Më pyetën për drogë,
i thashë për buzëqeshjen tënde.***
Kapitulli 12
~Lili e mençura~Koka m'u rrotullua në jastëk dhe u zgjova nga gjumi. Njëherë mendova se ishte zhurma e shiut që më zgjoi, por kur çova kokën dhe e solla në drejtimin e shtratit përballë meje zbulova se arsyeja ishte shoqja e dhomës.
Lili ishte në gjumë, koka pothuajse po i biente nga krevati, me gojën të hapur. Po gërhiste si një ari gjigand, duke e mundur zhurmën e shiut.
Vetullat m'u ngrysën teksa fshihja kokën time nën jastëk, duke u munduar sa më shumë të injoroja të gërrhiturat e saj.
Por ishte e pamundur.
Duke bashkuar dhëmbët bashkë, u ngirta nga shtrati. Kur i hodha një shikim orës që tregonte 5:43, dola në rezultat se kisha edhe dyzet e pesë minuta për të fjetur, dhe kjo ishte diçka.
Kështu që vendosa se ishte koha të bëja diçka për gërhitjen e Lilit pasi ishte duke u bërë më e madhe nga sekondi në sekond.
Duhej ta zgjoja. Por duke e njohur mjaft mirë, e dija që nuk kishte shanse të ndodhte kjo gjë dhe duke e tundur ose duke i bërtitur nuk do të zgjidhte asgjë.
Kështu që mora jastëkun nga shtrati im dhe e mbajta deri te shtrati i Lilit në një mënyrë kërcënuese.
Sa e mbërrita shtratin e saj, mblodha çdo fuqi kisha, e ngirta jastëkun lart kokës sime dhe e gjuajta me gjithë forcën time.
Lili bërtiti me të madhe teksa u rrotullua në shtrat dhe ra në tokë. Menjëherë u qua në këmbë, shoku duke iu dalluar kudo në fytyrë.
"Për çfarë dreqin e bëre këtë?" pyeti teksa shikonte mes meje dhe jastëkut që isha duke e mbajtur akoma.
Mendoj se e gjuajta më fort seç duhej. Dyshoj nëse kam shikur ndokënd më fort se kaq.
Po, e meritonte.
Pasi e pashë atë të merrte frymë rëndë, më në fund i plasa gazit.
"E kishe hak." deklarova me ngërdheshje dhe ajo thjesht më dha një shikim të egër.
"Dhe çfarë bëra unë që e 'kisha hak'?
"Që gërhite me sa kishe në kokë dhe më zgjove."
Pasi dëgjova sharjet e Lilit, përdora banjon shpejt dhe lashë Lilin të bënte një dush të shpejtë.
Dolëm nga dhoma dhe e kyçëm. "Bethi dhe të tjerët do të jenë duke na pritur te mensa." informova pasi lexova mesazhet.
Ecëm një rrugë të gjatë para se të mbërrinim mensën. Ishte plot dhe mezor gjendej një vend bosh.
Era e proshutës mund të të vriste me lehtësi nëse do të ishe i uritur dhe vetëm shikimi në pjatën e dikujt mund të bënte stomakun të të shkonte si i marrë.
Teksa kërkonim vendin për një vazjë të nxirë nga dielli, më në fund gjetëm Bethin në një cep të vetmuar. Ajo na bëri me dorë t'i bashkoheshim teksa fliste me dikë në telefon dhe qeshte.
"Po... të marr më vonë, atëherë." tha dhe mbylli celularin teksa iu afruam tavolinës. "A është kjo e vërtetë apo thejsht po imagjinoj gjëra." tha e çuditur teksa sytë i shkuan tek Lili.
"Vafsh në djallë." Lili rrotulloi sytë me përçmim.
U ulëm dhe porositëm një mëngjes të lehtë, të gjithë kokët tona në celular. Në atë moment, një gulçim erdhi nga mbrapa nesh, duke na bërë të kërcenim. U solla dhe pashë Lukën- i cili kishte një fytyrë të shokuar fallco- dhe Danin- që po i jepte Lukasit shikime të çuditshme- që po qëndronin aty.
YOU ARE READING
Qëndro Larg Meje/ S H Q I P
RomanceThis story is written by TinaX2. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author herself to translate the book, and I am doing just that. Vdekja ndahet në dy grupe; një grua që tymos dhe...