Kapitulli 23

414 28 1
                                    

Gjithçka që më lëndon,
më bën të ndihem gjallë

***

Kapitulli 23
~Plagët e së shkuarës~

Ora nuk u ngadalësua pavarësisht se koha po shkrihej në muret e trasha të botës në të cilën jetoja.

Kështu që thjesht e lashë kohën të kalonte.

Nuk e pashë Xhejms Andersonin për ditë të tëra, dhe as nuk isha dëshmitare kur dilte nga dhoma pesëmbëdhjetë. Sa herë dëgjoja derën e tij të hapej, nxitoja jashtë dhomës sime por gjithnjë zhgënjehesha.

Çdo herë shikoja veç menagjerin e motelit, Z. Gibs; një burrë buçko gjysëm tullac me një theks të rëndë irlandez.

I shërbente ushqimin dhe pijen dy herë në ditë; Së pari në shtatë fiks Z. Gibs i sillte dy filxhan kafeje, dhe rreth pasdites një tabaka me ushqim, duke dalë nga dhoma me filxhanët e mëngjesit, njëra prej tyre bosh dhe tjetra akoma e paprekur.

Asgjë nuk kishte ndryshuar.

Çfarë kisha mësuar gjatë këtyre pak ditëve ishte se Xhejms nuk e hante kurrë darkën.

Atë ditë, qëndroja përballë derës së motelit me kamerën time të varur në qafë, duke vështruar rrugën përpara meje që ndriçohej nga dielli.

"Znj. Bruk!" u solla rrotull kur dëgjova dikë duke më thirrur. Ishte Z. Gibson, duke nxituar drejt meje. Kur më mbërriti, vendosi duart në gjunj dhe filloi të gulçonte. "Znj. Bruk..."

"Mirëdita, Z. Gibs." i buzëqesha për mirësjellje.

"Mirë... Dita..." morri edhe njëherë frymë thellë dhe bëri më të mirën e tij që të qëndronte drejt. "Z. Anderson donte që unë të të thosha se... Se duhet ta takosh në orën pesëmbëdhjetë te makina juaj."

"Ta takoja? Tha pse?"

"S'jam i sigurt, por tha diçka në lidhje me 'takimi i parë' dhe 'çështje', dhe gjithashtu donte të të kujtonte se jemi më 24 Tetor."

"Ta marrtë e mira! Kam harruar komplet!" klitha dhe kapa flokët, duke u ngritur. "Faleminderit, Z. Gibs." dhe me këtë hyra në dhomën time.

Njëzet e katër Tetori ishe data kur duhet të takoheshim me sekretarin në krye. Ishte e shkruar në dosjen që na dha profesor Uollteri.

U bëra gati sa shpejt munda dhe u nisa, duke parë se Xhejms ishte tanimë në makinë.

"Çkemi." thashë, duke u futur brenda dhe duke mbyllur derën pas meje.

"Hej." u përgjigj shkurt pasi nisi makinën.

Rruga po hante më shumë kohë se ç'mendoja. Por më në fund mbaroi.

"Mbërritëm." njoftoi Xhejmsi.

"Okej, falë Zotit." u ankova, shpejt duke dalë nga makina që të thithja ajrin e pastër.

"Mirëdita." u sollëm dhe pamë një burrë të gjatë me flokë kaf të shpupurishur. "Pa shiko kush është! Xhejms Anderson." tha dhe eci më afër nesh dhe u kthye nga Xhejmsi, duke ia zgjatur dorën. "Ç'kënaqësi që të shoh përsëri."

"Kënaqësia është e gjitha imja, zotëri." Xhejmsi buzëqeshi me mirësjellje, por zëri iu qa kur i shtrëngoi dorën burrit.

"Dhe ti duhet të jesh..." i solli sytë e tij jeshil nga unë. "Andrea Bruk?"

"Po, zotëri. Kjo jam unë." buzëqedha dhe zgjata dorën dhe ai e tundi.

"Nuk jam i sigurt nëse profesor Uollteri më ka përmendur ndonjëherë, por jam Xhonathan Pirs. Jam sekretari zyrtar në krye për këtë çështje."ai filloi të ecte dhe ne e morrëm si sinjal për ta ndjekur.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now