***
Pse ma mbushe mendjen se jam e
marrë? Thjesht jam ndryshe nga ty.***
Kapitulli 52
~E pamundura~Turfullova kur dëgjova telefonin të biente. Vendosa dorën poshtë jastëkut dhe u zgjata ta merrja, duke e parë. Por nuk ishte telefoni im që po biente.
Pashë rrotull dhe vura re Xhejmsim të mbështjellë te beli im, dhe një buzëqeshje menjëherë ma mbuloi fytyrën sapo kujtimet e mbrëmjes së shkuar kaluan në mendjen time.
Por u zgjova nga ëndrra kur telefoni vazhdoi të biente. Kështu që u ktheva nga Xhejmsi.
"Xhejms, zgjohu. Telefoni." thashë përgjumshëm, duke e tundur butësisht. "Zgjohu, Xhejms."
"Hmm?" Xhejmsi u zgjua dhe ngriti paksa kokën nga jastëku. Iu desh pak sekonda të kuptonte se ç'po ndodhte pastaj u ngrit dhe morri telefonin. "Po?" u përgjigj.
Xhejmsi i kishte të veshura pantallonat por kraharorin e kishte të zbuluar. Të paktën kishte të veshur diçka, e cila ishte më shumë se ç'mund të thoja për veten.
Duke gogësirë, u ngrita të kontrolloja për rrobat e mia të cilat praktikisht ishin të hedhura kudo që më zinin sytë, teksa Xhejmsi fliste në telefon.
Pashë orën që tregonte 4 e mëngjesit.
Kush po e telefononte Xhejmsi në 4 të mëngjesit? shp
"Ashtu?" tha Xhejmsi teksa vesha bluzën time të zezë.
Kur u vesha komplet, u ula në shtrat. Tiparet e Xhejmsit nuk ishin të sjella nga unë por nga dritarja e dhomës. Eca drejt tij dhe hapa perdet. Por kur u ktheva rrotull dhe ia takova fytyrën, u zbrapsa.
Sytë i ishin errur në zemërim, dhe i ishin fiksuar në një pikë të caktuar. Nofullat i kishte shtrënguar dhe mund t'ia dëgjoja dhëmbët që fërkoheshin me njëra-tjetrën ashpërsisht.
Lëkura i ishte bërë një ton i kuq nga acarimi, dhe zemërim i pluskonte në sy. E gjeta veten të zbrapsesha nga frika.
Pa emocion dhe i ngurtësuar ishin pak për të thënë se ç'shprehje i kishte marrë fytyra.
Pastaj, pa thënë mirupafshim kujdo që po i fliste, e mbylli telefonin, duke mos ia shqitur sytë asaj pike.
"Xhejms?" thashë me një zë që më dridhej.
YOU ARE READING
Qëndro Larg Meje/ S H Q I P
RomanceThis story is written by TinaX2. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author herself to translate the book, and I am doing just that. Vdekja ndahet në dy grupe; një grua që tymos dhe...