Pasi kaluan dy dite te mrekullueshme ne ate shtepi, vendosen qe te ktheheshin. Ai smund ta linte punen aq shume, ndersa ajo kishte frike per shkak te shtatezanise.
U kthyen ne shtepine e tyre mese te lumtur. Fytyrat e buzeqeshura I bene pershtypje te gjithve qe ishin aty.Nje surprize e kendshme nga gjyshja e cila kishte pergaditur nje dreke te veqante per rastin e pajtimit te tyre.
-Mirmbrema familje-folen te dy te lumtur. Defne vrapoi per ta pershendetur te atin ndersa Albani gjyshen qe e donte teper. Pasi mbaruan me pershendetjet, te gjithe u ulen per te ngrene dreke dhe per te festuar.
-Urime Defne, degjova se je shtatzene-I tha Blerta gjoja si e lumtur. Akoma nuk ishte penduar per gabimet qe I kishte bere.
-Ju falemnderit zonje.-qeshi ajo mese e lumtur. Por Blertes nuk I besonte Majlinda aspak, ndaj kishte vendosur ta paralajmeronte te motren. Befas dikush trokiti ne dere dhe Albani shkoi ta hapte.
-Po, urdheroni-e pyeti djaloshin me miresjellje.
-A eshte shtepia e zonjes Defne?-pyeti ai me fytyren e ngrysur.
-Po, dhe une jam bashkeshorti I saj. Ju kush jeni?
-Avokati I saj, Ermali. Erdha per ceshtjen e divorcit sepse...
-Shpirt kush eshte?-pyeti Defne pak larg. Me tu afruar aty u habit kur e pa avokatin ne dere.
-Pershendetje zoteri avokat, urdheroni.-foli ajo e habitur nga prezenca e tij ne shtepine e saj.
-Pershendetje zonje. Erdha te flasim per divorcin. Nese me lejoni...
-Ai divorc nuk do te realizohet-dhe e kapi Defnen per beli.-sepse ne, jemi pajtuar. Kshuqe mundeni lirisht ta grisni fleten-foli Albani tejet I acaruar. Kishte degjuar per kete avokat se e pelqente Defnen, ndaj xhelozia I shihej ne fytyre. E Defne arriti ta kuptonte mjaft mire sjelljen e tij.
-Zoteri Ermal, ceshtja e divorcit u anulua. Kerkoj ndjes por..
-Shpirt, ske nevoje te japesh shume sqarime. Neser e paguaj per sherbimet qe I ka bere deri sot dhe aq. Me kaq mbyllet ky muabet-foli ai serish me xhelozi.
-Alban ndalu njehere, mire. Te flas une me te-nderhyri ajo.
-Ejani brenda, mos rrini aty-e ftoi ajo me miresjellje por ai mohoi.
-Jo zonje, ju falemnderit. Ne rregull, pra ceshtjen e divorcit po e anuloj. Ju uroj fat.-ia zgjati doren dhe u largua.
-"Ju uroj fat"-e perqeshi Albani dhe ajo qeshi me shpirt.
-Xheloz shpirti im?-e provokoi ajo e damaret ne ballin e tij ishin fryre nga xhelozia.
-Kush? Une? Xheloz per ate avokatush? Po me nenvlerson grua.
-Duket duket, sje aspak xheloz-qeshi ajo dhe ia preku hunden.
-Skam pse shpirt, ai mund te te shikoje pa ndale, por ti me perket vetem mua-dhe e puthi fort.
-Futemi brenda se lam nam. Xheloz dreqi-dhe vrapoi e para. Pasi dreka mbaroi dhe te gjithe u shperndane neper shtepite e tyre, Majlinda qendroi per te bere thashetheme me te motren. Kur ne fakt I tregoi cdo gje per lidhjen e saj me Bledin.
-Shih shih njera, edhe e ke fshehur nga une-beri fytyren e te merzitures Defne.
-Shpirti motres, ti ishe e zene me burrin tend ,skisha si te tregoja-dhe te dyja qeshen.
-Mund ta di arsyen e kesaj buzeqeshjeje aq te madhe?-I pyeti albani kur u fut ne dhome. Dicka kishte ndodhur edhe ai e dinte, por kurr sdo besonte se Bledi dhe Majlinda do lidheshin.
-Majlinda ka beret e dashur shpirt.
-Shume mire, e cka ka ketu per te qesh moj budallaqe-e talli ai e ajo I gjuajti me jastek.
-Epo mire, kjo budallaqja sdo te tregoje se kush eshte I dashuri I saj.-e talli ajo.
-Mendoj se ndonje djal, mesa I di preferencat e Majlindes, sbesoj te jete vajze-dhe te tre ia plasen te qeshures.
-I dashuri I saj quhet...Bledi-dhe Albani e nxorri ujin nga goja. Kete lajm nuk e priste.
-Bledi...bledi miku im? Se besoj, jo se besoj-dhe mbeti I habitur.
-Miku yt pra, fiks ai e ka ngacmuar motren time.
-Prit iher, shif se cdo I punoj.-dhe mendja e Albanit po pjellte dicka. E lajmeroi Bledin per ta ngacmuar.
-Vella si te kam?
-Mire ja, po behem gati te dal. Ti si je?
-Mire mire, ja ne shtepi, vetem. A dalim gjuajm naj pjeshke?-dhe mezi e mbante te qeshuren.
-Dil vet po deshe, une sdua-kundershtoi Bledi me te paren.
-Pse ore? Defne ka shkuar te babai I saj, jam I lire sonte te dal e te defrehem. Eja se ngele beqar, do ta gjejme edhe ty nje nuse-dhe ia beri me sy Majlindes.
-Rrofsh vella, por sdua. Kam gjet une nusen time. A fjalet e tua tani direkt do ia percjell Defnes, mos me thencin Bled-dhe qeshi me te madhe.
-Ja ketu eshte, mere e thuaji cte duash-dhe ia zgjati telefonin Majlindes. Ashtu kaluan ate pasdite te mrekullueshme, dhe kur erdhi nata Defne ishte e para qe u dorezua, skishte me fuqi te rrinte ne kembe. Sa e vuri koken ne jastek, gjumi e zuri menjehere.
*********************
-Gjithcka gati zonje. Plani do realizohet kur te thoni ju.
-Ne rregull, keto dite do ju tregoj kur ta zbatoni. Sdua asnje gabim, perndryshe ju vrava-kercenoi Vjola ne telefon.
-Pa merak zonje, jane cuna te stervitur dhe te sprovuar me ksisoj pune.
-Ne rregull, do jemi ne kontakt.-dhe e mbylli telefonin.
-Shijoni keto dite sa te mundeni Albanush, sepse do I kerkoni por sdo I keni. Eshte koha qe te paguash per gjitha poshtersite qe mi ke bere-dhe u fut brenda ne shtepi mese e lumtur. Pershendeti te atin dhe shkoi ne dhomen e saj. Babai I saj e kuptoi se dicka nuk ishte ne rregull me te, por nuk I tha gje. Me e keqja ishte se aid he zoteri Dritani ishin miq te mire, asnjehere nuk I kishin bere dem njeri tjetrit. Smund te thuhet se kishin miqesi te vjeter, por mardhenia mes tyre ishte shume e mire.
Plani per ti ndare Defnen dhe Albanin duhet te kishte sukses, kishte bere gjithe ato pergaditje.