Kapitulli 22

401 28 0
                                    

***

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

***

Njerëzit fallco nuk më çudisin më
Ato besnikët po

***

Kapitulli 22
~Stuhia dhe pamja e Fajit~

Boshllëk.

Kjo ishte gjithçka ndjeva kur ai u tërhoq dhe e la zemrën time të lig. Dhe pa asnjë paralajmërim ai u kthye dhe vazhdoi të ecte larg meje.

Sytë filluan të më mbusheshin pandalim me lot teksa mendja ime dhimbte.

Çfarë duhet të thoja në atë moment? Ku po shkonte? Pse dreqin e bëri atë?

Një grusht pyetjesh më sulmuan mendjen dhe e përhumbur ndalova tek ajo që duhej të thoja.

I shqyrtova të gjitha mundësitë para se të flisja. "Ku po shkon?" e thirra nga pas por ai nuk ndaloi së ecuri, "Xhejms!"

Qëndrova aty, duke e fshehur fytyrën pas duarve të ndaloja lotët të cilët mezor po i mbaja.

"Prit..." belbëzova në distancë dhe e ndoqa. "Më fol të paktën!" ai kishte ndaluar, dora e tij duke bërë me shenjë një makine të ndalonte. "A do të shkosh prap në motel?" taksia ndaloi para nesh.

"Hyr brenda." tha me autoritet, sytë duke i vështruar tokën teksa hapte derën e pasme.

"Çfa- ti je me nerva me mua? Dhe çfarë dreqin të bëra ty-?"

"Thashë të futesh brenda!" shpërtheu, duke ngritur tonin.

"Kush je ti që më jepke urdhëra?!" i bërtita.

"PËR ATË QIELL! HYR BRENDA ANDREA- Bruk! Sidoqoftë!" tundi kokën, duke u ndjerë i konfuzuar dhe uli kokën i hidhëruar nga drita e rrugës.

E pashë me mosbesim për disa sekonda. Sekonda të cilat dukeshin më shumë si minuta. Por të paktën, ajo gungë në fyt mu intensifikua dhe nuk kisha zgjedhje tjetër veç të hyja në makinë.

As tre sekonda nuk kishte kalur që kur hypa në taksi dhe Xhejmsi mbylli derën pas meje; aq for sa mendova se gjithë qelizat e trupit mu shkatëtruan.

I tregova burrit adresën e motelit duke luftuar për të mos nxjerr lot.

Çfarë dreqin kisha bërë gabim? Ai ishte ai që- që...

Nuk mund ta mbaroja fjalinë. Kur e kujtoja tani, asnjëri nga ne nuk bëri ndonjë gjë për të merituar këtë reagim.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now