Kapitulli 45

342 29 2
                                    

Kurrë mos thuaj mirupafshim. Pasi mirupafshim do të thotë largim, dhe largimi do të thotë harrim.

***

Kapitulli 45
~Klisheja mund të jetë qejf~

Të gjithë rreth meje e dinin se sa efekt të mirë kanë shiu dhe stuhitë te unë. Por ajo varësi erdhi si valë e madhe teksa nata po mbaronte.

Një natë me shi e cila ndryshoi çdo gjë. Një natë në të cilën unë isha e tij dhe ai më në fund i imi.

Ai ishte i imi...

Xhejms Andersoni... Djalin të cilin e konsideroja dikur si Djali Flokzi. Djalin që e përndiqja teksa pinte kafenë e tij çdo ditë në dyqanin e kafes përballë fjetores sime.

Djali i cili dikur më paralajmëroi që t'i qëndroja larg.

E doja, dhe asgjë nuk mund ta ndryshonte këtë.

Me duar të lidhura, bëmë rrugën për në shtëpi teksa shiu u rrallua. Të dyja Liza dhe Harperi po qëndronin në dhomën e ndenjes duke na pritur ne, por mendoj se Çarlsi akoma ishte në kokërr të gjumit.

Shikimet e tyre të shqetësuara u ngulitën te tonat teksa hymë brenda. Por kur sytë iu endën te duart e lidhura, u shokuan, sikur kjo ishte gjëja e fundit që prisnin.

Dhe të tregohemi të sinqertë, edhe unë isha në të njëjtën situatë.

Ia hoqa dorën me nxitim, duke mos dashur të gjykohesha më shumë. Por diçka ndodhi që më zuri komplet të papërgatitur.

Xhejmsi ma morri sërish dorën.

Buzëqesha si një budallaqe teksa më dha një shikim dhe më udhëhoqi në katin lart, pa i dhënë i parë fare Lizën ose Harperit.

"PËRDORNI MBROJTJE!" u dëgjoi zëri i Harperit tek bërtiste.

Zhurma tjetër që dëgjova ishte një e goditur. Medoj se Liza e kuptoi se sa të parehatshëm na bëri të dy ne Harperi në atë moment.

Teksa hymë te dhoma e Xhejmsit, lashë flokët të më mbulonin veshët pasi u skuqën dhe ula kokën, meqë vetbesimi më ra në tokë si pudër.

Por kur dora e Xhejmsit vendosi një pjesë të flokut mbrapa veshit tim, pashë lart te sytë e tij të zi.

Përshkova majat e gishtave te faqet e tij dhe ai mbylli sytë.

"Të lutem hapi." pëshpërita me zë të dobët. Bëri  si i thashë dhe u kapërdiva, duke humbur veten te ai. Sërish. Si gjithmonë.

"Nëse do humbja ndonjëherë kujtesën, do të harroja emrin tim. Por këto sy... Nuk do të mund t'i harroj kurrë. Një shikim sado i vogël, dhe do bie në dashuri me ty nga fillimi."

Thashë dhe u ngrita në majë të gishtave që ta puthja sërish.

Nuk më intereson se nuk më tha 'të dua'.

Gjithçka që më interesonte ishte ajo natë që më zuri gjumi në krahët e tij dhe ai në të miat.

Pasi në fund të asaj dite me shi, unë isha e tija dhe ai i imi.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now