Kapitulli 19

396 32 3
                                    

Një mik i mirë t'i di të gjitha historitë
Miku i ngushtë i ka përjetuar ato me ty

***

Kapitulli 19
~Duke u Larguar për më të Mirën~

Ka njëmilion përgjigje për pyetjen e mëposhtme: Pse e sygjerova? Nga të gjithë njerëzit që mund të kisha zgjedhur, pse Xhejms Anderson?

Djali i cili i rrudhoste vetullat sa herë më shihte. Djali i cili mbante aq shumë sekrete. Djali i cili më paralajmëroi që t'i qëndroja larg tij. Djali të cilin zemra ime e ndiqte rrotull që në momentin që e kam parë.

Pyetja që përmenda ka kaq shumë përgjigje, dhe burimi i të gjithave përmblidhet në një fjalë;

Kurioziteti.

Një fjalë e cila jo vetëm që i përgjigjej kaq shumë gjërave, por krijonte më shumë pyetje.

Pse më urrente kaq shumë edhe para se të filloja ta ndiqja rrotull? Çfarë mendonte se ishte e shkruar në dosjet e tij sa i friksohej se do ta zbuloja? Pse më paralajmëroi të ruaja distancën mes nesh? Dhe mbi të gjitha, kush ishte sekreti i fshehur mbas dy filxhanëve të kafes?

Ndoshta këto pyetje ishin arsyeja pse e zgjodha si partner. Sepse i doja të përgjigjura.

Çdo njërën prej tyre.

Kur fola me mamanë atë natë, u rikthyem në terma të mira përsëri. Por normal nuk i fola për Xhejms Anderson. E lashë të mendonte se udhëtimin do ta bëja me Bethin. Dhe e preferoja në këtë mënyrë.

Dy ditë mbas bisedës me Uollterin, ai përsëri na thirri që të na tregonte çfarë duhej për udhëtimin.

"-partnerja jote do të jetë këtu në çdo moment, kështu që mund të vazhdoj." pashë Uollterin në klasë përmes derës gjysmë të hapur, duke i folur një djali të caktuar, me flokë të errët të zez.

Trokita dhe ngadalë hapa derën. "Oh, ja tek është." ai informoi teksa fillova të ecja nëpër klasën e shkretuar.

Djali flok zi u kthye. Buzët mu ndanë pakëz prej sjelljes së zakonshme të tij por sapo ai, në të kundërt, më diktoi, u ngrys.

"Mendoj se jeni të njohur me njëri-tjetrin, por po ju prezantoj gjithsesi- ves i vjetër i imi." tha duke vendosur një dorë mbi shpatullën e Xhejmsit. "Znj. Bruk, ky është Xhejms Anderson. Dhe epo kjo është Andr-"

"Andrea Bruk." e ndërpreu Xhejmsi Uollterin. "E njoh goxha mirë."

Zemra më shkoi në këmbë nga ato fjalë. E dija kaq gjë se donte të thoshte diçka me këtë, ndose donte ta zbuloja me qëllim ose jo.

"Mirë. Tani ju të dy bëni mirë të më ndiqni." ai doli nga klasa dhe ne e ndoqëm, duke e ndjekur për te zyra. Ndjeva Andersonin të më shikonte me bisht të syrit gjatë gjithë kohës teksa ecnim përgjatë korridorit.

"Këto janë biletat e autobusit." morri dy nga rafti i tavolinës dhe na i dha ne. "Dhe që tani i kam pronotuar dy dhoma për ju në motel." na dha dy dosje të trasha. "Gjithçka që ju duhet ose kërkoni është në këto dosje."

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now