Kapitulli 18

1K 52 6
                                        

-Ishte fjala per shkollen. Une kete shkolle qe e kam kryer, e kam bere per hir te familjes, se trashegimtar tjeter te pasurise ska perveq meje. Nese une nuk I ndiqja hapat e babait, firma dhe pasuria mund te shkonin ne dreq. Une kisha deshir te behem mjek, por hoqa dore nga endrrat e mia dhe iu perkushtova familjes. Ndaj ne ato momente po flisnim per punen time, ajo tregonte se kishte dashur te behej modele por I ati sia kishte plotesuar deshiren. Dhe une I thash se as une nuk e dua kete drejtim por e mbarova per shkak te familjes. Madje as ata nuk e dijne kete gje, para tyre shtirem kinse vertet ky eshte profesioni qe e dua.-ia tha te gjitha keto me nje fryme.

-Puthja qe e pe, ishte nga ana e saj. Une isha me koken ulur, duke kontrolluar ca dokumenta, as qe e prisja nje gjest te tille nga ajo. Sidoqoft, Bledi ishte aty kur e debova ate nga zyra. Ai pa dhe degjoi cdo gje. Defne spo nxirrte fjale, si duket ishte nxituar paksa me perfundimin.

-Po deshe beso, po sdeshe skam cka bej. Me leje tani-dhe u ngrit e shkoi per ne dhomen e tij. Ishte lodhur nga mosbesimi I saj. E ajo filloi te dyshonte, mbase ishte nxituar pak dhe e kishte gjykuar gabimisht. Serish nuk ishte plotesisht e sigurt, serish kishte dyshime. E vetmja mundesi qe I ngeli ishte te fliste me Bledin, ta pyeste nese ishin te verteta fjalet e Albanit. E ai ia konfirmoi cdo gje, fundja kishte qene aty kur kishte ndodhur ajo mosmarveshje. E falenderoi per cdo gje, dhe u ul te mendonte. Te shkonte ti kerkonte falje kishte frike nga reagimi I tij, mos te shkonte sbente, sdonte te flinte vetem sonte. Degjoi zerin e zemres dhe shkoi prane tij.

-Hyr-u degjua nje ze I lodhur por edhe mjaft I deshperuar.

-Hmmm...mund te hyj?-e pyeti ajo paksa e turperuar nga mosbesimi qe tregoi ndaj tij.

-Vecse je brenda, hyr hyr mos ngurro-dhe vazhdonte te luante me telefon.

-Dua..hmmm...dua te te kerkoj falje. Me fal, e di se nxitova paksa.

-Paksa? Aman Defne, me thuaj drejt. Cte beri te ndryshosh mendje? Sepse deri para pak minutash desh me mbyte me mosbesimin tend.

-Epo ja, ti me the se Bledi kishte qene aty. dhe kur e pyeta ate, ai me konfirmoi cdo gje. Se ajo bushtra vet te eshte ofruar dhe se...

-Prit prit.. me ke bisedove ti?-pyeti ai tani me nervat ne kulm.

-Me Bledin dhe ai me tregoi..

-Dmth ti me shume I beson atij se sa mua. Dmth duhej konfirmimi I tij qe ti te bindesh se une ste kam genjyer.

-Jo Alban degjo..

-Te lutem, mbylle me kaq. Mjaft se e teprove me. Mjaft te lutem-dhe u ul rendshem ne krevat. Ky ishte momenti me I keq per te sesa mosbesimi I para disa minutave. Domethene, ajo I besonte me shume Bledit sesa atij.

-Degjo Alban, une sdua te mendosh se ste besoj. Thjesht mu duken pak apsurde fjalet e tua dhe ndaj...

-Ndaj kur e konfirmoi Bledi, ti me besove menjehere. Se perndryshe as qe do e kishe mar guximin te vije ketu. Lere me kaq ,mjaft u be per sonte-dhe u ngrit nga krevati e ia hapi deren.

