Kapitulli 07

593 35 0
                                    

Kapitulli 7
~Të jashtmit~


U ulëm pas një kohe të gjatē kercimi dhe Dani e la tavolinën për të ikur në banjo- mendoj.

Folëm sikur të mos ishte mjaftueshëm. Zbulova shumë gjëra për sjelljet e tyre si dhe për veset e tyre të çuditshme.

Bethi bënte të njëjtat klasa si unë, dhe si për çudi, ajo do të bëhet avokate si unë.

Kështu që, ishte mirë që gjeta një shoqe për klasat e mia edhe përpara se ato të fillonin.

Ndryshe nga mënyra se si Bethi dukej me gjinset e shkurtra dhe vathët e mëdhenj, ajo ishte shumë e logjikshme, duke folur për gjërat në një mënyrë që nuk i kisha menduar ashtu më parë.

Lili ishte pak a shumë e kundërta. Nuk ndjeja asnjë pike logjike në të, meqë ishte ai tip djaloç që nuk i interesonte për asgjë pëveç sportit -sidomos Basketbollit- e cila jetonte momentin.

Por Lukasi në anën tjetër, -ose Luk siç e thërrisnin- nuk tregonte interest as në logjikë e as në sport.

Gjithçka që ai i kushtonte vëmendje ishte sa të bukura ishin vajzat në klub dhe si e shijonte kërcimin me një nga vajzat pak përpara atë natë.

Dhe në fakt, tregonte interest në stomakun e tij që me sa dukej ishte bosh shumë shpesh.

"Ç'keni? Jam i uritur!" thoshte ai me gojën plot sa herë që Bethi vërente se ai po hante si kafshë.

Kur i kushtova më shumë vëmendje gjërave rreth e rrotull dhe vura re se Danieli nuk ishte kthyer akoma.

"Uh... Ku është Dani?" pyeta Lilin dhe ajo mblodhi shpatullat.

"Ku di unë. Ndoshta jashtë."

Tunda kokën dhe u çova që të kërkoja për të, duke i thënë të tjerëve që më duhej pak ajër.

Kështu që ika nga klubi nga dera e jashtme dhe hodha një vështrim të mirë areas ngjyrë jeshile.

Disa çifte po putheshin aty jashtë dhe u përpoqa t'i injoroja ato teksa kërkoja vendin për Danin.

Vura re një djalë bjond, duke u mbështetur tek një pemë. Eca në drejtim të tij ngadalë, por ai nuk më vuri re prezencën.

Ai ishte aq thellë duke lexuar një libër që qëndronte i hapur në duart e tij. Kjo ishte më larg se çfarë mund të imagjinoja.

"Nuk e kisha as idenë më të vogël se ty të pëlqenin librat!"

Shpërtheva, meqë nuk po përmbaja tonin e surprizuar. Dani u tremb për vdekje dhe koka iu çua që të më shikonte.

Fytyra iu relaksua pak dhe një buzëqeshje udhëtoi në fytyrën e tij. "Nuk duhet të gjykosh një libër nga kopertina, si thua ti?" tha teksa përshkoi dorën përmes flokëve të tij të verdhë.

U ula afër tij në qetësi dhe hodha vështrimin te kopertina për të parë ç'libër ishte.

"Të jashtmit?" lexova. "Pra, është i bukur? Per çfarë bën fjalë?"

"Po, është goxha i mirë." tha Dani. Ai filloi të shpjegonte përmbajtjen e librit, që bënte fjalë për tre vëllezër.

Ishte e adhurueshme të shikoje shkëlqimin e syve të tij kur po më tregonte për librin.

Disa pjesë të vogla të librit më kujtonin disa nga kujtimet e mia që më trembnin më shumë. Nuk e kuptova se ndërkohë që ai shpjegonte, buzëqeshja ngadalë po më ikte.

"Është bukur të shikosh se ju jeni të lumtur për jetët tuaja. Duket sikur e dini se kush jeni tashmë." thashë kur Dani pushoi së foluri për historinë.

Dhe përsëri qetësia mbushi hapësirën midin nesh. Nuk kisha në plan t'i tregoja ndonjë gjë, por ndonjëherë kisha nevojë t'i tregoja ndjenjat dikujt.

Dhe në atë moment, Dani më dukej personi më i besueshëm dhe më i përshtatshëm.

"Nuk jam e sigurt nëse është ide e mirë për të treguar këtë," theksova. "Por dua ta zbraz mendjen." U zbrapsa, mora frymë thellë dhe vazhdova.

"Ndonjëherë nuk mund të duroj por të dëshiroj të harroj gjithçka. Do të doja të humbja të gjithe kujtimet. Kështu që të detyroja veten të besoja se ka më shume se dhimbje dhe trishtim."

"Po përpiqesh të vraposh nga kujtimet e këqija? Dhe do të humbësh të gjitha kujtimet që të heqësh qafe të gjitha të këqiat?" tha Dani pas disa momentesh dhe pohova me kokë si përgjigje. "Nuk të ka shkuar ndonjëherë në mendje, se po humbe të gjitha kujtimet, do të humbësh dhe ato të mirat gjithashtu?"

Kisha apo nuk kisha menduar ndonjëherë për këtë? Në atë moment gjithçka më dukej më e komplikuar.

"Pse?" pyeti dhe unë e pashë me shprehje pyetëse. "Pse do të harrosh?"

"N-nuk jam e sigurt... nuk kam pasur një fillim të mirë në jetë. Ndoshta kjo është pse."

"Është saktë se nuk mund të shkosh mbrapa në kohë dhe të krijosh një fillim të ri, por gjithmonë mund të  çash përpara dhe të bësh një mbarim te ri."

Kur mbaroi fjalën e fundit që foli, ndjeva diçka çliruese brenda meje.

Zoti e dinte se sa të vërteta ishin fjalët e tij në atë moment.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now