Kapitulli 10

1.1K 53 12
                                    


-Po dal pak jashte te ajerosem, kthehem pas pak.-I peshperiti ajo ne vesh Albanit e ai vetem pohoi me koke. Pas disa minutash, ne sfond filloi serish nje muzik e lehte, kenga e preferuar e Defnes. Menjehere u kthye brenda por Albanin nuk e gjeti aty. syte I kapen ate duke vallezuar me Lejlen.

-Shko prane tij Defne, mos e ler vet te shkretin.-I foli Bledi.

-Nuk qenka vet o Bled, qenka ne shoqeri mjaft te mire.-dhe u ul e acarruar. Rrotulloi syte disa here, por shikimin e mbante nga ata. Kur perpara syve iu servir nje pamje qe sdo e deshironte kurr, nje puthje mes tyre qe zgjati mjaftueshem per te kuptuar se ajo ishte e tepert aty.

-Defne, qetesohu te lutem. Mos I keqkupto gjerat- I tha Bledi kur e pa budallallekun e mikut te tij.- Ajo gjithmone I eshte vardisur nga pas.

-Dhe ai spaska kundershtuar kurr mesa shoh. Naten Bledi-mori canten dhe doli furishem nga aty.

-Lejla, cbere? Pse e bere kete?-e largoi ai Lejlen kur e kuptoi gabimin qe beri. Syte I shkuan ka tavolina, dhe u gezua kur e pa se Defne nuk ishte aty. nuk e dinte se Lejla e kishte bere me qellim kete kur e kishte pare ate te futej brenda.

-Me fal Alban, nuk munda te kontrollohem. Me fal te lutem, nuk perseritet me.-u shfajesua ajo.

-Normal qe sdo perseritet sepse une po iki. Te lutem, mos me dil me perpara. Kupto, per mua sje asgje vecse nje e njohur-dhe u largua qe aty. u ul ne vendin e meparshem duke pritur per Defnen.

-Mos e prit kot, ajo iku.-ia preu shkurt Bledi.

-Si iku? Pse ? kur?-pyeti I acaruar.

-edhe ajo si une, e pa ate skene dhe u largua. Sdo ndryshosh kurr mik, me fal qe ta them por nuk e meriton nje grua si ajo-dhe u largua edhe ai. Fjaleve te tij nuk I kushtoi vemendje por vrapoi si I cmendur per te kerkuar per te. Mori makinen dhe po voziste si I marre. Telefonit te saj I binte papushim por kot, I dilte I fikur.

***********************

-Je nje budallaqe e gjore neqoftese mendove se ai nje dite do dashurohet me ty. Ja cka je, nje e gjore, nje e pashprese-po mendonte ne vetvete. Taksia ndaloi para shtepise se tyre dhe ajo vrapoi per ne dhomen e saj. Nuk vonoi shume dhe ai arriti ne shtepi. I merzitur nga ajo ngjarje, vendosi te mos fliste gje. Te pakten edhe sonte do e shijonte prezencen e saj ne dhome, neser do flinin serish ndaras.

-Defne mund te flasim? Te lutem me degjo.-I foli I pari kur e pa ate te shtrire ne divan.

-Per cka te flasim Alban? Per martesen tone te rreme, per puthjen e juaj, apo per kete gjendjen tone? Me thuaj pra.-foli ajo me lote ne sy. E ai mallkoi veten qe e kishte bere serish ate te qante.

-Te betohem se ajo me puthi, me beso Defne. Une e largova menjehere.

-I gjori ti, kujdes se ndonje dite mund edhe te te perdhunojne.

-Defne mjaft, te lutem. Me degjo pastaj dil ne perfundimin qe ti don.

-Naten e mire Alban. Te pakten edhe sonte te fleme te qete ne kete dhome, neser shkon gjyshja jote dhe une shkoj te dhoma ime.

-Eja ne krevat Defne, shtrihu me mua te lutem. Sdua qe gjyshja neser ten a sheh keshtu.-por kot, ajo ktheu koken nga ana tjeter dhe e shperfilli komplet. Ora kishte shkuar 4 dhe asnjeri spo flinte, por as fjale spo nxirrnin. Ai mendoi se ajo kishte fjetur, u ngrit ngadale dhe e mori ne krahe. E shtriu ne krevatin e madh dhe vet kaloi nga ana tjeter e krevatit. Ajo ishte zgjuar, por ky gjest I tij I pelqeu pamase.

***********************

-Majlinda bije, do shkojme sot te Defne? Me ka mar malli per te.-e pyeti I ati te bijen.

-Shkojme baba, por njehere te flas me te. Ta pys se mbase ka plane te tjera.

-Ne rregull bije, si te thuash. Shpresa, ti do vish?-e pyeti te shoqen.

-Nuk mundem, do dal te bleje ca gjera per shtepi.-e ai vetem levizi koken. Skishte nerva te diskutonte me te qe gjithmone gjente arsyetime per te mos e takuar Defnen. E ajo mezi priste qe edhe Majlinda te martohej, nuk I donte asnjeren ne shtepi.

*****************

-Kush me solli mua ketu?-pyeti ajo gjoja si e habitur kur e pa Albanin duke u veshur.

-Edhe ty mirmengjes grua e dashur.-qeshi dhe ia beri me sy.

-Une po zbres poshte, gjyshja duhet te jete duke na pritur. –dhe u be te ikte por kemba I pengoi dhe perpak ishte duke u rrezuar kur Albani e kapi per beli dhe rane qe te dyt ne shtrat. Ai filloi ta ledhatonte me duar, ndersa ajo po e shijonte aq shume ate moment. Mbylli syte dhe lejoi qe duart e tij ta ledhatonin. Kur me ne fund ai u mat ta puthte, asaj iu kujtua skena e mbremshme.

-Une po zbres poshte, te lutem mund te hiqesh?

-Pse moj, shume mire jam keshtu. Madje nuk peshoj aq shume.-qeshi kur e pa ate me faqet e skuqura.

-Aman te lutem hiqu. Shko puthe ate tjetren.

-Xheloze xhan?

-Skam pse, fundja martesa jone eshte e rreme. Je I lire te dalesh me ke te duash.-foli ajo si per ta acarruar.

-E sigurt Defne? Se mos xhelozon pastaj edhe me shume.-e ajo mlodhi forcat dhe e largoi trupin e tij nga I saji. Zbriti poshte duke e ofenduar dhe u step kur e pa gjyshen ne koridor.

-Defne, cte beri kete here ai I poshteri? Ma thuaj se do e rraf per zotin.

-Asgje gjyshe, nje grindje e vogel. Por do kaloje-u mundua ta zbuste situaten.

-Mirmengjesi gjyshe, si fjete?-dhe e puthi ne faqe.

-Mir bir mir, por Defnen e shoh paksa te merzitur.

-Do I kaloje gjyshe pa merak, e njoh une ate.-dhe u afrua afer saj dhe I dhuroi nje puthje te lehte ne faqe e ajo e shikoi me inat.

BorxhiWhere stories live. Discover now