Xhaxha Dritan si je? Babi te ben shum te fala.-foli shpejte e shpejte sikur ta kishte mesuar tekstin permendesh.
-Mire bije, falemnderit. Te fala beji dhe ti. Si eshte ai?
-Mire mire, si zakonisht. I njejti ka ngel- dhe filloi te luante me floket.
-Bije nuk luhet me floket ne tryezen e bukes, nejse mirserdhe-foli prere gjyshja dhe Defnes I shpetoi nje buzeqeshje.
-Alban, sa shume je rritur. Edhe je bere me I bukur-dhe shkoi ta perqafonte. I la nje puthje te forte ne faqe ku buzekuqi kishte ngelur aty.
-Barbi plastike-peshperiti Defne dhe Albani e degjoi. Qeshi me te madhe saqe te gjithe e shikuan.
-Kerkoj ndjese, mu kujtua dicka ndaj qesha ashtu-dhe syte I mbante nga Defne.
-Sa xheloze je, aman hiqe thiken nga tavolina se do besh ndonje gje-I peshperiti lehte ne vesh.
-Shko hiqe buzekuqin nga fytyra, shume keq dukesh-ia preu shkurt ajo. Por si e menqur qe ishte, mori nje facolete dhe po ja pastronte faqen.
-Po kjo ketu kush eshte? Apo ndonje "mike"e Albanit?-ironizoi fjalen mike.
-Mike I thenshin e dashur, jam gruaja e tij Defne.-dhe ia zgjati doren por ajo la thate. Albani si I menqur, mori doren e saj, I dhuroi nje puthje te lehte dhe I buzeqeshi embel.
-Gruaja? Po ti sme the se ai eshte martuar Blerta, perndryshe sdo vija kurr ketu-dhe te gjithe hodhen shikimin nga Blerta.
-Ah o Zot, kur do mbushet me mend kjo goce? Pse eshte kaq pa tru?-mendoi Blerta me veten kur kuptoi se te gjithe po e shikonin ate.
-Ti vet me the se do vish bije, nuk e pash te hijshme te te tregoj per martesen e tij . pastaj, gjithcka ndodhi shpejt e shpejt-dhe e shtrengoi lehte ne krahe si per ti thene ta mbyllte gojen.
-Me leje gjyshe, une do shkoj te flej.-u ngrit Defne nga tavolina kur e kuptoi kurthin e Blertes. Pershendeti te gjithe, puthi gjyshen ne faqe dhe u largua.
-Rri edhe pak Alban te lutem, mos u largo menjehere-foli ajo bishtperdredhura dhe Albani skishte cte bente. Qendroi edhe per pak minuta aty duke degjuar brockullat e saj.
-Tani do iki dhe une Vjola, me vjen keq por jam I lodhur. Naten-dhe nuk priti per pergjigjen e saj por ia mbathi shpejt e shpejt.
-Ke gjume apo po me prisje mua?-I foli Albani I pari. Por kot, ajo spo nxirrte asnje fjale. Edhe pse ishte akoma zgjuar, sdonte ti kthente pergjigje.
-Paske fjet dmth. Ne rregull, une po zbres poshte. Skam cte bej, sme flihet-dhe u be kinse po dilte nga dhoma.
-Kthehu shpejt se per Zotin te vras.-I foli me ze te ulet kur e pa te fshehur prapa dere e ai qeshi si femi.
-Pse moj? Ti ishe duke fjetur e une skam gjume. Cte bej une I shkreti-qeshte me shpirt nga fytyra e saj.
-Po zbrite poshte, I them gjyshes se flejme ne dhoma te ndara. Pasojat ti I mban. Tani shtrihu se une kam gjume. Naten-dhe u kthye nga ana tjeter. Deshi sdeshi, u shtri afer saj per te fjetur, edhe pse gjumi I kishte ikur.
*****************
-Mirmengjesi pellumba, si ma bête gjumin?-I pershendeti gjyshja kur I pa duke zbritur nga shkallet. Vjola ishte ulur ne sallon, me nje fustan te shkurter me shalet jashte. Albani beri sikur e shikoi por si shkembim mori nje pickim ne krah.
-Mirmengjesi edhe ty gjyshe. –e puthi ai ne faqe gjyshen ndersa asaj nuk ia hodhi syte. Habitej me te, si kishte mundur te trukohej aq shume qe ne mengjes? Apo flinte me make up. Edhe Defne I pershendeti te gjithe, dhe u ulen ne tavolinen e ngrenies.
-Sa dite do rrini ketu Vjola? – e pyeti Blerta si per inat.
-Nuk e di akoma zonje, kur te mbaroje babi me punet-fliste me gojen mbushur plot.
-Mire bije, por mbaro njehere ushqimin pastaj fol-I tha gjyshja tere ironi e ajo e shikoi shtrember.
********************
Neser ishte ditelindja e Defnes. Betohej se perveq Majlindes e Blerines askujt sdo I kujtohej. Te pakten jo Albanit, e ajo donte aq shume ta festonte ditelindjen me te. Pasi mbaroi shkollen, u nis per te shtepia e saj. E kishte mare malli per babain, per shtepine. U cmall disa ore aty dhe u kthye ne shtepine e saj, aty ku shpresonte ta gjente Albanin.
-Teta Flora si je? –pyeti sherbetoren e shtepise.
-Mire bije, rrofsh qe me pyete. Deshiron gje per te ngrene?
-Jo xhan rrofsh. Vetem nje kafe do e bej, dhe do e pijme bashke.-foli me miresjellje. I vinte rend qe ta mundonte ate grua te shkrete.
-Ulu ti se kafet I bej une. Per ate pune paguhem.
-Jo jo tete, ulu pusho se une I bej.-dhe shkoi per ti bere kafet. Papritur dikush e ngacmoi afer veshit e ajo kerceu perpjet.
-Edhe une e dua nje kafe shpirt.-e talli ai dhe qeshi kur e pa te frikesuar.
-Vdeksh ishalla he se me trembe-dhe e goditi ne krahe e ai vetem qeshte.
-Akoma jo shpirt, kam ca pune per te bere. Pastaj flasim per vdekjen-qeshi dhe e provokoi me shikim e ajo uli koken e turperuar. Beri kafet gati dhe u ulen te 3 te pinin e te bisedonin.
-Bije me duhen ca gjera prej marketit por skam kohe te shkoj. A mund ta besh kete per mua?-e pyeti gruaja me miresjellje.
-Patjeter xhan, vetem ma jep listen.-dhe u ngrit per te shkuar ne marketin e lagjes.
-Rrofsh teta Flora. Ta kam borxh nje nder-I peshperiti Albani me ze te ulet e ajo vetem qeshi. Vetem ajo e dinte se cpo kurdiste Albani.
*********************
-Gjithcka ne rregull dhender. Pres lajme nga ti-I erdhi atij nje sms nga Majlinda.
-Edhe ketej gjithcka ne rregull. Shihemi pas pak.-dhe e mbylli telefonin qe ajo mos te dyshonte gje.
![](https://img.wattpad.com/cover/167652991-288-k360133.jpg)