Situata ishte tensionuar goxha shume dhe asnjeri prej tyre spo e permbante veten.
-Per cfare me mallkon moj? Pse po tregohem I sinqerte? Te pakten une e them ne surat ate qe e mendoj, nuk shtirem.
-Do pendohesh Alban, te betohem qe do pendohesh por do jete vone.-dhe fshiu lotet me mengen e dores.
-Per cka te pendohem? Qe po I heq qafe njerezit qe sme duan?
-Kete perfundim nuk e di nga e ke nxjerr, por me beso, per kete poshtersi do pendohesh per tere jeten. Do me lutesh ne gjunje. Heret apo vone, e verteta del ne shesh.-mori canten dhe u largua. E atij as qe I behej vone, shkoi prane banakut dhe piu edhe ca gota te tjera, deri sa u be tape. Bledi tentoi disa here te fliste me te por kot, alkooli e ben te veten.
********************
Mengjes. Koka po I rendonte se tepermi, I dukej sikur e gjithe shtepia ishte mbi koken e tij. Hapi syte ngadale dhe iu kujtua nata e kaluar. Iu duken te pakta fjalet qe ia kishte thene Defnes. U ngrit ngadale qe aty dhe shkoi te pinte nje kokerr kunder kokdhimbjes. U ngjit per ne dhomen e tij por per cudi ajo sishte aty, dhoma ishte e zbrazet. Nuk e vrau mendjen, beri nje dush dhe u be gati te shkonte ne pune. Nuk I interesonte ne ishte gjalle ajo apo e vdekur.
-Sigurisht ka shkuar te I dashuri. E lumtur qe me ne fund u ndame.-dhe perplasi fort duart per timonin.
**********************
-Mirmengjesi Bled. Ce ke kete surat sikur pale cka u be?-e pyeti me ironi. Por per fatin e tij te keq, nje grusht goditi faqen e tij.
-Je cmendur gje apo si e ke hallin?-e pyeti duke bertitur.
-Vdeksh ishalla qe e lendove aq shume ate. Ste vjen turp nga vetja ore?-dhe I bertiti me ze te larte.
-E pse turp? Sepse ofendova nje lavire. Aman o Bled, hapi syte. Ajo te gjithve na genjeu. Pa arsye, as une sdo kisha reaguar ashtu.
-Arsye? Cila eshte ajo arsye e forte per ta ofenduar ashtu gruan tende ne sy te te gjithve?
- E degjova me veshet e mi Bled. E degjova teksa fliste me te dashurin e saj ne telefon, disa ore para ditelindjes time-dhe ia tregoi fjalet qe kishte degjuar.
- Jam I sigurte se eshte ndonje ke qkuptim. Ajo nuk eshte e tille. Ajo mbrem deshi te te bente surprize.. ajo eshte...
-Mjaft me, sdua ta degjoj emrin e saj. Po deshe te jesh miku im, ate mos e permend.-dhe I bertiti kete here shume forte.
-O I cmendur ajo eshte...
-Bled, o mbylle gojen o dil jashte edhe nga zyra ime edhe nga jeta ime-dhe ia beri me dore te dilte.
-Do pendohesh Alban, me beso, por do jete shume vone.-dhe ia perplasi deren.
**********************
-Aman moter mos qaj, nuk ja vlen me beso-po e ngushellonte Majlinda Defnen e cila qe mbrem kur kishte ndodhur rasti, skishte vene gjume ne sy. Tere naten vetem kishte qare. Kishte vendosur te kthehej ne shtepine e saj te femijerise, shtepine e tij sdo e shkelte kurr me kembe.
-Vetem nje gje dua ta di, pse ma beri kete? Pse me dha shpresa te kota moter. Si do ta rris une kete femi vet? Pa babaaaaa-bertiti kete here.
-Qetesohu moter, une jam ketu dhe do jem gjithmone me ty. Harroje ate mascara, sja vlen ta mendosh. Qe sot e tutje mendoje vetem femijen tend.-dhe e perqafoi fort te motren.
******************
-Mirdita te gjithve-I pershendeti Albani prinderit e tij. Pasi I perqafoi forte, I ftoi te mlidheshin te gjithe ne sallon.
-Dua vetem tju informoj se kam vendosur te ndahem nga Defne. Se shpejti do divorcohemi-lajm qe I shokoi te gjithe e sidomos gjyshen.
-Si si? Perserite edhe njehere-I bertiti gjyshja.
-Do ndahem prej saj gjyshe mire me degjove.
-Por pse"? na thuaj arsyen pse do ndaheni?
-Sepse..sepse nuk e dua gjyshe. Ti vet me pate thene se nese nuk arrin ta duash, divorcohu. Dhe une e kuptova se nuk e dua, skam pse te rri me dike qe nuk e dua-dhe fytyra e Blertes shendriste nga lumturia.
-Kete punen e divorcit do e diskutojme me vone. Tani me leje, kam pune-dhe u largua gjyshja me te shpejte. Kur doli jashte telefonoi Defnen por ajo e kishte telefonin e mbyllur. Telefonoi ne shtepi dhe telefonin e hapi sherbetorja.
-Zonje, zonja Defne mbrem ka shkuar te babai I saj. Nuk e di cka ndodh por ajo nuk eshte ketu.-me aq e mbylli telefonin dhe shkoi te shtepia e saj e dikurshme.
-Mirdita..urdheroni urdheroni zonje-e ftoi Shpresa ate brenda.
-Falemnderit. Defne ketu eshte?
-Po, ne dhomen e saj. Ta therras po deshet.
-Jo jo do shkoj une te ajo nese se keni bezdi.
-Ju lutem cfare bezdisje. Urdheroni ketej-dhe e dergoi ne dhomen e saj. Ajo ishte e shtrire ne krevat e vetem qante. Me te hyre gjyshja aty, kur e pa gjendjen e saj e kuptoi se dicka kishte ndodhur.
-Bija ime e bukur, mjaft mos qaj me. Por me thuaj se cfare ka ndohur?-dhe lotet serish ia mbuluan fytyren kur e kujtoi naten e kaluar.
-Ai..ai me la gjyshe. Me braktisi. Me braktisi sepse kurr sme deshi.. por me keqja...-dhe u ndal, smund te fliste me.
-Me e keqja cka bije? Vazhdo.
-Me..poshtersoi para te gjithve. Me ofendoi ne menyren me te keqe-dhe u struk ne perqafimin e saj.
-Si ashtu? Pse e beri bije? Me sa e njoh une nipin tim, ai kurr nuk ofendon dike. E sidomos ne prani te dikujt tjeter.
-As une se kuptova gjyshe, sjellja e tij ishte si mos me keq. Per me teper kishte ftuar edhe Vjolen, dukeshin te lumtur se bashku.