Kapitulli 15

432 28 2
                                    

Të gjithë duken normal derisa i njeh

***

Kapitulli 15
~21 Nëntori~

Ditët kaluan. Asgjë nuk ndodhi.

Dhe me asgjë dua të them çdo gjë.

Çdo gjë që nuk doja të më ndodhte.

Sa herë që flisja me mamanë në telefon, doja t'i thoja çdo gjë, por nuk i thashë asgjë.

Dhe sa herë flisja me Fredin, thjesht doja ta përplasja kokën fort për tavolinë. Por, nuk mund ta mohoja faktin se më mungonte, edhe pse nuk kisha ndër mend ta pranoja këtë në ndonjë të ardhme.

Që nga nata e daljes fshehurazi me Lukën, dhe deri atë ditë të caktuar -21 Nëntori- çdo mëngjes, shkoja tek dyqani i kafes përballë godinës për të marrë ndonjë pije.

Gjithnjë për të njëjtën arsye; Për të parë Xhejms Anderson teksa porosiste dy filxhan kafeje, pinte njërën, duke e lënë tjetrën të paprekur.

Çdo ditë më duhej të dilja me ndonjë justifikim të mirë për Lilin dhe të tjerët për të shpjeguar se pse nuk mund të shkoja për mëngjes me to. Ata normal që e kuptonin se po gënjeja, por për çlirim timin nuk u ankonin.

Por kishte ditë kur të katërt bashkoheshin me mua në tavolinë dhe kjo ishte ku as unë nuk mund të ankohesha. Nuk mund të ankohesha kur Luka fillonte të komentonte për djalin me xhelozi të plotë.

"Ndoshta është zombi? Dua të them, kush i pëlqen vajzat jo për trup, por për tru?" Luka do të thoshte sa herë ndonjë vajzë flirtonte me Xhejms Andersonin dhe kur ai nuk ia varte fare.

"Oh, hë pra!" turfullonte kur Bethi, Lili dhe unë e vështronim. "Dreq, ai nuk i pëlqen vajzat as për tru!" pas disa minutash mendimi ai i përplasi duart për tavolinë dhe tha, "Kjo e shpjegon atëherë! Ai është gej!"

E injorova. Në të vërtetë i injorova të gjitha.

Si ditët e tjera, dilja nga dhomat dhe nxitoja për te dyqani i kafes përballë. Normani vendoste një kapuçino në tavolinë. Pijen time të zakonshme.

Fiks në momentin kur ora ime tregonte shtatë, zilja e derës së dyqanit biente dhe djali flokzi hynte brenda; Xhejms Anderson.

Ai shkonte te tavolina e tij e zakonshme me dy karrige e vendosur në mes të dyqanit të kafes, tërhiqte mbrapa karrigen, e ulej.

Normani i sillte porosinë e tij të zakonshme -Dy filxhan të nxehtë kafeje- dhe vendoste njërë përballë Xhejmsit dhe të dytën përballë karriges tjetër.

E pashë teksa ngrinte njërin filxhan te buzët e tij për të pirë pak pa e ndyshuar shprehjen e fytyrës.

Nxorra kamerën nga çanta ime dhe me duar që më dridheshin, fillova të shtypja butonin sipër saj pa zhurmë.

Ishte vetëm veshja e tij që ndyshonte çdo ditë. Jo fytyra e tij pa emocion, jo lëvizja e buzëve, sytë e ngurtë; asgjë.

E vendosa kamerën në çantë dhe piva pak nga kapuçinoja ime, kur dëgjova një të kollitur nga Xhejmsi, që më dha një goxha shok, duke më bërë që të derdhja pak nga pija ime në prehër.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now