Kapitulli 36

335 28 0
                                    

Kënaqësia më e madhe në jetë është të bësh çdo që që të të tjerët të thojnë të mos bësh

***

Kapitulli 36
~Duke ndihmuar situatën~

U largova nga dhoma menjëherë pas asaj. Kur Lili më pyeti arsyen, preteksti im ishte se doja t'i lija vetëm.

Por e vërteta ishte se se zemra ime nuk mund të duronte më, pasi kujtimet e ditëlindjes sime të njëmbëdhjetë filluan të më mbushnin mendjen.

Pasi dola, i telefonova mamasë dhe i thashë se ç'kishte ndodhur e se më mirë të shkonte në shtëpi.

Xhejms Anderson telefonoi atë natë. Ai donte të vendoste datën se kur do të riktheheshim në motel. Dhe kështu e vendosmë më njëzetetre nëntor.

Dy ditë kaluan dhe nuk kishte as një moment ku ne të katërt nuk ishim aty për Lilin që ta ngushëllonim.

Por ajo dukej më mirë pas bisedës me mamanë e saj. Kështu që pa dashur ta bënte atë të ndihej e bezdisur, Luka shmangu çdo bisedë në lidhje me puthjen ose rrëfimin.

Por të gjithë e njihnim Lukën; goja nuk i mbante dot arra.

Gjithashtu arrita të njoh vëllanë e Lilit, Lorenzon, më tepër. Ishte e qartë në fytyrën e djalit se e kishte qejfë Bethin me çdo qelizë të trupit të tij, dhe shokuese mjaftueshëm, fjalët e tij e bënin Bethin të skuqej.

Atë pasdite, Luka dhe unë u ulëm në cep të një shatërvani jashtë spitalit, me Lilin mes nesh.

"Dua të kaloj sa më shumë kohë të jetë e mundur me të. Mendoj se do të humbas ca ditë kolegji që të qëndroj me të në shtëpi. Do të marr leje për këtë." tha Lili, shikim e fiksuar në tokë.

"Kjo është ndoshta gjëja më e mirë që duhet bërë." thashë, duke i buzëqeshur.

"E di çfarë? Do ndaloj së foluri për kësi gjërash. Më bëjnë të ndihem e sëmurë." tha Lili. "A mundet ju lutem dikush ta ndryshojë bisedën?"

Pashë nga Lukasi që ta ndryshonte dhe kështu bëri.

"E rregulloj unë." mërmëriti, para se të thoshte me zë të lartë. "Do bëhesh e dashura ime?"

"Luk!" ia beha në mosbesim.

"Çfarë? Ti e dije se nuk e përmbaj më veten!" argumentoi. "Atëherë, do?" iu kthye Lilit dhe pyeti.

"U- unë se di. Nuk jam e sigurt se është momenti i duhur për mua-"

"-Por unë mund të të bëj të lumtur!" u zgërdhi.

"Kush mendon se je? Pica?" u tall Lili.

"Po më krahason me picën?" hapi gojën Luka në mënyrë dramatike.

"Jo, po zgjedh picën para teje."

Nuk e durova por nënqesha në qetësi me vete teksa vazhdonin muhabetin e tyre.

Nga koha kur Bethi dhe Dani u rikthyen me ushqime në duar për drekën tonë, Lili kishte rënë dakort që të shkonte në një takim në kafen e spitalit.

Zoti e di se si dolën te ajo bisedë.

Aftësitë e Lukës.

Normalisht.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now