Kapitulli 41

336 29 0
                                    

Mos lër askënd të të thojë se dashuria është më pak se çdo gjë

***

Kapitulli 41
~Mos u Dorëzo~

Dikush po merrte frymë te qafa ime.

Kjo ishte gjëja e parë që ndjeva kur u zgjova. Sytë mu hapën dhe e gjeta veten në divan, përballë tavolinës.

Megjithëse, ndjeva një ngushtim në stomak, sytë më shkuan poshtë.

Buzëqesha më shumë se kurrë teksa kujtova mbrëmjen e kaluar, duke e ditur se krahët e mbështjellë rreth meje i përkisnin Xhejms Andersonit.

Me gjentilesë pasi ia hoqa duart, u ngrita me qetësi dhe bëra rrugën për në banjo para se të shkoja në dhomë që të ndërrohesha.

Ato minuta ishin të pakuptimta kur vinte puna që të ma fshinin buzëqeshjen, por më në fund u ktheva në realitet kur dëgjova dikë në kuzhinë.

Duke hyrë atje, buzëqeshja mu rikthye menjëherë pasi pashë Xhejms Andersonin, i zënë duke bërë kafenë teksa këndonte nën zë.

Kështu që kryqëzova krahët dhe u mbështeta te pragu i derës. "Hej."

"Oh, mut." nënqesha me vete kur ai klithi, meqë u mundua ta mbushte filxhanin e tij por derdhi një pjesë të saj në tokë. "Rea- ëm- Dua të them, Andrea..." kroi fytin. "Gjes." buzëqeshi.

Veshët mu ngrohën kur kuptova se më kishte thirrur 'Rea' për herë të parë. "Gjes." thashë me aq qetësi sa të mundte zëri im në atë moment.

"Kafe?" pyeti dhe pohova, duke mërmëritur një 'sigurisht' të lehtë para se të ulesha në tavolinën e vogël në mes të kuzhinës.

E shikova teksa ai hodhi në një filxhan tjetër kafe dhe pastaj kaloi te tavolina, duke ma dorëzuar filxhanin, dhe u ul përballë meje në heshtje të plotë.

Tek tuk ia hidhja një vështrim, duke e kapur te më shihte. Por pastaj të dy shihnim poshtë, duke ia plasur një buëzeshje budallaqe.

Sikur ato vështrime e buzëqeshje të mos ishin të sikletshme mjaftueshëm, Lizës i duhej të hynte në kuzhinë. Dhe nga mënyra si ngërdheshej mund të citoja faktin se na kishte parë mua dhe Xhejmsin në divan natën e kaluar.

"Mirëmëngjes," tha, duke shkuar nga dritarja e kuzhinës. "Mot i lezetshëm jashtë. Megjithëse është pak ftohtë, s'mendoni kështu?"

E mbajtëm qetësinë teksa Liza nuk e hiqte atë buzëqeshje. Pastaj vendosi duart në bel, duke na parë me vëmendje, sikur po priste për një rrëfim.

Por ne e shmangëm vështrimin e saj dhe të dy pimë pak nga kafja jonë.

Ajo e vazhdoi veprimin e saj, dhe këtu Xhejmsi u dorëzua. Kroi fytin. "Andrea, Z. Pirs telefonoi dhe- ëm... Pyeti për kopjen e detyrës. Duhet të- ëm... E ke parasysh... T'ia çojmë."

"A s'mund thjesht t'ia nisim me e-mail-"

"-jo!" më ndërpreu me një shikim paralajmërues. "Duhet t'ia çojmë personalisht."

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now