Kapitulli 46

356 31 1
                                    

Mos i fol të tjerëve për ëndrrat e tua
trugojua ato

***
Kapitulli 46
~Një Moment i Dalë Boje~

Pavarësisht se sa mundohej mamaja ime të tregohej e qetë për këtë situatë, ishte e dallueshme se u çlirua kur Xhejmsi e njoftoi se do të qëndronte në dhomën e mysafirve gjatë natës.

Dhe pavarësisht se sa iu lutëm mamit të largoheshim nga shtëpia të nesërmen, ajo refuzoi dhe na detyroi të qëndronim e ta ndihmonim për festën e ditëlindjes së Fredit.

Por më në fund, Xhejmsi na justifikoi duke i thënë mamasë se donim t'i blinim një dhuratë Fredit. Por tre orë ishin sa mundëm të vonoheshim.

"Ç'ke me atë ngërdheshje?" pyeti Xhejmsi teksa po ktheheshim në shtëpi.

"Mami do t'i japë Fredit fjalimin e gili vilit nesër." thashë, me zgërdhirjen që mu rrit.

"Por ai është thjesht dhjetë-"

"-Jo! Ajo nuk do shkoj aq larg. Thjesht bazat. Oh, mazi pres t'ia shoh fytyrën kur të flasin!"

"A je e sëmurë?"

"Kujtoj mamin që ma bënte këtë muhabet... Ferri vet, po të them."

"A je e virgjër?"

Ndalova së ecuri nga ajo pyetje e papritur.

"Çfa- Unë- ëmm- j- N- nga ku të erdhi kjo?"

"Epo, meqë unë jam i dashuri jot- Thjesht dua ta di." mblodhi shpatullat sikur të ishte biseda më e zakonshme për tu folur.

"Unë- unë..."

"Epo?"

"Jo."  thashë, duke bashkuar buzët e duke parë poshtë, me duar në xhepa.

"Kush?" ai filloi të ecte sërish, krej i rehatshëm pavarësisht pyetjeve.

"Ëmm... Ish i dashuri im gomar." ndjeva veshët që mu ngrohën dhe shava me vete që nuk kisha marrë kapele atë natë. "Po ti?"

"Jo i virgjër." tha pa e çarë kokën, por për ndonjë arsye po i shmangej shikimit tim.

"Kush?"

Mendoj se ishte i frikësuar nga kjo pyetje, pasi edhe kësaj iu shmang.

"Mbërritëm." tha Xhejmsi, duke treguar nga shtëpia ime, dhe shpejtoi hapin, kështu që e ndoqa.

Vendosa çelësin në derën e hapur, dhe sapo e bëra këtë, të dy buzëqeshëm. Shtëpia ishte e mbushur me fëmijë dhe seriozisht që asnjëri nuk na kishte vënë re; as mamaja, e cila ishte e zënë duke shpërndarë biskotat e bëra në shtëpi.

"A po mendon atë që po mendoj?" pyeti Xhejmsi, me një të zgërdhirë.

"Një mundësi që t'ia mbathim prej këtej për pjesën tjetër të mbrëmies?'

"Po."

"Më llogarit dhe mua."

Por sapo doja të mbyllja derën, Xhejmsi më ndaloi.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now