Kapitulli 39

368 31 0
                                    

Depresioni është si lufta,
O del prej saj gjallë,
ose vdes duke provuar

***

Kapitulli 39
~Festa e Falenderimeve~

"Dëgjo këtu," Liza vendosi të ndryshonte temën dhe të na shpëntonte nga qetësia e sikletshme. "Nesër është festa e falenderimeve. Si thua që Çarlsi dhe Xhejmsi të shkojnë e marrin makinën tuaj, dhe ti, Rea, mund të qëndrosh me mua që të bëjmë pazar e të blejmë një gjel deti të shijshëm. Si thua?"

"Jo, ma. Rea dhe unë do të shkojmë te m-"

"Mua më duket briliante, Liz." thashë me ngazëllim, duke e ndërprerë padshje Xhejmsin.

"Shkëlqyeshëm!" tha dhe trokiti duart bashkë nga emocioni. "Epo, edhe famija Braun do na bashkohet nesër mbrëma."

"Familia Braun?" pyeta.

"Harper, Eriku dhe prindërit e tyre." u përgjigj Xhejmsi.

"Ti dhe Harperi jeni vëlla e motër?" u ktheva nga Eriku dhe pyeta.

"Po, shoqja ime e dashur. Jemi vëlla e motër, vërtet." tha me rreptësi e me një fytyrë serioze.

"Pse po bën kështu ky?" i pështëriti Çarlsi Xhejmsi, mjaftueshëm fort që ta dëgjonim të gjithë.

"Përgjigjia jote është aq e mirë sa imja, baba." psherëtiu Xhejmsi. "Përgjigjia jote është aq e mirë sa imja."

***

Mëngjesin e ardhshëm, siç u premtua, Xhejmsi dhe Çarlsu ikën për të marrë makinën tonë. Teksa Eriku vendosi të bashkohej me to, Harperi dhe e ëma erdhën me një gjel deti të madh te shtëpia e Andersonëve për të ndihmuar Lizën me darkën e festës së falenderimeve.

Sapo erdhën brenda dhe sytë e Harperit ranë mbi mua, një zgërdhirje  e madhe u paraqit në fytyrën e saj.

"Ruhuni! Goditësja!" më duartrokiti.

"Të më falësh... çfarë?" ngrita vetullat në konfuzion.

"Goditësja!" përsëriti. "Çfarë bëre mbrëmjen e kaluar... Ajo është çfarë quajmë LEGJENDARE!"

"Umm... akoma nuk po e kap fillin... Çfarë kam bërë?" pyeta me hezitim.

"Çfarë ke bërë? Ta them unë se ç'ke bërë! Ke bërë gjënë më super të vitit! Zot, paratë që do jepja veq ta shihja fytyrën e Erikut." mërmëriti ligësisht me vete.

"Oh! E ke fjalën që e kam qëlluar? Shiko, vërtet që nuk doja. E bëra se isha e trembur për vdekje kur ai u ngjit brenda. Dua të them, kush e bën këtë? Dhe tani që e përmende, nuk është se kam kërkuar të falur-"

"Të kërkosh të falur për çfarë? Që i bëre atë që unë dhe njëmijë të tjerë kemi ëndërruar që t'ia bëjmë për shekuj?" nënqeshi. "Qetësohu, grua. Çfarë bëre është konkretja e fjalës super!" ajo pastaj më rrahu shpatullat pak fort dhe shkoi në kuzhinë që t'i bashkohej të rriturve të tjerë.

Kjo ishte kur kuptove se Harperi ishte më e çmendur se i vëllai, në mos më keq.

Dhe po filloja ta pëlqeja këtë tek ajo.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now