-Mire, te lendova. Me fal te lutem, por me degjo njehere. Eja te flasim..

-Defne te lutem, shko ne dhomen tende. Se per sonte e ke tepruar. Naten.-dhe ia beri me dore te dilte. E asaj si ngeli gje tjeter vecse ta degjonte. Fundja, vet ishte fajtorja.

********************

-Po po zonja Blerta, plani po ecen mire-po fliste Vjola ne telefon.

-Me thuaj cdo gje me detaje, si ndodhi? Si reagoi ajo?-pyeti e lumtur Blerta.

-Sekretareshen e tij e degjova duke I thene se ajo doli e merzitur e acaruar, domethene na ka pare bashke duke u puthur. –dhe gezimi dallohej qarte ne zerin e saj.

-Shume mire, vetem se bej kujdes Vjola. Po e zbuloi Albani, na urren te dyjave per tere jeten. Naten tash-dhe ia mbylli tel pa pritur pergjigjen e saj.

*****************

Kaluan disa dite dhe gjendja e tyre ishte kthyer si ne fillim. Ai paksa arrogant ndersa ajo e lodhur nga ajo situate. Sot kishte provimin e fundit dhe nuk ishte pergaditur aspak. Mezi e kaloi ate provim dhe rendi jashte per tu qetesuar. Nje parandjenje e keqe e kishte kapluar zemren e saj. Nuk I kushtoi vemendje por vazhdoi rrugen per ne shtepi, as Blerten dhe Denisin nuk I priti te dilnin nga fakulteti.

-Nese ke mbaruar me provimin, te vij te te mar-I erdhi nje sms nga Albani dhe ja ku fytyra e saj buzeqeshi. U lumturua pamase nga ato fjale.

-Sapo dola nga fakulteti, po te pres. Te puth.-dhe ia dergoi mesazhin. Nuk u vonua shume dhe Albani erdhi.

-Sonte do vijne prinderit e mi te neve per darke. Do dalim te blejme ca gjera.-ia preu shkurt ai.

-Ne rregull, shume mire do bejne.-dhe ngadale ngadale zgjati doren e saj per ta puthitur me te tijen. Ai spo bente naze, e ajo e mori hapin e para.

-Me ke munguar shume. Akoma sme ke falur?-heshtje serish, asnje fjale.

-Me shaj, me thuaj cte duash vetem mos me deno me heshtje te lutem. Me heshtjen tende mua me vret, sepse per mua ti je gjithcka Alban. Te dua shume. Te lutem, mos me deno me largesine tende-dhe nje lot I paftuar I doli nga syte. Aq iu desh atij qe te ndryshonte mendje. Ndaloi makinen afer dyqanit ku shkuan per te blere ca gjera dhe ia ktheu koken nga ana e tij.

-Defne, per cdo gje qe do ndodh mes nesh, per cdo keqkuptim, betohu se fillimisht do konsultohesh me mua pastaj do nxjerresh perfundimin. Mire?

-dhe ajo pohoi me koke.

-Tani perserite edhe njehere ate fjale, se me paska mare malli ta degjoj-e ajo iu hodh ne perqafim si nje kotele. Afer veshit I peshperiti fjalet TE DUA dhe kaq iu desh atij ti versulej buzeve te saj.

-Eja tani te futemi brenda, sonte sme shpeton-dhe I qeshi ne menyre provokuese.

-Pervers I dreqit-qeshi ajo dhe dolen nga makina te kapur per dore. Here here ai e ngacmonte per ndonje goce aty, e ajo xhelozonte.

-Fytyra yte kur behesh xheloze me cmend fare.-e talli ai.

-Po po si jo-bente ajo si femi e ai qeshte dhe e perqafonte.

-Te dua moj budallaqe, asnjera sme hy ne sy perveq teje.-dhe e puthte pandale.


BorxhiWhere stories live. Discover now