Kapitulli 14

462 30 1
                                    

Mendja ime bën gjëra që as vet nuk  e di se ç'janë.

***

Kapitulli 14
~Pendim~

Më pëlqente çdo gjë në lidhje me stuhinë; mënyrën se si era e egër më lëvizte flokët, dridhjet që i jepte çdo qelize të trupit tim dhe çdo gjë tjetër që mund të numërosh, e kjo më bënte të dilja jashtë ndërtesës.

Atë natë nuk mund të flija fare. Këtë rradhë jo për shkak të gërhitjeve të Lilit, por për shkak të stuhisë.

Dhe në fakt jo sepse nuk më linte të flija, por sepse e shijoja goxha.

Por për më shumë, edhe nëse nuk do të kishte stuhi nuk do të isha fjetur. Mendjen e kisha aty kur Andersoni e kishte lënë, mu në shtratin e spitalit.

Kur u largua, mezor kishin kaluar dhjetë minuta dhe ja ku dera u hap e brenda hynë Bethi e Dani me nxitim.

"Oh, Rea ime!" Bethi klithi, megjithatë u relaksua kur pa se isha mirë. "Më ke trembur për vdekje moj grua!"

I dhashë një buzëqeshje të dobët, por nuk munda ta mbaja për më gjatë pasi mendja më iku diku tjetër.

"A je mirë, Rea?" pyeti Dani dhe pohova me kokë.

"Na fal që nuk mund të vinim më herët." tha Bethi. "Erdha sapo munda. Me fat që ndesha Danin këtu rrugës-"

"-Si ndihesh?" ndërhyri Dani.

"Shumë më mirë." gënjeva. "Infermierja më dha një qetësues."

Por thellë, e dija që ilaçi që më duhej nuk ishte një qetësues, ose asnjë lloj ilaçi, në fakt.

Ndihesha e sëmurë.

E sëmurë nga pendimi.

Ndjeja pendim në tregim dobësie në sy të Adnersonit, ose për mundimin që bëra për ta mbajtur, ose dështimin për ta mbajtur.

"Le të ikim nga këtu." tha Bethi, duke treguar nga dera.

Bëra një lëvizje që të qohesha nga shtrati, por Dani vendosi të kundërtën. "Jo, Beth! Ajo nuk ndihet aq mirë-"

"Jam mirë, faleminderit, Dan." e sigurova dhe u ngrita, duke u larguar nga ai dreq burgu me ata të dy.

Ne takuam Lukën dhe Lilin për drekë në vijim. Siç ishim informuar nga Lili, ajo kishte praktikë në basketboll për ndeshjen e ardhshme, por nuk dukej e stresuar fare për këtë gjë, që nuk më surprizoi.

Gjithë kohën që ajo shpjegonte se si sezoni i praktikës i kishte shkuar, mendja më shkonte tek Andersoni.

Ai më kishte folur mua...

Për një temë kot më koti, në fakt.

"Kam frikë se jam në detyrë." s'kishte thënë asgjë që doja të dëgjoja.

Por gjithsesi, ai kishte thënë 'Nuk mund të të lë e të shkoj.'

E dija që nuk donte të thoshte asgjë në atë mënyrë, por doja të vazhdoja të bëja gjoja dhe të shikoja fjalinë e dytë në dritën që doja, pa i dhënë anjë farë rëndësie fjalisë së parë.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now