Kapitulli 32

402 33 0
                                    

Nuk e kupton kurrë se pêlqen dikë
derisa i sheh ato të pëlqejnë dikë tjetër

***

Kapitulli 32
~Dobësi e brendshme~

"Pra ju të dy keni rënë kokë e këmbë për njeri- tjetrin falë një çështjeje kriminale. Kjo po që qenka romantike." tha Lili me sarkazëm.

"Jo, nuk është ashtu." shkunda kokën teksa Lili dhe unë u ulëm në stol, Bethi në tokë përballë nesh. "Thashë se unë e pëlqej atë. Nuk thashë se ai ndihet njësoj në lidhje me mua."

"Por ai djalë të puthi, Rea." argumentoi Bethi.

"Dhe kjo thotë diçka."

"Jo- unë- ai... është e komplikuar."

"Epo, o të pëlqen ai ty ose jo. Rëndësi ka që ti e pëlqen atë." tha Bethi. "Tani jeni në një projekt të gjatë bashë. Kjo është 'mundësia'. Këto gjëra janë të rralla. Por ndodhin. Momente që mund të të qojnë aty ku do ti."

"Bethi ka të drejtë, Rea." mblodhi shpatullat Lili. "Kur jeta të jep limonj...?" priti që ta mbaroja unë fjalinë.

"Bën limonata-? Auç!" fërkova të pasmen e kokës pasi më goditi Lili.

"Këtu e ke gabim! Nuk duhet të bësh limonata me të thjesht se të gjithë bëjnë kështu! Bën ç'të duash me ato dreq limonjsh! Sepse janë tuat!"

"Dhe ne që qeshim kur Luka e quan atë Lili-e-mençura."tha Bethi me të zgërdhirë.

"Shumë për të qeshur." tha Lili pa ton dhe rrotulloi sytë. "Gjithsesi, nesër mbrëma; Zjarri i madh. Do vini?"

I dashë një shikim para se të flisja, "Që kur të interesojnë për mbledhjet rreth zjarrit? Ose për festat? Ose për ndonjë gjë në veçanti?

"Që kur ka filluar t'i pëlqejë dikush!" ia behu Bethi.

"BETH!" tha me të madhe Lili.

"LILI!" ia ktheu Bethi.

"LUKA!" një zë i tretë bërtiti nga mbrapa meje.

Një buzëqeshje u përhap në fytyrën time, u ktheva rrotull, duke parë se një njeri tepër i bezdisshëm po na a afrohej.

Papritur kërceva nga stoli she iu drejtova Lukës, i cili më ngriti nga toka dhe më rrotulloi në një përqafim.

"E dija që të mungoja," tha Luka pasi më uli poshtë. "por jo kaq shumë. Dhe kur them që ke rënë kokë e këmbë për mua, ti e mohon."

"Dhe çmimi për egon më të madhe i shkon..." tha Lili, duke drejtuar dorën nga Luka.

"Na shkrive!" tha Luka, duke bërë zgërdhirjen e tij të zakonshme.

"Si na gjete, gjithsesi?" pyeti Bethi.

"Më dërgoi mesazh Lili- jo- uh... Po. Ajo më dërgoi mesazh që të dy ne t'i shmangeshim Danit. Do të më bëjë me forcë që të studioj." e shtoi këtë pjesën e fundit kur unë dhe Bethi i dhamë një vështrim.

***

"TI BËRE ÇFARË?" Luka dhe Dani ia behën së bashkë teksa nata e të nesërmes u afrua dhe ishim në dhomën time e të Lilit, duke u bërë gati për zjarrin e madh.

"Ne u puthëm! Nuk është punë e madhe!" ngrita duart në vetëmbrojtje teksa isha e ulur në shtrat me Bethin anë meje, Dani i ulur në karrige, Luka i mbështetur për murë, dhe Lili duke bërë dush.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now