tend.
-Gjyshe, dua vet te gjej pune. Pa ndihmen e askujt. Fundja, jam e zonja e vetvetes. jam rritur dhe jam shkolluar me forcat e mia.-filloi te fliste me kunja.
-E di bije, I di te gjitha. E di se me sa veshtiresi jeni rritur dhe jeni shkolluar.
-Por kurr nuk na ka munguar dashuria dhe edukata e prinderit. Jemi rritur si skamnore, e pranoj, por luksi nuk me ben pershtypje. Kshuqe do gjej pune sa per harxhimet e mia. Sdua te jem e varur nga askush-dhe syte I hodhi nga Albani. Pasi mbaroi me mengjesin, kerkoi leje dhe u ngrit. Do shkonte ta takonte atin. I mungonte shume. Mori canten dhe doli duke e pershendetur vetem gjyshen.
-Po burrin tend sdo e pershendetesh? Mos ki turp bije, e kuptoj rinine e sotshme une.-e talli gjyshja e ajo deshi sdeshi u afrua dhe e u be gati ta puthte Albanin ne faqe. Por si dreq qe ishte, levizi pak koken dhe buzet e tyre u ceken. Nje puthje e shpejte, e lehte. Puthja e pare e tyre. Sa e cuditshme jeta, kishin gati se dy muaj te martuar dhe ajo ishte puthja e tyre e pare.