Kapitulli 51

352 27 1
                                    

Mos më thuaj se qielli është limit kur
ka gjurmë hapash në hënë

***

Kapitulli 51
~Fjalët e Fundit më të Bukra~

Krishtlindjet ishin krejt afër për çështje javësh dhe ne arritëm të kalojmë privimet tona ekstremisht të vështira.

Xhejmsi dhe unë bëmë një pakt se do kalonim Krishtlindjet me familjen time dhe Vitin e Ri me të tijën.

Por kur po vendosnim si të shkonim te shtëpia ime nga kolegji, zbulova diçka që ndoshta është dashur ta dija më parë.

"PASKE PASUR NJË MAKINË GJATË GJITHË KËSAJ KOHE!?" i bërtita Xhejmsit.

"Ngadal, moj grua! Nuk është punë e madhe!"

"Nuk është punë e madhe!? Na u desh të shkonim gjithkund me një makinë dreqi të marrë hua dhe më thua që ke një makinë të parkuar në kampus!? Kush e bën këtë?"

"Ëm... Unë?" e godita pas koke kur e tha, duke e bërë të qeshte.

Ndoshta duhet ta kisha goditur më fort...

Rradhën tjetër.

Telefoni i Xhejmsi tringëlloi, duke m'i ndaluar mendimet. Ai rrëmoi në xhepa dhe e nxorri telefonin, duke lexuar në ekran.

"Meqë ra fjala te projekti," tha Xhejmsi. "Është Xhonathan Pirsi."

"Ashtu?"

E hapi telefonin. "Z. Pirs?" e përshëndeti Xhejmsi. "Mirmbrëma edhe juve, zotëri."

Vetullat e Xhejmsit iu ngritën pas ca minutash bisede me Z. Pirs. "Vërtet? Kjo... është brilante." pas ca 'faleminderit' dhe 's'ka përse', Xhejmsi tha mirupafshim dhe ma dha telefonin.

"Përshërshëndetje zotëri." thashë me mirësjellje.

"Znj. Bruk! Si ja çon?"

"Mirë, zotëri. Ç'e mirë të bëri të telefonoje?"

"Lajme të mira, Znj. Bruk. Çështja është mbyllur më në fund."

"Vërtet? Mrekulli. Kujt i ra dënimi, si përfundim?"

"Motoçiklistit; njëzet vite burg, dhe gruas: dyzet vite."

"Pasi ishin vrasësit përfundimtarë?"

"Saktë e ke! Shoh që paske studiuar."

"Po, zotëri. Kam studiuar." nënqesha mezor dhe pastaj u përshëndeta me Z. Pirs, duke e mbyllur telefonin.

E urreja atë projekt që nga fillimi. Por më dha dy bonuse të mrekullueshme në fund.

Nje; vlerësime më të mira nga profesorët.

Dhe dy; Xhejms Andersonin.

***

Dani dhe Luka ikën nga kolegji një ditë më herët që të vizitonin Lilin. U mundova të flisja me të në telefon shumë herë, por u dukte dukshëm që nuk ishte në humor; kështu që çdo herë e mbyllnim bisedën pas ca minutash të shkurtra.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now