Kapitulli 02

1.2K 53 3
                                    

Në fund ne pendohemi për mundësitë që nuk morrëm
***
Kapitulli 2
~Më në fund po vihem re~


A

larmi i orës ra ne orën gjashtë e gjysëm. U shpiva dhe fika alarmin menjëherë pasi nxorri një tingull, kështu që të mos zgjoja shoqen e dhomës, Lilin.


Hodha një shikim të shpejtë në kalendarin e telefonit tim që thoshte 21 Shtator.


Eca në majë të gishtave deri në banjo, por për fatin tim të keq, shkela në një nga stilolapsat e Lilit që ishte në tokë, një kilthmë e vogël doli nga goja ime.

A duhej të ishte sezbën kjo vajzë kaq e rrëmujshme?

Mesa dukej kudo që shikoje, asnjë vend i zbrazët nuk mund të gjendej në dysheme ngaqë ishte e mbushur me gjërat e Lilit.

Bëja ç'ka mundja ta mbaja dhomën të pastër. Por kishte disa momente që tregohesha e pavëmendshme dhe... gjëja tjetër që vija re; dhoma jonë ishte e pisët përsëri.

"Kush dreqin qohet në orën 6 në mengjesin e të shtunës?" dëgjova Lilin të ankohej nga vendodhja e saj teksa përgatisja çantën dhe vendosja kamerën brenda saj.

"Gjashtë e gjysem, jo gjashtë." e korrigjova teksa mbërtheva çantën dhe e hodha në shpinë qetësisht.

"E njëjta gjë." tha Lili, e cila u zhyt në shtrat dhe ra në gjumë.

Nëse nuk do e njihja këtë vajzë, do të thoja se ajo nuk kishte fjetur për muaj të tërë.

Duke u përpjekur që të mos bëja zhurmë ose të mos rrëzoja ndonjë gjë tjetër; siç bëja gjithmonë, dola nga ndërtesa e konviktit dhe vrapova drej dyqanit të kafes në anë të rrugës.

Me kujdes hapa derën dhe u ula në një cep të errët. Kafeneja ishte e shkretuar dhe vetëm dy njerëz ishin aty përvec meje. Banakieri dhe kamarieri.

Norman ishte kamarieri; një djalë i ri me pamje normale dhe me syze. Pa pyetur Normani vuri një kapucino në tavolinë; të preferuaren time.

Nuk ishte e çuditshme për mua të shfaqesha aty aq herët, sidomos në mëngjesin e së shtunës. Ishte vesi im i përditshëm. Meqë shkoja aty çdo ditë, ai e dinte me saktësi se çfarë doja të porosisja pa më pyetur.

Në momentin që ora ime tregonte shtatë, zilja e dyqanit ra dhe sytë e mi vështuran tek dera. Dikush e hapi dhe hyri aty pa bërë zhurmë.

Nofull e drejtë, flokë të ngatërrur pis të zinj, sy të zez, fytyrë e ngurtë dhe aroma që ishte komplet vrasëse për vajzat, Xhejms Anderson.

U ul te tavolina e tij e zokonshme me dy karrige që ishte mu në mes të dyqanit.

Unë kisha bërë të sigurt që ai të mos më shikonte nga vendi ku ishte ulur.

Ndonjëherë shikoja nga drejtimi i tij dhe vija re se nuk kishte levizur as edhe një muskul.

Norman i solli porosinë e tij të zakonshme -dy filxhan kafeje- njërën e vuri tek ai tjetrën përballë.

E vështrova teksa vinte njërin filxhan në buzët e tij që ta pinte, pa ndryshuar fare shprehjen e fytyrës.

Kafja ndoshta ishte e nxehtë, por ai e piu pa pritur që të ftohej, sikur të mos ishte gjë për tu shqetësuar ose sikur të ishte e ftohtë që në fillim.

Ndonjeherë pyesja veten si e pinte pa djegur gjuhën si rezultat.

Nxora kamerën nga çanta dhe me duar që më dridheshin, e shkrepa pa zhurmë, pa perdorur dritën.

Fytyra e tij ishte modeli më perfekt për fotot e mija.

Ndonjeherë zhgënjehesha kur shikoja fotot e mëparshme veç për të zbuluar se ishin të njëjtat si të gjithë ditët e tjera.

Ishte vetem veshja e tij që ndryshonte çdo ditë. Jo emocionet në fytyrë, lëvizjet e tij të buzëve, sytë e tij të ngurtë, asgjë.

E rivendosa kamerën në çantën time dhe piva një gllënkë të vogël kapuçinoje kur papritur dëgjova një kollitje nga Xhejms që më bëri të shokohesha paksa, dhe më bëri të hidhja pak nga pija në prehër.

Një britmë më shpëtoi. Zhurma ishte shumë e ngadaltë, por kafeneja ishte aq e qetë sa mjaftoi t'ia merrte vëmendjen të gjithëve që ndodheshin aty për të treguar fatin tim të mrekullueshëm- vini re sarkazmën.

Xhejms ktheu kokën tek unë dhe sytë e tij të errët takuan të mitë, duke quar të gjitha qimet në lëkuren time. Shikova gjetkë për te prishur kontaktin me sy.

Po vdisja nga brenda por u përpoça të kisha një fytyrë neutrale.

Ai nuk shikoi tutje për të bërë ç'kishte për të berë. Në vend të kësaj, ai i kishte ngulur syt e tij tek mua duke gozhduar lëkurën time.

Mund te dalloja se ai as nuk po i puliste sytë, sikur po m'i lexonte mendimet dhe sikur po studionte çdo centimetër të trupit tim. Duart po fillonin të djersiteshin dhe zemra po më rrihte më fort.

Nuk mund të duroja më. Të paktën katër mintuta kishin kaluar dhe ai akoma nuk m'i kishte shqitur sytë.

Fillova të shaja e të mallkoja me vete që të ndaloja veten nga dêshira për të lëvizur, ose më keq, ta shikoja mbrapsht.

Pash me bisht të syrit se ai kërrusi vetullat dhe më në fund shikoi tutje, vendosi dy dollar bakshish si gjithmone dhe iku.

Lëshova frymën që nuk e kisha vënë re se po e mbaja dhe thava djersën nga duart duke i fërkuar për xhinse.

Për një fije kjo.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now