Kapitulli 18

446 35 0
                                    

+Duhani të vret
-Të të duash ty gjithashtu

***

Kapitulli 18
~Cingare dhe errësirë~

Koha ishte qielli që më hidhte tornado në jetën time. Kjo është se si kur u qova ditën tjetër, pashë botën time të shkatërruar më dysh.

Atë ditë u zgjova me një qiell me re, megjithatë nuk po biente shi.

Nuk kishte ditë që pëlqeja më shumë se e diela, por ajo ditë dukej ndryshe. Dukej më e errët se zakonisht.

Ndjeva një lëvizje të dobët në anën time kështu që e ktheva kokën duke parë lart. Lili ishte zgjuar, që tani e veshur me rrobat e ditës.

"A ka ndonjë gjë që nuk jam në dijeni?" thashë përgjumësh, duke mu dukur e çuditshme që Lili ishte zgjuar më herët se unë.

"Po, dhe është koha." theksoi me zgërdhirje. "Ke fjetur deri vonë."

Sytë mu hapën me çudi, u solla rrotull dhe pashë orën, duke parë se ishte njëmbëdhjetë.

"Dhe as që u mundove të më zgjoje?" u ankova me të madhe, dhe u ngrita nga shtrati, duke nxituar për në banjo.

"As mos e qo ndër mend të më fajsosh! Unë për vete kam dhjetë minuta që jam zgjuar!" bërtiti teksa mbylla derën mbrapa meje.

Lava fytyrën tre a katër herë me ujë të ftohtë që të largoja lodhjen nga vetja ime. Por kjo as që ndihmoi sadopak.

E dija se mungesa e gjumit nuk ishte arsyeja kryesore për irritimin tim këtë mëngjes të errët.

Nuk isha kurrë ai personi introvert që i mbaja gjërat për vete dhe sekretet e saja i ndante vetëm me zemrën.

Por përgjatë ditëve, muajve e viteve që kam jetuar, kam mësuar se sekretet më mirë të mbahen të fshehura në zemër gjithsesi.

Pasi të paktën është një kafaz kraharor që e mbron zemrën dhe ndalon atë të arratiset e të të lërë në vetmi, sikundër shumë njerëz që dikur njihja.

Gjithmonë më shokonte se sa e ashpër është kjo botë. Askush nuk qëndron me ty nëse nuk ka ndonjë zinxhir që ju mban bashkë. Edhe zemra jote, për atë punë.

Thelbi i rrëfimit të kësaj është se kisha vendosur ta mbaja për vete ndodhitë e natës së shkuar.

Çdo moment të saj.

"Kush është plani për sot?" pyeta Lilin.

"S'di për ty por unë kam stërvitje basketbolli. Në të vërtetë po bëhem vonë, tani që po e mendoj." ajo pa orë e saj pasi se të mbyllte derën e fjetores.

Ajo s'ia vari problemit sikur nuk kishte asgjë për tu shqetësuar duke ngritur shpatullat pa e çarë kokën. E pastaj vuri njërën dorë në xhepin e xhinseve ndërkohë që tjetra mbante çantën.

"Çimçakiz?" ofroi duke nxjerrur një nga xhepi i djathë. Tunda kokën në shenjë pohimi pa e hequr shikimin nga toka e lagur e kampusit.

"A ke cingare?" pyeta, kur ndjeva dëshirën e papritur që të tymosja.

"Unë? Të dukem gjë unë sikur tymos?" ngriti një vetull dhe më pa sikur kisha shkalluar.

"Ndjesë." belbëzova, pa ditur se ç'ka të thoja tjetër.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now