Kapitulli 31

350 29 0
                                    

Mos qaj sepse mbaroi,
Buzëqesh sepse ndodhi

***

Kapitulli 31
~Ribashkimi me ato të vjetrit~


"Mendoj se tani duhet të nisemi." thashë dhe Xhejmsi pohoi me kokë, duke u ngritur dhe pastaj më ofroi dorën. E morra dhe u ngrita, e kështu u kthyem te makina jonë.

"Mutin." mërmërita kur kuptova diçka, teksa iu afruam makinës.

"Çfarë ka?"

"Sot është 12 nëntor. Oh zot. Kam harruar komplet!"

"Ke harruar çfarë?"

"Me 20 nëntor është ndeshja e basketbollit të një shoqes sime!" kapa fundin e flokëve. "I kam premtuar se do të jem aty nga ajo kohë. Xhejms, a mund të shkojmë aty pasi t'i kemi marrë firmat në vend që të shkojmë në motel? E kupton, vetëm një orë larg kampusit jemi, po aq kohë sa na merr shkimi në hotel-"

"Okej! Do të shkojmë Po pasi ta kemi kryer detyrën." më siguroi pasi hymë në makinë.

"Faleminderit." psherëtiva me çlirim.

Pas gjysmë ore, më në fund bëra veten të shikoja nga dritarja kur makina ndaloi dhe besova se mbërritëm. Gogësiva dhe pashë nga dritarja, sytë duke mu zmadhuar.

"Një burg?"

"Ku pret që t'i mbajnë kriminelët? Në një hotel me pesë yje?"

Mbajta qetësinë.

"Pra, a do të shkojmë apo jo?" pyeta.

"Jo. Duhet të presim deri sa të mbërrijnë avokatët. Vetëm atëherë do të firmosin."

"Oh. saktë." pohova me kokë. "Pastaj do të shkojmë në kampus?"

"Jo."

"Jo? Por ti the-"

"Tashë që do të kthehemi mbasi të kryejmë detyrën. Pasi të marrim firmat, duhet të shkojmë te juri e cila nuk është shumë larg nga këtu."

"Dukesh sikur ke shumë përvojë në këto gjëra."

"Çfarë mund të them? Studioj fort."

Kështu që pritëm. Qepallat mu rënduar shumë e më shumë teksa ora bënte tik taket e veta, dhe pastaj shkova në një gjumë të thellë pa e kuptuar se ora kishte shkuar njëmbëdhjetë e gjysëm.

***

U zgjova kur ndjeva lëvizje të lehta. Sytë e mi ngadalë u hapën dhe pashë se Xhejmsi po ngiste makinën tutje.

"Ku po shkojmë?"

"Në kampus."

"Po firmat, atëherë? Dhe dorëzimi i tyre në gjyq-"

"Kreva punë." tha. "Shiko orën."

U binda dhe hodha një vështrim telefonit, duke parë se ishte një e darkës. I hapa sytë fort, dhe thashë. "Si nuk e vura re? Pse nuk më zgjove?"

"U mundova. Nuk isha i sukseshëm. Dukshëm." mblodhi shpatullat. "Oh, shiko! Pothuajse mbërritëm."

Një buzëqeshje filloi të më mbushte me emocion kur sapo pamë tabelën e kampusit. Kur Xhejmai parkoi makinën para ndërtesës së fjetoreve, morra çantat, i thashë mirupafshim, dhe i tërhoqa deri në dhomën time.

Futa çelësin në bravë dhe hapa derën. "Surprizë!" ia beha teksa eca në dhomë, por u zhgënjeva pak kur pashë se ishte bosh dhe pa Lilin.

Meqë ajo nuk ishte aty, mendova se ndoshta ishte me Bethin, kështu që shkova nga fjetorja e saj dhe trokita.

Prita derisa dëgjova zërin familiarë, që tha "Prit, dikush është te dera." Hapat e saj iu afruan derës dhe e hapi.

"Do- do të të telefonoj më vonë." tha me sy të zmadhuar. "Çfarë po bën këtu!?" klithi para se të përgjigjesha, dhe e gjeta veten të shtrënguar në një përqafim. "Nëse nuk më përqafon dhe ti mua, do të bëhet një situatë e sikletshme."

"M'i ke lidhur duart, si mund të të përqafoj?" nënqesha.

"Oh. Saktë." ajo u tërhoq pak dhe pastaj u përqafuam sërish.

"Atëherë çne këtu sot ti? Pse nuk na njoftove?"

"Nuk e dija që do të vija sonte as unë. Do të të shpjegoj çdo gjë kur të gjejmë Lilin. Meqë nuk qenka me ty në dhomën tate."

"Ajo është në dhomën e saj-"

"Jo nuk ishte. Kontrollova."

Bethi u mendua pak, pastaj tha. "Nuk është me Danin as Lukën."

Me këtë kaluam jashtë ndërtesës dhe nga kampusi. Nuk ecëm shumë larg kur vumë re një vajzë djaloç të ulur në një stol.

Duke qeshur me vete, kapa telefonin dhe morra Lilin.

"Çkemi." tashë kur e hapi.

"Hej, Rea. Ç'kemi?" e shikoja teksa fliste në telefon, duke iu afruar ngadalë nga mbrapa.

"Asgjë, ti?"

"Asgjë e re. Të përditshmet, studioj në dhomë. Afrimi i provimrve.-"

"ME PRESH NË DUAR!" thirra nga mbrapa saj, duke e bërë të kërcente e pastaj u soll rotull.

"Ti bushtër!" tha, duart e vendosura mbi kraharor. "Më ka marrë malli!" Lili pastaj nxitoi drejt meje, duke më dhënjë një përqafim që më shkërrmoqi kockat. "Çfarë dreqin po bën këtu?" tha, duke u tërhqeur.

"Nuk mund të mungoja ndeshjen e basketbollit të shoqes sime, apo jo?"

"Oh, sa dreqi më ke munguar." tha sërish, duke buzëqeshur vesh më vesh.

"Prisni!" tha Bethi, duke rrudhur vetullat. "Pse po gënjeje se po studioje?"

"Po... për atë." shtrëmbëroi buzët dhe kroi të pasmen e qafës. "Danieli tha se o do të qëndroja të studioja në dhomë ose do të më zvarriste në librari. Preferova studimin vetëm, në fjetore. Dhe ja ku jemi."

"Atëherë pse më gënjeve mua?"

"Në rast se të telefonon për të tē kërkuar informacione."

"Paranojake kështu?" u zgërdhiva.

"Nëse më thoni mua paranojake, çfarë ke për të thënë për Bethin?"
"Pse? Ç'ju ka gjetur ju dyjave?" pyeta, duke kthyer kokën nga Bethi.

"Do të të shpjegoj çdo gjë më vonë. Tani na thuaj çdo gjë që të ka ndodhur këtë muaj."

"Mirë. Nga t'ia filloj?"

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now