Qëndro larg meje

1.9K 61 16
                                    

Çdo e drejtë për përkthim është dhënë nga vetë autorja TinaX2

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Çdo e drejtë për përkthim është dhënë nga vetë autorja TinaX2. Çdo gjë që është shkruar është historia origjinale e autores. Sigurisht, që çdo gje këtu nuk mund të rikrijohet në asnjelloj forme. Faleminderit dhe lexim të këndshëm.

~*~

Prolog

Nuk kam dashur kurrë një të ardhme të përkryer; gjithçka që kërkoja ishte një jetë e lumtur. Doja të qëndroja e sigurt në krahët e djalit që dashuroja, të buzëqeshja, të plakesha me të, të kisha një punë perfekte që e ëndërroja gjithmonë dhe në përgjithësi, të isha e gëzuar.

Kisha një jetë të mirë që e qoja me mamanë dhe vëllain tim më të vogël, Fredin. Unë personalisht nuk e di pse prindërit zgjodhën ketë emër kaq ndryshe për fëmijën e dytë sesa për të parin.

Andrea dhe Fred?

Nuk ka kuptim.

Jeta ishte një parajsë, derisa Zoti vendosi ta ndryshonte atë në ferr; ja pse ai zgjodhi të dërgonte Fred-vemjen në familjen tonë që lehtësisht të na shkatërronte jetën.

Tani takoni Fredin; një nëntë vjecar idiot të cilin, të tregohemi të sinqertë, djalli i ka pushtuar shpirtin e tij dhe trurin jo egzitencial.

Ai është lloji i vëllait që të ben të qash dhe të torturon gjithë ditën dhe kur mamaja vjen, bëhet ëngjëlli i vogël i mamit.

Për shkak të qënies së tij ekstra, nuk egzistonte një moment i qetë. Por të paktën kisha një jetë të lumtur në Kaliforni, shkrepja foto nga një moment në tjerin me kamerën time të vogël që e kisha marrë për ditëlindjen e njëmbëdhjetë.

Nuk e mohoj dot, kamera më mbante gjallë. Kisha të gjitha kujtimet që më duheshin në duart e mia dhe i hidhja tutje të gjitha që nuk i doja kurrë.

Gjithçka dukej shumë normale dhe unë po i drejtohesha të ardhmes ashtu siç e kisha planifikuar.

Kjo ishte derisa u përgatita dhe shkela në Universitetin e Shtetit të Kalifornisë (USK) dhe rashë në dashuri me djalin që të gjithë vajzat - përfshirë dhe unë - donin.

Xhejms Anderson.

Djali seksi, i zgjuar dhe misterioz që i mbante të gjithë vajzat nën çarmin e tij. Gjithmonë vishte atë pamje të errët dhe pandjenja që më bënte të dridhesha dhe kudo që shkonte misteri dhe sekretet e ndiqin pas.

Por ai ishte gjithashtu tipi ngatërrohu-me-mua-dhe-do-të-pendohesh; kështu që të gjithë e dinin se duhet të mbanin largësin mes tyre dhe Xhejmsit.

Por më lini te qartësohem se kjo histori nuk është si ato romancat dhe adoleshente që vajzat bien në dashuri me djalin rebel, shkon në festa çdo natë dhe bën sherr me djalin një herë po një herë jo.

Po i kemi bërë këto, por kjo është më larg se kaq. Më e komplikuar se kaq.

Nuk kisha kontroll mbi sytë e mi; ato lundronin kudo që ai shkonte dhe studionin çdo gjë që ai bënte.

Nuk mund të duroja pa kuptuar se ai ishte më kurioz seç dukej.

Kishte një ton të folure më ndryshe me mesueset se me vajzat dhe nuk fliste me askënd vetëm nëse do të ishte shumë e domosdoshme. Ai e harxhonte mëngjesin e tij në kafen përballë ndërtesës së konviktit tim, në të njëjtën tavolinë dhe me të njëjtën porosi. Dy filxhan kafeje.

Kështu u bë vësi im të shkoja në atë kafene e të qëndroja në cep, shikoja Xhejmsin teksa pinte njërën nga kafet dhe tjetrën e linte te paprekur.

Po, ishte kurioziteti im i dreqit që më qoi në fatin që më shkatërroi të ardhmen aq mirë të planifikuar, ëndrrat e mia dhe atë të ashtuquajturën jetën time normale.

Dhe në fund ne pendohemi vetëm për mundësite që nuk morëm...

Dhe kjo është pikërisht çfarë bëj unē tani;

pendohem.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now