Kapitulli 49

304 25 1
                                    

***

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

***

Kujtimet që duam të harrojmë janë gjithnjë
ato që qëndrojnë me ne përgjithmonë

***

Kapitulli 49
~Zbulimi i së Vërtetës~

Bethi, Dani, Luka dhe unë nuk humbëm aspak kohë që të futeshim në makinë e të shkonim te Lili. Ajo vajzë ishte shembulli konkret i rrëmujës kur e takuam, dhe sytë e saj më kujtonin dy topa, me gjak.

Bluza e Lukës iu kthye në një oqean, pasi koka e Lilit nuk iu shqit gjoksit të tij teksa ia shkrehte vajit.

Ato ditë, nuk iu larguam kurrë Lilit dhe i dhamë një shpatull për të qarë kurdoherë që kishte nevojë, pasi kjo ishte më e pakta që mund të bënim dhe e vetmja gjë që mund të bënte në atë moment.

Kur mbërriti dita e funeralit të mamasë së saj, Lilit sikur i kishin mbaruar lotët. As nuk derdhi një; dukej si gur i ftohtë, as një fjalë e vetme nuk i doli nga goja.

"Kam menduar," fillova, duke ecur në varreza bashkë me Xhejmsin në anë, "dhe e kam kuptuar se sa saktë e ke pasur."

"Për çfarë?" pyeti Xhejmsi.

"Ajo teoria 'i trishtuar dhe vërtetë i trishtuar'." thashë. "Ti the se qan kur je i trishtuar por kur je vërtetë vërtetë i trishtuar, lotët nuk përfshihen fare."

"Dhe po e thua këtë pasi...?"

"Pse?"

"Pse çfarë?"

"Pse nuk përfshihen lotët kur je vërtet vërtet i trishtuar?"

Xhejmsi rrëshqiti dorën rreth belit tim teksa ecnim ngjitur me njëri- tjetrin, dhe më dha një buzëqeshje të trishtuar.

"Pasi lotët nuk janë mjaftueshëm për të shfaqur sa i shkatërruar je në atë moment."

Miratova me kokë dhe heshta.

Të gjithë u mblodhëm te varri i mamasë së Lilit, dhe na u kërkua të mbanin qetësi për një minut për respekt, dhe kështu bëmë.

I pari, ishte babai i Lilit që dha fjalim. Teksa fliste, lot bienin me gjentilesë poshtë syve të tij. Por kjo nuk e ndaloi që të jepte një buzëqeshje kurdoherë që e përmendte të shoqen në fjalim.

I rradhës ishte vëllai i Lilit, Lorenzo.

Me një letër në dorë, foli me vetbesim. Por pavarësisht se sa i plotë iu dukte zëri, sytë i thonin një gjë krejt tjetër.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now