Shkoi ne univerzitet ndryshe nga heret e tjera. Syte e enjtur nga te qarat nuk I shpetuan dy miqve te saj te cilet u habiten kur e pane ashtu. Nuk kishte secrete mes tyre, ndaj ju tregoi cdo gje.
-Do e gjejme nje zgjidhje xhan, mos u merakos.-I tha shoqja e saj Blerina.
-Defne, nese do mund ti them motres time te te mer ne butikun e saj, ajo ka nevoje per nje punetore. Dhe paga eshte e mire- I ofroi ndihme Denisi, miku I tij qe nga shkolla fillore. Ishin si vella e moter. Ndersa me Blerinen ishte njohur qe ne shkolle te mesme.
-Do ta dija per nder Denis. Ju falemnderit shume te dyve-dhe I perqafoi miqte e saj.
-E cdo besh tash? Ke mare ndonje vendim?-e pyeti Denisi. E ajo mbeshteti koken ne mur, me e brengosur se kurr.
-Akoma nuk e di Denis. Nuk e di se cdo bej.-dhe vazhdoi me mendimet qe ia turbullonin koken. E vetmja gje qe I ishte fiksuar ne mendje ishte se ata ne mbremje do shkonin te ajo per te kerkuar nje pergjigje, e fatin e familjes se saj ajo e kishte ne dore.
***********************
-Alban bir, sonte jemi te ftuar ne darke te nje miku im. Te lutem me shoqero, keshtu do edhe gjyshja jote. Nese nuk pranon, ajo acarrohet.-I tha Dritani djalit te tij I cili ishte duke punuar ne zyre dhe mendjen e kishte vetem te dokumentat perpara syve e fjalet e te nuk I degjoi me vemendje.
-Ska problem per mua baba-dhe vazhdoi duke I kontrolluar dokumentet. Dritani u gezua shume dhe doli menjehere nga zyra, para se Albani te pednohej. Dhe ja pra, mendimi I tij u realizua.
-Baba prit. Cka? Darke?-kaq tha pasi dera u mbyll dhe ai mbeti si I ngrire. Deshi sdeshi, fjalen e dha dhe kthim prapa skishte. Pika e tij e dobet ishte gjyshja Stela, nje plake mjaft e zgjuar qe e donte nipin e saj me shume se cdo gje. Ai ishte lumturia e saj, dhe per te do bente cdo gje.
********************
-Cte vesh sonte, nuk e di Blerina te betohem-foli e brengosur Defne.
-Hmmm, kam nje fustan te bukur une, pikerisht per mbremjet si kjo. Eshte pak I thjesht por shume I bukur.
-Jo jo, sdua te pispillosem. Lere se do gjej dicka.-u justifikua ajo.
-Po po e di se cdo gjesh, xhinse dhe blluze, aman ma ler mua kete pune ne dore.-dhe shkuan ne shtepine e saj. Pasi mbaroi pune atje, u kthye ne shtepine e vet ku e gjeti te atin te shtrire ne divan dhe koken e mbante me dore. Ajo pamje ia shpoi zemren, gjendja e te atit ishte shume keq. Tanime skishte asnje dyshim per vendimin e saj.
-Bije, ne darke do na vijne mysafir. Po deshe zbrit dhe pershendeti pak. Pastaj vazhdo me mesimet-I foli ai me miresjellje.
-Po babush, pa merak. Ketu do jem-e puthi te atin ne faqe dhe u mbyll ne dhomen e saj. Perqafoi fort te motren dhe I tregoi cdo gje. Majlindes iu dhims shume Defne, u mundua ta bindte qe mos te martohej ne ate menyre por ishte e kote ,zgjidhje tjeter skishin. Mbremja erdhi dhe dera e shtepise se tyre trokiti. Ishte vet Defne qe e hapi deren e para. E veshur me nje fustan te zi shkurte deri te gjunjet, floket kacurrela dhe nje make up te lehte, e bene te dukej si nje princesh. Bukuria dhe thjeshtesia e saj ua mori mendjen te gjithve saqe ngelen duke e shikuar e asnjeri spo futej brenda. Pasi u pershendeten dhe I ftoi te uleshin ne sallon, u afrua ta mbyllte deren por nje dore e ndaloi:
-Me falni-foli nje djalosh brun dhe I gjate, I bukur sa ska. Dhe ajo ngeli si nje e cmendur duke analizuar bukurine e tij aq sa kishte harruar ta mbyllte deren dhe tia zgjaste doren djaloshit perpara syve te saj.
-Mirmbrema zonjushe, jeni mire?-pyeti ai me fytyren e ngrysur. Keto darka I urrente. Deshira e tij ishte te mbyllej ne dhome me ore te tera duke lundruar ne internet, ose ne ndonje club me miqte e tij te ngushte.
-Mmmm...mirmbrema, me falni.-ia zgjati doren dhe ajo dhe e ftoi te futej brenda. Nje prezantim I shkurter, nje bisede e kote, brockulla nga ana e familjes se tij, ja ky ishte mendimi qe Albani kishte krijuar per mbremjen e sotme. I vetmi mendim I bukur ishte ajo, Defne kacurrelesja, qe me buzeqeshjen e saj, dukej sikur e ndriconte ate dhome paksa te vjeter. Shikoi dhomen perreth, iu duk nje shtepi goxha e varfer, nuk ishte tip qe I dallonte te varferit nga te pasurit, por u habit se clidhje kishte babai I tij me keta njerez? I la keto mendime menjeane dhe u fokusua ne biseden e tyre. Fjalen e kishte mare gjyshja e tij e cila sic duket kishte ardhur e pergaditur.
-Pra zoteri Agron, pa e zgjatur shume po dal direkt e ne teme. Sic e ka zakoni, kemi ardhur per te kerkuan doren e vajzes suaj Defnes per djalin tone Albanin.-fjale qe I shtangu dy te rinjte. Defne nuk e priste qe ai te ishte Albani. E kishte paramenduar ndryshe, ndonje rrugac e tullac qe sben gje vetem bredh larte e poshte. Ose ndonje barkmadh qe nuk eshte I afte te gjej vet fatin e jetes. Por se ky ishte Albani, mendja sja merrte.
-Gjyshe...cpo thua?-foli ai I pari. Si duket ideja e fejeses e trembi shume aq sa I hodhi nje shikim kercenues te atit.