Njerëzit bëjnë sikur janë ata kundër botës. Por është thjesht ato kundër vetes së tyre.
***
Kapitulli 37
~Familja e çuditshme~"Atëherë si thua të të shoqëroj për në shtëpi? Dua të them shtëpia jote nuk është larg nga këtu." tha Harperi. "Nesër mund të kthehesh këtu me babanë tënd dhe të merresh me makinën. Si thua?"
"Duket goxha mirë." ra dakort Xhejmsi dhe pastaj u kthye nga unë për opinionin tim. "Andrea? Si thua ti?"
"A kam ndonjë zgjidhje?" thashë nevrike.
Dreq! Çfarë kam kështu?
"Jo. As një fije." u zgërdhi Harper. "Tani hipni në makinë, ju dy."
Xhejmsi zuri vendin e parë teksa unë u ula mbrapa tyre, dhe kështu Harperi vazhdoi të ngiste makinën.
"Atëherë..." filloi Harperi të kruante fytin. "A jeni ju të dy... e keni parasysh? Në lidhje?"
"Jo!" Xhejmsi dhe unë thamë përnjëherësh me të madhe. Por disi, zëri i Xhejmsi u duk pak më i shokuar dhe i bezdisur nga kjo pyetje.
"Epo mendoj se dukeni të lezetshëm bashkë." u zgërdhi.
"Si jeni takuar ju të dy?" pyeta nga hiçi, duke u munduar të ndryshuar temë, edhe pse po e shijoja.
"Dikur mamaja e tij kujdesej si babysiter për mamanë time. Dhe kështu e njoh këtë djalë që kur vishte pelena." Harperi ktheu kokën e saj nga Xhejmsi me një të zgërdhirë.
"Kujdes, Harper!" tha Xhejmsi me një ton paralajmërues.
"Atëherë ju të dy nuk shiheni bashë-" u ndërpreva nga qeshja e saj.
"Nuk do të dilja me të edhe sikur të ishte burri i fundit në tokë." nënqeshi Harperi. "Megjithatë, kam qenë unë pëlqimi i tij i parë."
"Ishe dy vite më e madhe se unë!" theksoi Xhejmsi. "Shumica e djemve pëlqejnë vajza më të mëdha kur janë fëmijë! Megjithatë, isha vetëm dhjetë atëherë! Nuk kuptoja këtë ligësi në atë moshë! Sikur ta dija se ç'krijesë mizore ke qenë..."
"Nuk kam qenë aq keq " Xhejmsi i dha një shikim. "Okej, ndoshta vetëm pak-" një tjetër shikim. "Mirë! Isha vetë djalli! I lumtur?"
"Jo." i dha një të buzëqeshur vesh më vesh. "Ti më torturoje mua!"
"Çfarë bënte ajo?" pyeta.
"Një nga gjërat më të sjellshme midis shumë gjërave që i kam bërë, qe në një natë kur vëllai im dhe unë po qëndronim nga shtëpia e tij dhe Xhejmsi po flinte, e zgjova duke i thënë Xhejms, për atë Zot, mjaf pordhe! Era e ka mbuluar gjithë shtëpinë. Edhe pse nuk po bënte gjë." ia plasi gazit. "Zot, fytyra e tij ishte e paçmuar!" qesha dhe unë.
"Ti vure një alarm në orën katër të mëngjesit që të zgjoheshe që të më zgjoje. Çfarë psikopati e bën këtë!" ia behu Xhejmsi.
"Ta punova paç." vuri buzën në gaz me krenari.
Dhe kështu mbajta qetësinë time teksa ata të dy nuk pushuan një herë as për të marrë frymë.
"Ku do qëndrosh, gjithsesi?" pyeti Xhejmsi.
"Te gjyshja. I sigurt se nuk do kalosh andej?"
"Jo. Preferoj të qëndrojmë te shtëpia e prindërve të mi."
"Uh..." krova fytin, duke hyrë në bisedën e tyre. "A je i sigurt se prindërit e mi janë dakort me mua që të qëndroj aty?" pyeta.
"Me këtë pyetje, kuptoj se nuk i paske takuar ndonjëherë prindërit e Xhejmsit." tha Harperi.
YOU ARE READING
Qëndro Larg Meje/ S H Q I P
RomanceThis story is written by TinaX2. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author herself to translate the book, and I am doing just that. Vdekja ndahet në dy grupe; një grua që tymos dhe...