Kapitulli 40

359 32 1
                                    

Luaj me flokët e saj,
Jo me zemrën e saj

***

Kapitulli 40
~Gjithçka e Vërtetë kur Vjen Puna te Ti~

Pyeta, duke dëshiruar një përgjigje. Përgjigja e të gjitha pyetjeve që i bëja vetes për javë të tëra. Diçka që doja ta merrja për kaq shumë kohë.

Por siç doli, ishte fati im të prisja pak më gjatë.

"Andrea," thirri Xhejmsi, duke hyrë në kuzhinë. "Të gjithë po largohen nga shtëpia për një shëtitje me makinë rreth qytetit."

"Ëm... K-kjo është briliante." thashë në siklet duke u djegur nga brenda prej ndërhyrjes. "Do t'i bashkohemi dhe ne, atëherë-"

"Këtë tha dhe mamaja. Por Xhonathan Pirs na ka dërguar një e-mail me detyrat tona. Dhe duhet t'i kryejmë sonte."

"Atëherë do qëndrojmë këtu?"

"Kam frikë se po." pohoi me kokë. Harperi qeshi si budallaqe dhe bëri një lëvizje që të largohej nga kuzhina; diçka për të cilën nuk mund të bëja asgjë.

"Po pyesja veten," tingëlloi zëri i Lizës dhe po bënte rrugën e saj për në kuzhinë. "A duhet patjetër të ikësh nesër?"

"Po, ma. Do të përfundojmë projektin tonë. Tani të lutem ndalo. Kemi folur për këtë-"

"-Po flisja për Rean!" tha pastaj u kthye nga unë, me buzë në gaz, duke pritur për një përgjigje.

"Epo... Mund të kontrolloj dosjen që na ka dhënë Profesor Uollteri e të shoh kur e kemi takimin e rradhës."

"Sigurisht! Do të ishte briliante nëse do të rrije deri atëherë!" trokiti duart bashkë, dhe aty ishte kur vura re se Xhejmsi po më vështronte.

"Ëm... Unë thjesht do të... Shkoj e të marr dosjen." duke bashkuar buzët bashkë, isha gati të shkoja në katin lart që ta merrja, por Xhejmsi ma kaloi.

"Nuk ka nevojë." tha ai, ndoshta i bezdisur. "Do qëndrojmë këtu një javë. Dhe vetëm një javë, ma. Nuk ke rrugëdalje në këtë. Seriozisht që nuk mund të na mbash këtu për sa gjatë e ke planifikuar."

"Oh, mirë." me këtë u largua nga kuzhina, duke na lënë vetëm.

"Nuk e ke problem të qëndrosh, apo jo?" më pyeti.

"Përkundrazi, më pëlqen goxha të kaloj kohë me prindërit e tu."

***

Në fillim, kur të tjerët po largoheshin nga shtëpia, një panik i madh e gjeti rrugën në mendjen time dhe të Xhejmsit, pasi xhaxha Xhoni donte të qëndronte me ne pasi kishte si qëllim të qëndronte sa më larg Erikut të ishte e mundur.

Por u josh nga të tjerët të largohej dhe ai , që në fillim ta dërgonin te shtëpia e tij para se të niseshin në qytet.

"Le ta bëjmë këtë," psherëtiva dhe u zhyta në divan pranë Xhejmsit, duke vendosur laptopin në prehrin tim.

Lexova me zë udhëzimet e gjërave që duhet të bënim teksa Xhejmsi shqyrtonte faqet e librit tonë të drejtësisë për ndihmë.

"Ooh, ç'është kjo?" thashë, duke treguar nga një shishe e këndshme shampanje në tavolinën përballë nesh.

"Do të jetë e babit. Ka një qilar plot shampanja, verë, uiski, dhe ç'farë do qoftë."

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now