Kapitulli 24

365 28 1
                                    

Shënim i autoresKy flashbak është e treguar në vetën e tretë

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Shënim i autores
Ky flashbak është e treguar në vetën e tretë.

***
Kapitulli 24
~Buzëqeshja e fundit~

Ja ku qëndroja, poshtë ujit të nxehtë të dushit, duke u ndjerë bosh.

Ndonjëherë vinin emocione e iknin kur unë papritur ndihesha komplet bosh.

Pas gjësë së fundit që i thashë Xhejmsit, vrapova në dhomën time, duke menduar se një dush i ngrohtë të më bënte të ndiheja më mirë.

Por e kisha gabim.

Prapë ndihesha bosh.

Problemi është, kurdoherë që ndihesha kështu, momentet më të errëta të jetësi sime, gjenin një rrugë për të mbushur atë hapësirë në zemrën time.

Dhe kështu sa herë mbyllja sytë, shikoja vetëm një gjë;

Ditëlindjen time të njëmbëdhjetë.

Flashbak

Gjithkund ishte bardh. Çdo gjë ishte qetësi. Çdo kush ishte i padukshëm për njëri-tjetrin.

Kështu bëhej një argëtim për vajzën e vogël për të ecur përgjatë korridoreve pa shpirt, vetëm për të dëgjuar tingullin e këpucëve të saj.

Ndonjëherë ajo tërhiqej nga era e dimrit në dritare. Sikurse spitali, edhe toka kishte vendosur të vishej me të bardha atë ditë. Flokët e borës të bardhë ngadalë bashkoheshin me tokën ndërkohë që pemët ngriheshin për shkak të motit të ftohtë.

Por e gjithë kjo bardhësi, e gjithë kjo qetësi, gjithë ai korridor pa shpirta, e bëri vajzën të ndihej si, për herë të parë në jetën e saj, e padukshme në këtë botë.

"Rea." dikush thirri.

Ajo u soll rrotull, duke parë mamanë tek i buzëqeshte në mënyrë fallco.

"Babai jot do të të shikojë." vazhdoi ajo.

Duke i hedhur një vështrim të fundit te bota mbrapa dritares, vajza iu drejtua të ëmës. Ajo u përkul dhe puthi ballin e vëllait një vjeç që flinte pa ditur se ç'ndodhte në krahët e mamasë.

"Eja, zemër." mamaja e saj i bëri me gjest vajzës që ta ndiqte.

Ajo kaloi korridoret e qeta dhe të bardha dhe Andrea nuk mund ta ndihmonte por të thoshte, "Më vjen keq për këto mure."

"Pse kështu?" e ëma pyeti.

"Duken sikur janë të vetmuar."

Mamaja buzëqeshi.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now