Nuk mund të rregullohesh nga i njëjti person i cili
të theu***
Epilog
U qaravita, dhe kjo ishte e gjitha që mund të bëja në atë moment të dëshpërueshëm. Nuk mund të ulërisja, nuk mund të lëvizja, dhe as nuk mund të merrja frymë. Por lot të heshtur po arratiseshin nga sytë e mi teksa aroma e shpifur e burrit më mbushte hundën.
Vetëm për një moment sytë më shkuan nga ku po qëndronte Xhejmsi; dhe pashë se tiparet i kishin shkuar në gjendjen normale.
Megjithatë, frika i ishte shkruar kudo në fytyrë.
"Të lutem, mos më lëndo." më në fund arrita të thoja diçka me zë që më dridhej.
Çfarë prisnit?
Unë, të isha një grua e fortë, e ta rrihja burrin?
Isha e frikësuar.
Kishte një mundësi të madhe që të mos jetoja mjaftueshëm që ta shihja atë natë...
"Lëshoje." dëgjova urdhëresën e Xhejmsit.
"Oh, por nuk je ti ai që vendos se çfarë do t'i ndodhë, tani që e kam unë vajzën." tha burri me frymën në aromën e ferrit.
"T-thjesht lëre të qetë."
"Pse nuk përgjërohesh, atëherë?"
Mezor mund të shihja, pasi krahu i burrit ishte mbështjellë te qafa ime me forcë. Ama, në mes të atij momenti të tmerrshëm e të paparashikuar, një mendim kaloi në kokën time para se gjithçka të ndryshonte për keq.
M'u kujtua Eriku...
Ai burri kishte shumë vetbesim në mbajtjen time, ndoshta pasi mendonte se më kishte mua dhe Xhejmsin në mëshirën e tij.
Kështu që e dija se vetbesimin mund ta përdorja kundër tij; me elementin e surprizës.
Ja pse sa hap e mbyll sytë, jashtë pritshmërisë së burrit, e qëllova me këmbë. U qaravit në dhimbje, ama nuk më lëshoi. Megjithëse, shtrëngimi i ishte liruar mjaftueshëm që t'i arratisesha me një shtyrje tjetër.
Dhe teksa po arratisesha, ma preu faqen aksidentalisht, dhe qava, por nuk më ndaloi që të provoja.
Isha kaq e frikësuar dhe konfuze për të kuptuar se Xhejmsi po ecte drejt nesh. Vrapoi nga unë dhe më ndihmoi t'i shpëtoja shtrëngimit të burrit para se të më lëndonte më tej.
"Hip në makinë dhe më ndiq shpejt. TANI!"
As nuk u ankova. Bëra ç'më tha.
Pa parë prapa, hipa në makinë dhe ndoqa Xhejmsin.
***
"REA! REA, TË LUTEM, PRIT!" bërtiti Xhejmsi pas meje kur të dy mbërritëm në shtëpi dhe unë dola me nxitim nga makina, lot duke më rrjedhur nga sytë që më digjnin.
Vura çelësin në derë -e cila ishte e ngjitur me çelësin e makinës- dhe hyra në shtëpi, duke përplasur derën pas meje. Megjithatë, para se të mbyllej plotësisht, Xhejmsi e ndaloi me dorë dhe hyri brenda gjithashtu.
YOU ARE READING
Qëndro Larg Meje/ S H Q I P
RomansaThis story is written by TinaX2. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author herself to translate the book, and I am doing just that. Vdekja ndahet në dy grupe; një grua që tymos dhe...