Kapitulli 43

322 27 2
                                    

Vrava një pjesë timen që të të mbaja gjallë

***
Kapitulli 43
~Shfaqja e së Shkuarës~

Një orë? Dy orë? Nuk e di se sa kisha qëndruar në atë pozicion, por ndoshta i kisha përdorur tre cingare deri në atë pikë. Por vëmendja më në fund mu kap nga telefoni që filloi të dridhej.

Pashë nga ekrani, që lexonte: Vemja.

"Çfarë do, Fred?" ia bëra.

"Isha i mërzitur. Ngacmimi jo më argëton." tha dhe nënqeshi. "Ça po bën?"

"Po pi duhan? Ty ç'të duhet?" shpërtheva.

Ra në heshtje, gjë që mu duk e çuditshme. Prita që të thoshte diçka, por nuk nxorri zë, sikur po mendonte për atë që thashë.

"Çfarë ke, Rea?"

"S'ka ç'të duhet ty-! Prit, çfarë?" u kapa e papërgatitur nga fjalia e tij.

"Thashë, çfarë ke?"

"Çfarë kam? Asgjë nuk kam. Pse mendon se kam gjë? Çfarë të bën të mendosh se kam ndonjë gjë?"

"Epo," u mat. "Po tymos."

"Edhe?"

"Mos luaj budallain, Rea. Ndoshta jam tejet acarues -ama briliant- si vëlla, por kjo nuk do të thotë se nuk të njoh fare."

"Ku do dalësh?"

"Ti tymos kur ndihesh bosh."

Më në fund gjeta fjalën e duhur. Diçka e pamundur që nuk ka kuptim... Zbrazëtia. Kjo ishte fjala e duhur.

"Tani, ç'ka ndodhur?"

"Nuk do ta kuptosh-"

"-do shokohesh."

Shkova nga shtrati dhe u shtriva, duke u menduar se çfarë të thoja.

"A ke provuar ndonjëherë të rregullosh diçka të parregullueshme?"

"Po..."

"Dhe si të bëri të ndihesh kjo?"

"I stresuar? S'e di. Çfarë ka të bëj kjo me situatën?"

"Është për këtë personin. Një shok? Ose çfarëdo që është. Nuk e di a jemi shokë njëherë. Ndihem e panevoitshme përballë tij."

"Po flet për Xhejms Andersonin?"

Heshta.

"Po e marr si po." tha Fredi. "Shiko, Rea. Nuk ka rëndësi. Nëse ai nuk do të jetë shoku yt, është po aq i panevoitshëm sa ty në këtë pikë."

"Nuk po ndihmon." thashë, edhe pse po buzëqeshja.

"Po, po ndihmoj. Të jesh miku i dikujt nevoitet... Si i thojnë?"

"Meritë?"

"Po. Ajo. Nuk e meriton asnjë pikë të veprimeve miqësiore tuaja nëse nuk i do." fjalia e tij nuk kishte kuptim fare, ndoshta pasi ishte thjesht nëntë, por ama ia doli të më vinte një buzëqeshje në buzë. "Dhe nëse të acaron sërish, do më thuash menjëherë mua dhe do t'ia rrah mollaqet."

Më në fund po nënqeshja në atë pikë. "Ku e ke mësuar këtë fjalor?"

"Ku e mësojnë dhe të tjerët; në shkollë. Normal."

"Do ta bëj një muhabet me mamin për shkollën tënde."

"Nuk do guxoje."

Buzëqesha.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now