Kapitulli 42

350 28 0
                                    

Nuk mund ta shpejgoj se sa e dhimbshme është të presësh për dikë që nuk do vijë kurrë.
Kurrë.

***

Kapitulli 42
~Kthimi i Cingareve dhe Lotëve~

Ka disa gjëra në jetën e njeriut që janë totalisht jashtë kotrollit tonë, dhe varet nga njohuritë e tua në do t'i mbijetosh ose jo. Kjo thjeshtë është një nga bukuritë e jetës. Ose ndoshta i përket pjesëve të shëmtuara. Por gjithsesi, ato ndodhin pavarësisht kontrollit tënd, në e pëlqen ose jo.

Xhejmsi dhe unë nuk u kthyem në shtëpi deri në kohën e darkës. Ushqimi i Lizës ishte i mirë si gjithmonë, duke ma ngritur humorin dhe më shumë. Pas darkës, të dy Liza dhe Çarlsi ranë të flinin goxha herët, duke na lënë mua dhe Xhejmsin vetëm në dhomën e ndenjes.

Megjithatë para se Çarlsi të na thoshte natën e mirë, na dha çelësin e qilarit të alkoolit dhe verës duke e ditur nga Liza se ç'kishte ndodhur. Ndryshe ajo do ta kishte ndaluar Çarlsin që ta bënte këtë.

Të dy mbajtëm qetësinë teksa një muzikë e lehtë po luhej në radio. Doja vërtetë të flisja për natën e kaluar. Por si do mundja? Nuk ishte biseda më e mirë për ta thyer qetësinë.

Por sërish, kishte dhe një gjë tjetër që po më gërryente për brenda. Por isha shumë e sigurt se as për këtë nuk do donte të fliste.

Doja të dija për çfarë më tha Harperi. Dhe çfarë do që ka ndodhur vitin e kaluar.

Pastaj bëra një gabim. I thashë vetes varja, dhe ta pyesja, gjithsesi.

"Ti nuk flet kurrë për të kaluarën tënde, e ke parasysh," ia nisa. "jetën që kishe para se të hyje në kolegj. Vendet që shkoje, jeta në gjimnaz, njerëzit me të cilët kaloje kohën..."

"E kam kaluar gjysmën e kohës me Harperin dhe Erikun sigurisht." tha Xhejmsi. "Eriku dhe unë jemi në të njëjtën moshë. Kemi shkuar në gjimnaz bashkë. Normal, kishim plane që të shkonim te i njëjti kolegj. Por familja e tij u zhvendos në Australi."

"Atëherë e ke kaluar kohën vetëm me dy njerëz?"

"Jo." e shkundi kokën me hezitim. "Pse pyet?"

"T- Thjesht dua të di më shumë për ty." i buzëqesha dhe mblodha shpatullat.

"Epo, po. Kam pasur dhe të tjerë. Kishte disa njerëz të tjerë në botën time të cilët nuk i ndryshova me jetën time. Por jeta i ndryshoi ato..."

Shprehja filloi t'i ndryshonte, vetullat filluan t'i ngryseshin, dhe sërish filloi ta humbiste vështrimin diku. Duke u penduar me çfarë fillova, u mundova ta rregulloja. Por dështova dhe e përkeqësova.

"Por ato thjesht janë kujtime tani, apo jo? Pjesë të së shkuarës? E sotmja ka rëndësi."

"Shiko," Xhejmsi u ngrit dhe zëri iu bë më serioz. "E sotmja është një tregues miqësor se do të largohemi nga kjo botë në një mënyrë a tjetër." tha me më qetësi. "Nëse pyet për opinionin tim, më mirë largohu nga bota me komandën tënde se sa të detyrojnë jashtë saj." qëndrova e heshtur. "U largova nga bota ime kohë më parë. Të sugjeroj që të bësh të njëjtën gjë."

Ai pastaj u soll që të largohej teksa unë nuk nxorra zë. Por nuk doja që ai të largohej. Jo më.

"Nuk është e vërtetë. Koha për të cilën po flet, është e vetmja gjë që të lejon që të arratisesh nga çdo gjë. Duhet që thjesht t'i japësh një shans. A nuk e ke dëgjuar? Koha shëron çdo gjë."

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now