Defne ishte bere gati per te dalur, po e priste Albanin te kthehej nga puna I cili ishte vonuar sot. Hoqi tutje mendimet negative dhe u fokusua ne dhuraten qe do ja bente Albanit per ditelindje, formonte fjali nga me te ndryshmet por per dreq, asgje spo I vinte ne mendje. Si tja thoshte, si tja fillonte fjalimin. Vendosi qe te fliste ato qe do I vijne aty per aty ne mendje, fundja ne disa raste, fjalet jane te teperta. Telefonoi serish Blerinen per ta pyetur ne ishte gati dhe u dakorduan qe pas nje ore te takoheshin te lokali.
****************
Shpirti po I dhimbte nga gjithe ai zhgenjim. Mallkonte veten si e lejoi qe kjo ti ndodhte serish, per here te dyte nje vajze po e zhgenjente e ai smbushej mend. Force per te levizur skishte, sdinte as ku te shkonte e ku te defrehej. Me hapa te ngadalte u ngrit nga divani, doli jashte dhe ndezi makinen per tu larguar qe aty. ai vend po ja merte frymen, I dukej sikur edhe ajri I mungonte. Pasi vajti ne lokal, piu ca gota por pa e tepruar dhe mori guximin te bente namin sonte.
-Jam te lokali ********* smunda te vij te te mar, eja po te pres.-me kaq e mbylli biseden me Defnen pa pritur pergjigjen e saj. Te ftuar ne ate lokal ishin gjithe miqte e tij dhe te Defnes, ca familjare. Defne e habitur nga ai mesazh, nuk e zgjati shume temen por priti te vinin ta mernin. Pas disa minutave erdhen Majlinda Blerina dhe Denisi. Te gjithe u nisen per te lokali qe kishte zene Albani, Bledi vecse kishte arritur atje. Ishte I vetmi qe e kuptoi se disi situate ishte e tensionuar.
-Alban, sme dukesh mir vella. Ka ndodh gje?-e pyeti mikun e tij.
-Jo asgje vella, super jam. Aq mire, aq I lumtur saqe te gjithe do habiteni nga fjalimi im.-ia ktheu tere mllef.
-Cfare fjalimi/? Per cka po flet? Aman te lutem, cfare do dreqosesh sonte?-e pyeti kete here shume I brengosur.
-Aman o Bled si ben dhe ti, asgje e keqe sdo ndodh, pa merak. Vetem se do heq nje brenge nga vetvetja.-la goten ne tavoline dhe u largua per ti pershendetur miqte e tjere. Pas disa mintuash arriti Defne dhe te tjeret por ai e anashkaloi komplet ate, duke I pershendetur vetem te tjeret. E asaj, vetem nje pershendetje te thate.
-Alban cfare ke? Pse sillesh keshtu me mua? Ka ndodh ndonje gje?-e pyeti ajo e brengosur.
-E kush tha se ka ndodh gje? Nga I nxjerr keto ide te kota?-ia ktheu I revoltuar.
-Se di, ma thuaj ti. Kjo sjellja yte sme duket e hijshme.
-I tille jam une. Smund te ndryshoj. Me leje tani dhe u largua.
*************
Muzika ishte per mrekulli, atmosfere fantastike. Te gjithe po kenaqeshin kur papritmas aty erdhi edhe mysafirja e paftuar.
-Po ti? Ckerkon ketu? Kush te ftoi?-I bertiti Defne e ajo vetem qeshi.
-Une e ftova. Pse? Ke gje kunder?-u pergjigj Albani aty per aty.
-Cfare kerkon kjo ketu Alban? Ma shpjego te lutem.
-Vjola eshte mikja ime dhe une smund ta deboj vetem pse ty ste pelqen. Vjola, je per nje vallezim?-dhe ia zgjati doren e ajo pranoi me kenaqesi.
-Jo jo, kjo eshte kulmi. Tani do e shohe ai-po turfullonte ajo perbrenda. Por per nje moment muzika u ndal, ne sfond u vendua nje kenge e lehte. Albani shkoi me vrap aty para se Defne te largohej dhe mori mikrofonin per te mbajtur nje fjalim:
-Miq te dashur, mirmbrema te gjithvve dhe ju falemnderit per prezencen tuaj, ma keni zbukuruar diten. Pra, shumica prej jush e dini se sot eshte ditelindja ime, ata qe se dijne le ta mesojne-po fliste percart ai. Fjalet I perziente ngaqe inati e kishte kapluar.
-Njehere e nje kohe, une isha shume I dashuruar me nje vajze, mendoja se edhe ajo ndjen te njejten per mua. Ishim shume te lumtur, derisa nje dite...nje dite e zura ate ne shtrat me nje mikun tim..-dhe syte I mbante nga Defne.
-Qellimi I saj paska qene pasuria ime. Mori nje shume te madhe parash dhe u largua, me braktisi. Interes pra, ske cti besh-dhe ndaloi aty.
-Per cka po flet ky tani? O zot e ka humb mendjen me duket o Bled-iu drejtua Defne atij. Asnjeri spo kuptonte asgje.
-U sherova nga ajo humbje, nga largimi I saj. Dhe me vone, me vone Zoti dergoi ne jeten time nje vajze qe sot eshte gruaja ime-dhe syte I ktheu ka ajo.
-Ajo qe sot eshte gruaja ime, ka te njejtat qellime si ish e dashura ime. Pra, edhe kjo u martua me mua per shkak te parave, per ta shlyer borxhin e babit te saj ndaj nesh.-dhe ia beri me gisht nga Defne e syte e te gjithve ishin kthyer ka ajo. Lotet mbuluan faqet e saj e kembet spo e mbanin. Zbriti nga aty dhe iu drejtua asaj.
-E di, e kuptova vone se edhe ti je martuar me mua per shkak te parave por ska gje. Ndjenjat I kemi reciproke, e di?-dhe urrejtja kishte zene vend ne syte e tij.
-Al..Alban per ate zot mjaft. Mjaft se po shkaterron keshtu a se kupton? Nga I nxorre gjithe keto perfundime?-e pyeti ajo me lote ne sy.
-E di se sme do, e di se je martuar me mua per shkak te parave. Te gjitha I di, por pa merak sepse kjo martese I ka qellimet e njejta.
-Per cka po flet?
-Aman Defne akoma se ke kuptuar se as une nuk te dua? U martova me ty per shkak te testamentit te gjyshes. Ky ishte pra kushti I saj, o te martohem me ty o ajo do me fshinte nga testament. Ndaj pranova kushtin e saj, jo se te dua.-dhe aty e zbrazi gjithe urrejtjen qe e mbante perbrenda. E nje shuplake e forte I erdhi papritmas ne faqe.
-Mallkuar qofsh, mallkuarqofsh sot e 1000 vjet-I bertiti ajo ne fytyre .